LIVE UPDATES
Politike

Flamingot kundër qeverisë Rama/ Media gjermane: Lëvizja ka nxitur protesta të shqiptarëve kudo në botë

Në artikull thuhet se lëvizja, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, nisi si një protestë për mbrojtjen e mjedisit dhe zonave të mbrojtura, por tashmë është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit kundërshtojnë projektet e resorteve luksoze dhe shprehen kundër asaj që e konsiderojnë favorizim të investitorëve të lidhur me elitën politike.

29 September 2026, 10:39 Nga E. D
Flamingot kundër qeverisë Rama/ Media gjermane: Lëvizja ka nxitur
Laura Pohumi, bashkëorganizatore e protestave "Flamingot e Frankfurtit"

TIRANË- Gazeta gjermane Hessenschau u ka bërë jehonë protestave kundër qeverisë Rama, të cilat po mbahen edhe në Gjermani dhe kudo ku ka shqiptarë. Hessenschau shkruan se në Frankfurt, rreth 30 shqiptarë mblidhen çdo javë në mbështetje të protestave, ndërsa grupe të ngjashme veprojnë edhe në Londër, Berlin e Vjenë.

Në artikull thuhet se lëvizja, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, nisi si një protestë për mbrojtjen e mjedisit dhe zonave të mbrojtura, por tashmë është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit kundërshtojnë projektet e resorteve luksoze dhe shprehen kundër asaj që e konsiderojnë favorizim të investitorëve të lidhur me elitën politike.

Hessenschau thekson se në qendër të debatit është edhe projekti në Sazan dhe Zvërnec, ku parashikohen investime shumë-miliardëshe dhe ku është përfshirë edhe kompania e lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas protestuesve, çështja nuk lidhet më vetëm me mbrojtjen e flamingove dhe natyrës, por me pyetjen se kujt i përket Shqipëria. Slogani kryesor i lëvizjes është “Albania is not for sale”- “Shqipëria nuk është në shitje”. Në fund të artikullit, gazeta gjermane shkruan se protestuesit në diasporë thonë se do të vazhdojnë mobilizimin derisa kryeministri Edi Rama të largohet nga detyra.

Artikulli i HESSENSCHAU

Rreth 30 demonstrues mblidhen një të diel në shtator nën strehën e një biznesi në Frankfurt. Ata mbajnë lart pankarta me mbishkrime si “Mbroni Shqipërinë” ose “Investime për qytetarët, jo për oligarkët!”.

Ata janë pjesë e “Flamingove të Frankfurtit”, dega e Hesenit e protestave të mëdha të flamingove në Shqipëri. Shumica e pjesëmarrësve i përkasin diasporës shqiptare. Vetëm në Hesen jetojnë më shumë se 11.000 shqiptarë dhe shqiptare.

Këto grupe protestuese të diasporës ekzistojnë në të gjithë Evropën. Në Londër, Berlin dhe Vjenë protestojnë njëkohësisht edhe grupe të tjera ‘flamingosh’, të cilat lidhen përmes video-telefonatave në një ekran.

Prej rreth katër muajsh, “Flamingot e Frankfurtit” mblidhen çdo javë për të protestuar. Përveç kësaj, ata organizojnë së bashku me grupe të tjera ‘flamingosh’ udhëtime drejt Shqipërisë, për të mbështetur atje protestat e mëdha.

Një prej tyre është 25-vjeçarja Laura Pohumi. Ajo jeton prej gjashtë vitesh në Gjermani dhe është bashkë-organizatore e protestave në Frankfurt.

“Kam shumë shoqe dhe shokë që janë çdo ditë në protestë dhe që nuk do të ndalen. Kjo më bën shumë krenare”, shpjegon ajo gjatë tubimit. “Ne thjesht duam që zëri ynë, si shqiptarë dhe shqiptare në të gjithë botën, të dëgjohet.”

Vala më e madhe e protestave prej dekadash

Zemra e protestave vazhdon të jetë kryeqyteti shqiptar, Tirana. Atje njerëzit dalin prej rreth katër muajsh çdo ditë në rrugë dhe protestojnë kundër qeverisë së tyre. Në periudha të caktuara, në këto protesta marrin pjesë dhjetëra mijëra njerëz.

Gjithçka filloi në maj, në një pjesë të plazhit në Zvërnec, në jugperëndim të Shqipërisë. Atje, dhe në ishullin përballë, Sazan, thuhet se do të ndërtohen resorte luksoze. Sipas raportimeve të mediave, kostot vlerësohen në rreth katër miliardë euro.

Një pjesë e resorteve të planifikuara ndodhet në mes të një zone të mbrojtur natyrore, ku, ndër të tjera, jetojnë flamingot. Prandaj vjen edhe emri i lëvizjes: protestat e flamingove. Disa madje flasin për një “Revolucion të Flamingove”.

“Kujt i përket Shqipëria?”

Fillimisht të nisura si protestë mjedisore, protestat e flamingove sot janë një nga lëvizjet më të mëdha kundër qeverisë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

“Nuk bëhet më fjalë vetëm për flamingot, një zonë të mbrojtur natyrore apo një resort luksoz”, shpjegon Andreas Bachmann, drejtues i studios së ARD-së për Evropën Juglindore. “Bëhet fjalë për pyetjen: Kujt i përket Shqipëria – qytetarëve apo investitorëve me lidhje të mira me elitën politike?”

Projekt ndërtimi me përfshirje të një figure të njohur

Fakti që ky projekt ka një potencial kaq të madh politik përplasjeje, ndoshta lidhet edhe me një investitor të njohur, i cili pikërisht këto lidhje me elitën politike mund t’i ketë: Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Së bashku me gruan e tij Ivanka Trump, e cila është shprehur publikisht në favor të projektit, Kushner është në qendër të kritikave.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, një kompani investimesh e lidhur me të ka marrë nga autoritetet shqiptare statusin e një “investitori strategjik”. Kjo do të thotë, për shembull, procedura më të shpejta të miratimit për projektet e ndërtimit.

Shqiptarët kanë frikë nga “shitja” e vendit

Shumë shqiptarë dhe shqiptare kanë ndjesinë se qeveria e tyre nuk vepron në interes të popullsisë dhe se është e interesuar vetëm për pasurimin personal, thotë protestuesja Laura Pohumi.

“Njerëzit që punojnë për këtë qeveri nuk duan që ne të jemi një vend me rregulla. Ata thjesht duan të fitojnë shumë para, pavarësisht se nga vijnë ato.”

Kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe udhëheqjes politike në vend nuk janë të reja. Demonstruesit ankohen, në njëfarë mënyre, për një shitje të vendit të tyre. Prandaj edhe slogani qendror i protestave është: “Albania is not for sale” – “Shqipëria nuk është në shitje.”

Aktualisht nuk duket një fund i protestave të flamingove. Sipas korrespondentit të ARD-së, Bachmann, qeveria shqiptare është e vendosur ta zbatojë këtë projekt dhe, në perspektivë, edhe projekte të tjera: “Edi Rama i sheh investimet e mëdha ndërkombëtare, si të thuash, si programin e tij të modernizimit për Shqipërinë.”

Ai dëshiron të tregojë se Shqipëria është e hapur ndaj investitorëve të mëdhenj dhe se nuk do të ndalojë çdo projekt vetëm për shkak të protestave.

Demonstruesit duken të vendosur. Në Frankfurt, Laura Pohumi përgjigjet kështu kur pyetet se sa gjatë mund të vazhdojë kjo: “Ne do të ndalojmë vetëm kur Edi Rama të japë dorëheqjen si kryeministër.”/Dosja.al

protesta kunder rames gjermani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin