LIVE UPDATES
Politike

Venezuela, Groenlanda, Ukraina/ DW: Kancelari mes krizash

Ky vit ka filluar me stuhi të mëdha politike për Kancelarin Merz. Dhe ai i habiti të gjithë me një ndryshim personeli në Kancelari.

11 January 2026, 12:14 Nga I.A
Venezuela, Groenlanda, Ukraina/ DW: Kancelari mes krizash
Friedrich Merz

GJERMANI- Friedrich Merz nën disa trysni: një rrëmbim nga SHBA-të, shumë i diskutueshëm sipas ligjit ndërkombëtar; kërcënime të hapura kundër Groenlandës nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump; njoftimi i Kancelarit se ushtarët gjermanë do të merrnin pjesë gjithashtu - megjithëse jodrejtpërdrejt - në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën; rreth 100,000 njerëz në Berlin mbetën pa energji elektrike dhe ngrohje për disa ditë pas një sulmi në rrjetin elektrik; dhe më pas vendimi i habitshëm për të shkarkuar kreun e stafit në Kancelari - pas vetëm tetë muajsh në detyrë. Kreu i qeverisë gjermane kishte shumë punë.

Një "situatë e komplikuar ligjërisht"

Kapja e ish-Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro nga ushtria amerikane, i cili tani ndodhet për gjyqin në Nju Jork, dominoi fundjavën e parë të vitit të ri për Friedrich Merz. Reagimi i tij ishte disi i tensionuar dhe i paqartë: Bëhet fjalë për një "situatë të komplikuar", përfshirë edhe nga një perspektivë ligjore, të cilën qeveria gjermane tani do ta shqyrtojë me kujdes.

Eksperti i së drejtës ndërkombëtare Kreß: Shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare

Kancelari dhe zëdhënësit e tij nuk e shqiptuan dot fjalën "shkelje e së drejtës ndërkombëtare", duke ua lënë këtë politikanëve të opozitës. E pajustifikueshme, sipas ekspertit të së drejtës ndërkombëtare Claus Kreß nga Universiteti i Këlnit. Ai i tha "Kölner Stadtanzeiger" se, sigurisht, lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ishte shumë më me pasoja: "Por shkelja e rregullit për ndalimit e përdorimit të forcës sipas së drejtës ndërkombëtare nuk është më pak serioze në rastin e Venezuelës sesa në agresionin e Rusisë kundër Ukrainës."

Shumica e vëzhguesve ishin të qartë në vlerësimin, se pse qeveria gjermane dhe kancelari ishin kaq të rezervuar ndaj çështjes së Venezuelës: Fokusi tani është në arritjen e një zgjidhjeje sa më të drejtë të mundshme paqësore në Ukrainë, kryesisht me garanci sigurie nga Perëndimi, dhe këto janë vështirë të imagjinueshme pa ndihmën e SHBA-së.

Në një konferencë në Paris në javën që po shkon (me pjesëmarrjen e SHBA-së), Merz sinjalizoi se ushtarët gjermanë mund të merrnin pjesë, të paktën në mënyrë indirekte, në një koncept sigurie për Ukrainën (pas një armëpushimi): për shembull, duke mbështetur kontingjentet e NATO-s në Poloni. Franca dhe Britania e Madhe kishin njoftuar në takim se do të kontribuonin edhe me trupa në Ukrainë. Duket se Merz nuk donte ta armiqësonte më tej presidentin e SHBA-së në një dinamikë të tillë.

Mosmarrëveshja për Groenlandën si një fund i mundshëm i NATO-s

Nuk dihet më se çfarë le përshtypje tek Presidenti amerikan. Sapo Maduro mbërriti në Nju Jork, Donald Trump përsëriti kërcënimet e tij për ta bërë Groenlandën pjesë të SHBA-së. Groenlandën, e cila zyrtarisht i përket Danimarkës. Kjo do të ishte, siç theksoi me të drejtë kryeministrja daneze Mette Frederiksen, fundi i NATO-s: një sulm nga një shtet i NATO-s ndaj një tjetri.

Shtatë shtete të BE-së, përfshirë Gjermaninë, publikuan më pas një deklaratë të martën duke deklaruar: "Është vetëm çështje e Danimarkës dhe Groenlandës të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën." Por liderë të politikës amerikane i shohin gjërat shumë ndryshe.

Shkarkim i papritur në Kancelari
Në një kohë zhvillimesh të shumta të politikës së jashtme, Merz-i mori një vendim të rëndësishëm për personelin, në fakt të parin që nga marrja e detyrës tetë muaj më parë: Kancelari shkarkoi shefin e tij të stafit, Jacob Schrot, dhe e zëvendësoi atë me ish-drejtorin federal menaxhues të partisë së tij konservatore CDU, Philipp Birkenmaier.

Korrespondentja e DW, Michaela Küfner, komenton shkarkimin: "Ndryshimi në zyrën e Merz-it, nga studiuesi i politikës, Jacob Schrot te eksperti ekonomik dhe zyrtari me përvojë i partisë, Philipp Birkenmaier, adreson probleme për të cilat Merz ishte bërë gjithnjë e më i vetëdijshëm: komunikimi i dobët nga Kancelaria. Pavarësisht nëse pyet në grupet parlamentare apo ministritë, vlerësimi nuk ishte pozitiv." Nga ana tjetër Merz-i kërkon më shumë ekspertizë ekonomike. Me Birkenmaier-in, Merz dëshiron të sinjalizojë një fillim të ri në të dyja nivelet.

Më shumë politikë e brendshme, më shumë ekonomi

Këtë Merz-i e theksoi në fjalimin e tij të Vitit të Ri: Kancelari dëshiron të ofrojë më shumë mbështetje për ekonominë gjermane në lëkundje të fortë. Duke qenë shumë i angazhuar në politikën e  jashtme,  shumë vëzhgues u shprehën, se Merz e kishte fokusin tek problemet e jashtme. Dhe është detyra e një shefi të stafit të dallojë midis asaj që është e rëndësishme dhe asaj që është më pak e rëndësishme dhe të vendosë përparësitë e duhura.

Verën e kaluar, për shembull, Merz njoftoi një vjeshtë reformash të brendshme. Ajo që doli në fund ishte një reformë mjaft e vogël e pensioneve, e cila gjithashtu zhgënjeu shumë anëtarë të rinj konservatorë të parlamentit dhe siguroi vetëm me vështirësi shumicën në Bundestag. Merz (dhe rrethi i tij i ngushtë) e kishin gjykuar dukshëm gabim atmosferën në bazë. Edhe pse Merz-i është shumë prezent në disa skena të politikës, pakënaqësia me punën e kabinetit të tij është e madhe më pak se një vit pasi ai mori detyrën: Në anketën e fundit të ARD-Deutschlandtrend, vetëm 24 përqind e të anketuarve u shprehën të kënaqur me performancën e kancelarit Friedrich Merz./DW

friedrich merz

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin