LIVE UPDATES
Politike

Tedi Blushi publikon dokumentin: Veliaj preku fondet për arsimin për të paguar inceneratorin e Tiranës

Blushi tha se Bashkia e Tiranës pohon se ka prekur fondet për çerdhet, për kopshtet, për shkollat dhe për përmbytjet për të vijuar pagesat për inceneratorin.

6 February 2024, 12:08 Nga M.B
Tedi Blushi publikon dokumentin: Veliaj preku fondet për arsimin për
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka dalë sot në një deklaratë për mediat ka bërë publik një dokument që sipas tij fakton se kyetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka hequr së fundmi rreth 6 milion euro nga buxheti i Bashkisë për arsimin dhe emergjencat civile, për t’i kaluar tek inceneratori fantazmë dhe nën sekuestro i Tiranës. Blushi tha se Bashkia e Tiranës pohon se ka prekur fondet për çerdhet, për kopshtet, për shkollat dhe për përmbytjet për të vijuar pagesat për inceneratorin.

Sipas tij, Ky pohim, që duhet administratuar urgjentisht nga SPAK, është një tjetër provë se Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës. 

DEKLARATA E TEDI BLUSHIT:

Të nderuar qytetarë,

Sot faktojmë me dokument zyrtar, atë që kemi denoncuar më herët, se Erion Veliaj ka hequr së fundmi rreth 6 milion euro nga buxheti i Bashkisë për arsimin dhe emergjencat civile, për t’i kaluar tek inceneratori fantazmë dhe nën sekuestro i Tiranës. E vendosur me shpatulla pas muri nga kërkesa zyrtare për transparencë dhe llogaridhënie e Partisë së Lirisë, Bashkia e Tiranës pohon se ka prekur fondet për çerdhet, për kopshtet, për shkollat dhe për përmbytjet për të vijuar pagesat për inceneratorin.

Në përgjigjen e saj zyrtare, Bashkia pohon me arrogancë se për të mbuluar pagesën e fondeve për inceneratorin janë hequr:

2.5 milion euro nga buxheti për arsimin parashkollor
1.7 milion euro nga buxheti për arsimin e mesëm.
1.8 milion euro nga Fondi Rezervë.

Ky pohim kriminal, që duhet administratuar urgjentisht nga SPAK, është një tjetër provë se Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës. Është një tjetër provë se pse sot në Tiranë nuk ndërtohen shkolla dhe çerdhe të reja, pse vijon mësimi me dy turne, pse mungon ngrohja dhe kushtet më minimale të edukimit dhe mësimdhënies. Është kjo arsyeja pse Tirana përmbyet pas çdo rrebeshi shiu dhe “thahet” për ujë të pijshëm në të katër stinët e vitit, pse nga qendra në periferi nuk ka ujë të pijshëm 24 orë dhe pse sistemi i ujësjellës-kanalizimeve është ende i amortizuar. Për Erion Veliajn, pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, interesi i tij personal dhe vijimi i kësaj afere kriminale korruptive qartazi prevalon mbi interesin qytetar duke sfiduar hapur edhe organet e Drejtësisë së Re që bëjnë sikur nuk i shohin këto prova dhe fakte skandaloze. Vendimi për të vazhduar vjedhjen dhe shpërdorimin e taksave për shkollat, çerdhet dhe përmbytjet rrëzon jo vetëm propagandën e gënjeshtërt për investime në arsim dhe emergjenca civile nga Bashkia e Tiranës por ky është poshtërimi i rradhës i Erion Veliajt ndaj SPAK-ut që në vend ta marrë një orë e më parë të pandehur, mbyll sytë duke lejuar vijimin e pagesave për inceneratorin.

Ndërkohë që Drejtësia e Re i ka bllokuar llogaritë bankare Arben Ahmetaj në arrati përse e lejon Bashkinë e Tiranës të paguajë për inceneratorin fantazëm? Përse këto dy standarde kur gjithmonë e më shumë provohet se Erion Veliaj, jo vetëm e ideoi, i hapi udhën dhe është përfituesi direkt i kësaj afere, jo vetëm shkeli ligjin duke anashkaluar Këshillin Bashkiak por edhe i dha 15 ha tokë ndërtim pa leje inceneratorit, jo vetëm i zhyti banorët e Tiranës në borxh për 30 vite por edhe u heq atyre të drejtën bazike për të patur ujë të pijshëm dhe një sistem arsimor dinjitoz për fëmijët e tyre. I bëjmë thirrje SPAK të administrojë urgjentisht edhe këtë shkresë të Bashkisë së Tiranës dhe të marrë të pandehur pronarin faktik të inceneratorit fantazëm, Erion Veliaj. Partia e Lirisë është e vendosur të faktojë me prova dhe dokumenta, jo me propaganda dhe hamendje, aferat kriminale të “Rilindjes”. Në dritën e këtyre provave, qytetarët presin prej kohësh që pandëshkueshmëria të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Drejtësia me regji qëndrore në Bashki dhe në Kryeministri është bashkëfajësi!

DOKUMENTI:

partia e lirise erjon veliaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin