LIVE UPDATES
Politike

“Tradhtia është Edi Rama”/ Blushi: Akuzoi SHBA për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, por vetë ka mbajtur qëndrime që kanë cenuar Kosovën

Në lidhje me këtë, deputeti i PL-së rendit disa pika ku pretendon se Rama ka mbështetur projekte apo qëndrime të favorshme ndaj Serbisë.

26 September 2026, 17:30 Nga E.d
“Tradhtia është Edi Rama”/ Blushi: Akuzoi SHBA për
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka kritikuar mungesën e përmendjes së gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së gjatë fjalimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi në OKB. Në një reagim publik, Blushi shprehet se qëndrimet dhe veprimet e tij kanë cenuar interesat e Kosovës.

Në lidhje me këtë, deputeti i PL-së rendit disa pika ku pretendon se Rama ka mbështetur projekte apo qëndrime të favorshme ndaj Serbisë. Këtu ai përfshinë  “Ballkanin e Hapur”, qëndrimet ndaj veriut të Kosovës, marrëdhëniet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe çështjen e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.

Më tej, ai thotë se Rama nuk guxoi të shpallte non-grata ministren serbe që glorifikoi genocidin në Kosovë, duke shtuar se i bashkohet Vuçiçit për “integrimin europian” por kurrë me Kryeministrin e Kosovës.

Tedi Blushi: Tradhtari i provuar i kombit, Edi Rama akuzoi SHBA dhe ish-Presidentin Biden për “tradhti” të hamendësuar ndaj krerëve të UÇK, rrjedhimisht, ndaj Kosovës. Pasi nuk mund të përsërisë më pafundësisht refrenin “Fajin e ka Saliu”, Rama duket se ka gjetur një adresë tjetër ku të transferojë tradhtinë.

Ironia bëhet edhe më e madhe kur kujton qëndrimet e vetë Ramës ndaj Presidentit aktual të SHBA, Donald Trump, që me të njëjtën gjuhë të ashpër e cilësonte si një kërcënim për njerëzimin dhe uronte të mos fitonte kurrë.
Por nëse flasim për Kosovën, tradhtia e provuar, ka emër: Edi Rama. Që kur u çlirua Kosova, armiqtë e kombit shqiptar, ndoqën një politikë shumë të mençur, duke u përpjekur ta “marrin kalanë” nga brenda me “kalin e Trojës”, Edi Rama.

Lapidar mbetet konstatimi i gazetarit të mirënjohur gjerman, Michael Martens: “Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiç”

Faktet flasin vetë!

1. Edi Rama mbështeti me fanatizëm projektin e ndarjes së Kosovës.

2. Edi Rama emëroi Ministër të Jashtëm, një anonim, vetëm pse mbështeste publikishit ndarjen e Kosovës.

3. Edi Rama është ndër themeluesit në Nish të projektit të “Ballkanit të Hapur”.

4. Edi Rama është autori i hedhjes në gjyq, për herë të parë në historinë e shtetit tonë dhe të shtetit të Kosovës, të kryeministrit të Kosovës (Ramush Hajradinaj).

5. Edi Rama është autori i deklaratës skandaloze, që tronditi dhe mediat britanike, se veriu i Kosovës, është tokë e askujt.

6. Edi Rama është autori i deklaratës skandaloze, që së afërmi Shqipëria dhe Kosova, do të kishin një President (nënkupto zhbërjen e shtetit të Kosovës).

7. Edi Rama ishte Kryeministri që u vonua më shumë nga të gjithë, për dënimin e sulmit terrorist në Banjskë dhe që nuk e dënoi aktin e rrëmbimit të policëve të Kosovës në territorin e tyre nga ushtria serbe.

8. Edi Rama, provokon vazhdimisht Kosovën, pavarësinë e saj, shtetin e saj dhe njëkohësisht i mban ison Serbisë.

9. Edi Rama në 13 vite në pushtet nuk e ka përmendur kurrë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që legjitimoi pavarësinë e Kosovës.

10. Edi Rama nuk ka lëvizur as gishtin e vogël për të nxitur njohjen e Kosovës nga sa më shumë shtete.

11. Edi Rama nuk përmendi Kosovën në fjalimin e tij në OKB se mos mërzitej Beogradi. 

12. Edi Rama emëroi në krye të SHISH, Vlora Hysenin të shkarkuar nga Albin Kurti për lidhje agjenturore me UDB-në.

13. Kllounët mediatikë që financohen nga UDB, mbështetin të gjithë Edi Ramën.

14. Edi Rama i doli në krah Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë.

15. Edi Rama nuk guxoi të shpallte non-grata ministren serbe që glorifikoi genocidin në Kosovë

16. Edi Rama i bashkohet Vuçiçit për “integrimin europian” por kurrë me Kryeministrin e Kosovës.

17. Edi Rama kërkonte uljen e Serbisë në tryezë me BE kur e gjithë Europa dënonte Serbinë për glorifikimin e kriminelit Ratko Mlladiç. Faktet nuk manipulohen dot dhe as “tradhtia” nuk mund të hidhet përtej Atlantikut.

Tradhtia është në Tiranë. 
Tradhtia ka emër. 
Tradhtia është Edi Rama./Dosja.al

tedi blushi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin