LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Berisha: Si një marrëveshje mafiozësh u shndërrua në pikën e mjaltit midis narkomafies së Edvin Mafisë dhe Ndranghetës

Berisha ka rikujtuar një denoncim të tijin, të bërë në datë 15 qershor 2020, ku denoncoi paktin për marrëveshjen e ndërmarrjes “Eco Tirana” me pronësi 50 % Bashkia Tiranë dhe 50 % AGSM Verona.

7 September 2023, 11:16 Nga A.B
VIDEO/ Berisha: Si një marrëveshje mafiozësh u shndërrua
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rikujtuar një denoncim të tijin, të bërë në datë 15 qershor 2020, ku denoncoi paktin për marrëveshjen e ndërmarrjes “Eco Tirana” me pronësi 50 % Bashkia Tiranë dhe 50 % AGSM Verona.

DEKLARATA E BERISHËS:

Ministri që doli nga mafia e plehut.

Të dashur miq, në një status në Facebook, më datë 15/6/2020, denoncova paktin e mafies së plehrave me të cilin firmoset marrëveshje midis Bashkisë së Tiranës, dhe grupit të Miglioranzit, bosit të Ndranghetas së Veronës, për krijmin e ndërmarrjes së përbashkët “Eco Tirana” me pronësi 50 % Bashkia Tiranë dhe 50 % AGSM Verona. Menaxher i kësaj ndërmarrje emërohet mafiozi me 12 rroga, që së bashku me Ballukun, porosiste biftekun 1000 euro tek Nusreti, në Dubai.

 Lexoni statusin dhe shikoni videon mbi paktin e plehrave.

Pakti i plehrave për ‘minierën e floririt’, Rama-Veliaj-Ndrangheta.

Status i publikuar në Facebook më datë 15/6/2020.
Këtu më poshtë lexoni se si me një akt/marrëveshje mafiozësh, Fusha e Sharrës u shndërrua në pikën e mjaltit, minierën e floririt midis narkomafies së Edvin Mafisë dhe Ndranghetës së Veronës, më e rrezikshmja e Italisë!
Afera e plehrave të Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut është ndër aferat më mafioze-korruptive më të mëdha, me të cilën këta mafiozë përfitojnë dhe ndajnë çdo ditë së paku 400 000 euro.
Sipas kësaj marrëveshjeje të firmosur nga Lal Plehu dhe Flavio Tosi, kreu i bashkisë së Veronës, palët krijojnë një ndërmarrje të përbashkët Echo Tirana me pronësi: 50% bashkia e Tiranës dhe 50% AGSM Verona, sipas së cilës:

1. Të gjitha plehrat e Tiranës mblidhen nga Eco Tirana, me menaxher të paligjshëm zv/kryetarin e bashkisë, Mazniku, që në kundërshtim me ligjin merr dy paga – dhe AGSM Verona e bosit të rrezikshëm të Ndragetës, Andrea Miglioranzi, i arrestuar nga autoritet italiane si kreu i mafies së Veronës.
Pas firmosjes së marrëveshjes mbi plehrat e Tiranës vendoset monopol i Ramës-Veliajt-Ahmetajt përmes bedelit Zoto.

Ato prodhojnë flori për këta 4 persona dhe bosin e Ndragetës, Miglioranzi, ndaj edhe këta të katërt kanë vënë Policinë e Shtetit dhe bashkiake të gjëmojnë çdo rom që guxon të marrë ndonje qese plastike apo kanaçe në koshat e mbeturinave.
Duke pasur monopol, kanë rritur çmimet sipas oreksit dhe shumë më lart sesa Mali i Zi.
Eco Tirana depoziton plehrat e mbledhura në Fushën e Sharrës, ku i paguan nga paratë e takspaguesve, ndërmarrjes private të përpunimit të plehrave po të Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut në Sharrë, që menaxhohet nga sekseri apo bedeli i tyre Klodian Zoto:

a) 29 euro për ton mbetje;b) 6 euro për ton dhera të pastra;c) 9 euro për ton inerte.
Të gjitha kompanitë private të ndërtimit detyrohen që dherat dhe inertet t’i depozitojnë vetëm në Fushën e Sharrës se ky është monopol dhe biznesi i Ramës.
Nëse duan të marrin dhera dhe inerte për sistemime urbane prapë nuk lejohet t’i lëvizin nga kantieri 1 e t’i çojnë në kantierin 2, por duhet të paguajnë dy herë edhe për depozitim, edhe për blerje si mall i ri veç nga monopoli Rama-Velia i Sharrës dhe t’a paguajnë:
a) 10 euro për 1 ton dhera të pastra dheb) 27 euro për 1 ton inerte që depozitojnë apo 540 euro për çdo kamion.
Kjo është arsyeja pse kamionët e Salillarit që punojnë tek Unaza e Tiranës nisen deri në Skuraj të Kurbinit për të hedhur inertet e ndërtimit. Del më lirë të paguajë 100 euro naftë kamionit, sesa t’i çojë tek monopoli Rama-Veliaj.
Policia me urdhër të Ramës nuk lejon të dalë asnjë kamion me inerte apo dhera nga Tirana.
Kamionët e kompanive të ndërtimit, që u nisën për t’i depozituar në landfillin e Bushatit, u ndaluan në Kamëz nga Policia e Shtetit duke i thënë hapur shoferëve “po ky është biznes i Ramës ndaj nuk ju lëmë të çoni tjetërkund”.

o me urdhër të Ramës, situata në Durrës është degjeneruar qëllimisht, plehrat lihen mal dhe digjen duke shkaktuar kancer për të tmerruar qytetarët, me skenar dhe regji që Hajduti i Surrelit të dalë si shpëtimtar për emergjencën se do të paguajë shteti për t’i sjellë në Sharrë.
Pra, do të nxjerrë para nga Buxheti i Shtetit në mëngjes për t‘i futur në xhepin personal në drekë!
Duke e pasur monopol privat Sharrën, Hajduti i Surrelit rriti me 1/3 çmimin e depozitimit të mbetjeve në Sharrë nga 22 në 29 euro pa asnjë justifikim ligjor dhe asnjë ekspertizë ndërkombëtare. Veç grykësia për të vjedhur.
Krahasoni çmimet e Sharrës për mbetjet, dherat dhe inertet dhe do të shihni se janë nga dyfish deri në 12-fish më shtrenjtë se Mali i Zi.

Depozitimi i dherave të pastër në Malin e Zi kushton veç 0.5 euro pasi nuk është monopol, përkundrazi shteti ka caktuar 4-5 vendndodhje (ish-gurore) që duhen rehabilituar me dhera të pastër duke përmirësuar mjedisin.
Në bregun tjetër të Adriatikut, në Verona, Antimafia italiane prangosi si bos kryesor të Ndragetës, Andrea Miglioranzi, kurse në Shqipëri Antimafia është vet Edvin Mafia ndaj ky i fundit i thur himne me video tridimensionale minierës së tij të floririt, Fushës së Sharrës, e cila është e paprekshme!

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin