LIVE UPDATES
Politike

Specialja në Hagë pretendon se Hashim Thaçi ka bërë përpjekje për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës

Një ditë më herët, Dhomat e Specializuara njoftuan se më 29 nëntor 2024 është konfirmuar aktakuza kundër Thaçit si dhe ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut.

7 December 2024, 17:29 Nga N.F
Specialja në Hagë pretendon se Hashim Thaçi ka bërë
Hashim Thaçi

HAGË- Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë kanë publikuar versionin e redaktuar të aktakuzës së re kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ndaj katër personave të tjerë, të cilët akuzohen për vepra penale që lidhen me “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.

Një ditë më herët, Dhomat e Specializuara njoftuan se më 29 nëntor 2024 është konfirmuar aktakuza kundër Thaçit si dhe ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut.

Në aktakuzë përshkruhen takimet që Thaçi ka zhvilluar me katër të akuzuarit e tjerë në qendrën e paraburgimit në Hagë dhe aty pretendohet se ai u ka dhënë udhëzime se si të dëshmojnë dëshmitarët në rastin kundër tij. Aktualisht në Hagë është duke u zhvilluar gjykimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar po ashtu pretendon se gjatë bastisjeve që ka kryer në Kosovë, disa të akuzuarve u ka gjetur dëshmi, sikurse janë lista me emra dëshmitarësh apo edhe udhëzimet se si ata duhej të dëshmoni. Në aktakuzë përmendet vizita e 2 korrikut e vitit 2023 e Fadil Fazliut në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku u takua me Thaçin.

“Gjatë vizitës, Hashim Thaçi dha informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarët e ZPS-së” për çështjen kundër tij. Aty thuhet se ai i dha Fazliut “udhëzime të hollësishme që Fazliu duhej t’ia përcillte dëshmitarit të ZPS-së ose se si duhej të dëshmonte dëshmitari 1”.

Aktakuza pretendon se Thaçi dhe Fazliu u pajtuan për mënyrën se si të jepnin udhëzime, dhe u morën vesh që djali i Fazliut, Fahri Fazliu të kontaktonte me dëshmitarin 1 për caktimin e një takimi.

ZPS pretendon se Fadil dhe Fahri Fazliut ishin takuar më herët me dëshmitarin dhe kishin këmbyer mesazhe telefonike më 26 qershor dhe më 3 korrik po ashtu, duke caktuar një takim më vonë gjatë 3 korrikut 2023, “në përputhje me udhëzimet e Hashim Thaçit për Fadil Fazliun”. Prokuroria pretendon se në kohën kur Thaçi u takua me Fazliun, dëshmitari 1 nuk kishte bërë publike se do të ishte dëshmitar në Hagë dhe dëshmia e tij ishte klasifikuar si konfidenciale.

Koha kur ky dëshmitarë dëshmoi pranë Dhomave të Specializuara, në aktakuzë është e redaktuar. Aktakuza prej 15 faqesh, përmend edhe një vizitë më 3 shtator të vitit të kaluar të Hajredin Kuçit, i cili vizitoi Thaçin në qendrën e paraburgimit. Edhe aty thuhet se Thaçi e kishte udhëzuar Kuçin se si t’ia përcillte dëshmitarëve se si duhej të dëshmonin.

“Hajredin Kuçi në mënyrë të përsëritur konfirmoi dhe/ose u pajtua me udhëzimet e Hashim Thaçit lidhur me ndikimin ndaj dëshmitarëve dhe dha sugjerime në lidhje me udhëzimet që duhej t’u jepeshin dëshmitarit 5 dhe dëshmitarit 6. Hajredin Kuçi gjithashtu konfirmoi se kishte takuar më parë dëshmitarin 5 të paktën një herë për të diskutuar dëshminë e dëshmitarit 5”, thuhet në aktakuzë.

Për Bashkim Smakaj, ZPS tha se ai, së bashku me B.Sh dhe A.B vizituan Thaçin në qendrën e paraburgimit më 9 shtator 2023. Edhe gjatë këtij takimi, Prokuroria e Specializuar pretendon se Thaçi dha informacione konfidenciale për dëshmitarët në rastin ndaj tij dhe udhëzoi “një apo disa nga vizitorët” që t’i jepnin udhëzimet dëshmitarit 2 e si të dëshmonte në rastin danj tij.

“Hashim Thaçi e cilësoi dëshminë e dëshmitarit 2 si vendimtare dhe dha udhëzime të hollësishme se çfarë duhej të thoshte dëshmitari 2 gjatë dëshmisë së tij. Hashim Thaçi u kërkoi vizitorëve që të vinin ta takonin sërish pas një muaji në qendrën e paraburgimit”, thuhet në aktakuzë. Aty shtohet se Smakaj dhe Behrami u takuan sërish me Thaçin më 7 tetor, siç pretendohet, për t’iu dhënë udhëzime të mëtejme se si duhej të dëshmonte dëshmitari 2.

ZPS-ja tha se gjatë kontrollit të makinës së Smakajt më 30 tetor 2023 janë gjetur dokumente ku trajtohej tema e dëshmisë që pritej të jepte dëshmitari 2 “me një version të ngjarjeve që përputhej me udhëzimet e dhëna nga Hashim Thaçi gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit më 9 shtator dhe 7 tetor 2023”.

Edhe për këtë dëshmitar, ZPS-ja tha se ai nuk e kishte bërë publike statusin e tij dhe Dhomat e Specializuara e kishin mbrojtur identitetin e tij duke e intensifikuar vetëm me kodin e tij të dëshmitarit.

Sa i përket Isni Kilajt, ai së bashku me V.K, e kishin takuar Thaçin në Hagë më 6 tetor në qendrën e paraburgimit, u tha në aktakuzë. Gjatë kësaj vizite, ZPS pretendon se Thaçi u ka dhënë të dhëna konfidenciale për dëshmitarë në rastin kundër tij, me udhëzime për dëshmitarin 4 - dëshmitar i mbrojtur – “se si duhej të dëshmonte”.

Gjatë dhënies së udhëzimeve, Hashim Thaçi dha referenca dhe pjesë të deklaratave konfidenciale të mëparshme të dëshmitarit 4. Gjithashtu, Thaçi diskutoi provat konfidenciale të dëshmitarit 3”, u tha në aktakuzë.

Në aktakuzë u tha se gjatë kontrollit te prona e Kilajt më 2 nëntor 2023, janë gjetur materiale “me informacione konfidenciale për proceset e Dhomave të Specializuara të Kosovës [DHSK] dhe të dhëna identifikuese të dëshmitarëve të mbrojtur, përfshirë dhe emrat e dëshmitarëve”, duke shtuar se konkretisht janë gjetur faqe të grisura të deklaratave të dëshmitarit 4, “ndër të cilat edhe pjesë të cilës Thaçi iu referua gjatë vizitës së 66 tetorit 2023”.

Po ashtu, ZPS-ja tha se janë gjetur fletë të një fletoreje, ku pretendohet se kishte përmbledhje të dëshmitarëve aktualë dhe me kodet e tyre të dëshmitarëve.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi, së bashku me Fazliun, Smakajn, Kilajn dhe Kuçin, kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës së tyre. Aty thuhet se ish-presidenti i Kosovës ka drejtuar këto përpjekje përmes vizitave të paprivilegjuara që ka zhvilluar në qendrën e paraburgimit në Hagë.

“Përmes veprimeve të tyre, Hashim Thaçi, Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe të tjerë tentuan që të komprometonin aftësinë e DHSK-së/ZPS-së për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet në mënyrë efektive, përfshirë aftësinë e DHSK-së/ZPS-së për të marrë dhe mbrojtur prova relevante të dëshmitarëve”, shkruhet në aktakuzë.

Smakaj, Fazliu dhe Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor në Kosovë dhe u dërguan në ndërtesën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë një ditë më vonë, tha gjykata.

Ndërkaq, Kuçit i është dorëzuar aktakuza dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para Dhomave të Specializuara. Paraqitja e parë e të akuzuarve do të ndodhë më 8 dhjetor.

Thaçi – i cili është duke u gjykuar nga kjo gjykatë në një rast të ndarë kundër ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit – akuzohet se bashkërendoi “tri grupe të veçanta” së bashku me Smakajn, Kilajn, Kuçin dhe Fazliun për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të Prokurorisë në rastin kundër tij dhe të tjerëve për krime lufte.

Aktakuza pretendon se veprat penale kundër administrimit të drejtësisë janë kryer nga 12 prilli 2023 deri më 2 nëntor po atij viti, gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit në Hagë mes Thaçit dhe personave të tjerë të akuzuar.

Në aktakuzën e re, Thaçi ngarkohet me tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Fazliu, Smakaj dhe Kilaj akuzohen për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, dhe për mosbindje ndaj gjykatës. Kuçi përballet me dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës. Dhomat e Specializuara të Kosovës deri më tani kanë shpallur dy aktgjykime për pengim në administrim të drejtësisë.

Dy ish-figura të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë dënuar për pengimin e drejtësisë deri tani. Ndërkohë, Specialja ka shqiptuar edhe dy aktgjykime për krime lufte. Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Droja nga frikësimi i dëshmitarëve ishte një prej arsyeve pse kjo gjykatë e Kosovës ndodhet në Hagë dhe jo në Prishtinë, “marrë parasysh se bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe për faktin se disa nga të dyshuarit në pjesë të caktuara të shoqërisë kosovare mund të konsiderohen si luftëtarë të lirisë”, thuhej në komunikatën e Qeverisë së Holandës, të lëshuar qysh në vitin 2016, kur ishte vendosur për këtë gjykatë./ REL

hashim thaçi hage

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin