LIVE UPDATES
Politike

Vendimi i Kushtetueses/ Analiza: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Rrëzimi i dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit, shihet nga njohësit e fushës si një veprim që stabilizon në njëfarë mase institucionet, por lë të hapur krizën politike.

26 March 2026, 16:30 Nga E. D
Vendimi i Kushtetueses/ Analiza: Avantazhe për disa, zgjidhje për
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Në një moment të ndjeshëm politik, kur Kosova rrezikonte të hynte në një spirale të re pasigurie institucionale, Gjykata Kushtetuese nxori një vendim që riktheu balancën formale kushtetuese, por jo domosdoshmërisht edhe zgjidhjen politike.

Rrëzimi i dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit, shihet nga njohësit e fushës si një veprim që stabilizon në njëfarë mase institucionet, por lë të hapur krizën politike.

Më 25 mars, Gjykata Kushtetuese konstatoi se dekreti i presidentes “nuk ka efekt juridik” dhe i dha Kuvendit një afat prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit - në të kundërtën, Kuvendi do të shpërndahet.

Presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi përmes tri rundeve votimi që kërkojnë kuorum dhe shumicë të caktuar, duke e bërë procesin kryesisht të varur nga arritja e kompromisit politik ndërmjet partive.

Nëse ky proces dështon brenda afateve të përcaktuara me Kushtetutë, vendi shkon në zgjedhje.

Vullnet Bugaqku, nga Instituti Demokratik i Kosovës, vlerëson se Kushtetuesja përdori një gjuhë të kujdesshme dhe të balancuar juridike në këtë rast.

Sipas tij, vendimi karakterizohet nga një ton neutral interpretues, por nuk i shmanget ndikimit të kontekstit aktual politik.

“Interpretimi kushtetues dhe juridik i këtij dekreti është bërë kryesisht në kontekstin e ngërçit politik aktual. Gjykata e ka një paragraf ku thotë se interpretimi i dispozitave kushtetuese lidhet me rrethanat politike në vend, dhe kjo përbën një nga dobësitë e aktgjykimit”, thekson Bugaqku për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se vendimi, megjithatë, u jep institucioneve mundësi shtesë për të përmbushur detyrimet kushtetuese, përkatësisht për të bërë përpjekje të reja drejt zgjedhjes së presidentit.

Në të njëjtën linjë, por me një ton më kritik, analisti Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, e konsideron vendimin e Kushtetueses si një vlerësim neutral, por jo domosdoshmërisht profesional.

Sipas tij, Gjykata ka marrë parasysh edhe rrethanat politike, duke shkuar “përtej interpretimit të ftohtë profesional të Kushtetutës”.

“Sigurisht që dikujt i ka krijuar disa avantazhe, dikujt tjetër më pak. Por, ka qenë një përpjekje që ‘edhe mishi të piqet, edhe helli të mos digjet’”, thotë Paçarizi për Radion Evropa e Lirë.

Kush përfiton nga vendimi?

Sipas Bugaqkut, përfitues kryesorë janë vetë institucionet dhe rendi kushtetues.

“Fitues realë janë institucionet - Kushtetuta dhe Kuvendi. Gjykata e riktheu në binarë kushtetutshmërinë e mandatit të Kuvendit dhe legjitimitetin e përfaqësuesve të qytetarëve, duke konstatuar se dekreti nuk prodhon asnjë efekt juridik”, thotë ai.

Paçarizi, nga ana tjetër, vëren se në opinion ekziston perceptimi se vendimi i ka krijuar avantazhe Lëvizjes Vetëvendosje. Por, ai nuk sheh përfitime konkrete politike për këtë subjekt, përveç mundësisë për të ndërtuar një narrativ politik.

“Reagimet e Vetëvendosjes u fokusuan te rrëzimi i dekretit të presidentes, jo te gjetja e një zgjidhjeje për krizën. Askush, as nga pushteti e as nga opozita, nuk foli për krijimin e kushteve për të shmangur zgjedhjet”, thekson ai.

Pa fitues real, drejt zgjedhjeve?
Pavarësisht efektit stabilizues në planin institucional, analistët vlerësojnë se vendimi nuk ka prodhuar zgjidhje politike.

Paçarizi thekson se mungesa e vullnetit politik për konsensus mes partive e bën të pamundur që ky vendim të shërbejë si pikë kthese.

“Nuk ka një fitues real”, thotë ai, “vendimi nuk krijon kushte për konsolidimin e vullnetit politik për zgjedhjen e presidentit”.

Sipas Paçarizit, vendi tashmë duket se po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendimi i Kushtetueses mund të përdoret nga partitë vetëm si instrument në fushatat e tyre.

“Përfitimi i vetëm është mundësia që secila palë të shfrytëzojë elemente të aktgjykimit për të ndërtuar narrativët e vet parazgjedhorë”, shton ai, duke mbetur skeptik për mundësinë që brenda afatit 34-ditor të ndryshojë dinamika politike.

“Duket se të gjitha partive politike u pëlqen shkuarja në zgjedhje”, thotë Paçarizi.

Reagimet e partive: Përgjegjësia mbetet te konsensusi politik

Situata e krijuar pas vendimit të Kushtetueses nxiti reagime të ndryshme nga përfaqësuesit e partive politike në Kosovë.

Arbërie Nagavci, nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, tha se ky moment duhet të shfrytëzohet “për reflektim dhe për angazhim të të zgjedhurve të popullit, në mënyrë që vendi të mos futet në një krizë të re dhe në një cikël të përsëritur zgjedhjesh”.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Bedri Hamza, tha para mbledhjes së Kryesisë së partisë të enjten, se pas vendimit të Kushtetueses nuk kishte marrë ndonjë ftesë nga kryeministri Albin Kurti për të diskutuar rreth zgjedhjes së presidentit.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, theksoi se përgjegjësia kryesore për zgjedhjen e presidentit mbetet te shumica parlamentare, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje.

Ai shtoi se asgjë nuk mund të zgjidhet me imponim, por vetëm “me marrëveshje politike ndërmjet forcave përfaqësuese” dhe nëse kjo mungon brenda afatit 34-ditor, LDK-ja “do të hyjë e bashkuar dhe e përgatitur në çdo proces të ri zgjedhor”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës paralajmëroi mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë “për të diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e Aleancës lidhur me situatën e krijuar” pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Pas vendimit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të hënën, më 30 mars./REL

vendimi i kushtetueses kosove kuvendi i kosoves vjosa osmani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin