LIVE UPDATES
Politike

Votat për presidentin/ Kurti takime të reja: Jam optimist, ndonëse e vështirë

Kurti i takoi ndaras kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në opozitë, Lumir Abdixhiku, si dhe tetë deputetë nga komunitetet joserbe dhe një nga komuniteti serb, në përpjekje për ta arritur mbështetjen e nevojshme për kandidaturën e Bekim Sejdiut, pas një marrëveshjeje të brishtë të arritur të hënën me LDK-në. 

2 September 2026, 22:41 Nga E. D
Votat për presidentin/ Kurti takime të reja: Jam optimist,
foto nga takimi

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, megjithëse ka shprehur optimizëm, e ka pranuar se do ta ketë të vështirë t’i sigurojë votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit në Kuvendin me 120 vende, për t’i shmangur një palë zgjedhjesh të reja të parakohshme, pas takimeve që zhvilloi të mërkurën vonë.

Kurti i takoi ndaras kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në opozitë, Lumir Abdixhiku, si dhe tetë deputetë nga komunitetet joserbe dhe një nga komuniteti serb, në përpjekje për ta arritur mbështetjen e nevojshme për kandidaturën e Bekim Sejdiut, pas një marrëveshjeje të brishtë të arritur të hënën me LDK-në. 

“I falënderova për kontributin dhe angazhimin e tyre. Do të vazhdojmë të ecim tutje duke u përpjekur që t’i evitojmë zgjedhjet e reja tash që kemi marrëveshje”, tha Kurti pas takimit me deputetët Albert Kinolli, Artan Asllani, Emilja Rexhepi, Elbert Krasniqi, Fatma Taçi, Fikrim Damka, Veton Berisha, Nenad Rashiq dhe Rasim Demiri.

Paraprakisht, Kurti e kishte takuar Abdixhikun. Takimi i tyre vjen pasi gjashtë deputetë të LDK-së e kundërshtuan edhe publikisht kandidaturën e Sejdiut për president të ri të Kosovës, duke e lëkundur marrëveshjen. Duke folur për këtë, Kurti tha se ky ishte një zhvillim negativ, por shtoi: “Ta keni parasysh se në ketë legjislaturë jemi më mirë sa i përket numrit të votave për president... tani kemi 74 vota për president”.

Kurti nuk shpjegoi se si do të mundë t’i gjente edhe të paktën gjashtë vota të nevojshme për ta arritur minimumin e kërkuar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ai shtoi se në takim me Abdixhikun foli për diskutimet pas zhvillimeve në dy partitë ditët e fundit. Të dy partitë mbajtën takime të brendshme të martën, pasi gjashtë deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri, thanë se nuk e mbështesin kandidaturën e Sejdiut për president.

“Tash na duhet një mbledhje e re e kryesisë për të parë se cilat janë mundësitë për të ecur përpara. Jemi optimist, ndonëse situata është e vështirë”, theksoi Kurti.

Ndërkohë, Abdixhiku tha pas takimit me Kurtin se ka frikë se këto zhvillime tani ia pamundësojnë vendit të dalë nga kriza politike dhe institucionale që ka goditur atë për pothuajse dy vjet.

“Fatkeqësisht, me aq sa po shoh, me qëndrimet e bëra publike ne po krijojmë një situatë të pamundësisë numerike për të dalë nga kriza”, tha Abdixhiku.

Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike nga radhët e komunitetit boshnjak, i tha Radios Evropa e Lirë se Kurti i njoftoi rreth marrëveshjes me LDK-në për presidentin, por ajo nuk ndihet optimiste për daljen nga kriza.

Ajo tha se, megjithëse deputetët e komuniteteve joserbe e mbështesin kandidaturën e Sejdiut për president, “mendoj se është e pamundur që kandidati të votohet pa mbështetjen e përfaqësuesve të tjerë politikë të partive shqiptare”.

“Sipas mendimit tim, po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme”, tha ajo.

Që të dy, Kurti dhe Abdixhiku, i kanë fajësuar këta gjashtë deputetë të LDK-së se duan ta çojnë vendin në zgjedhje. Kundërshtimi i tyre bën që marrëveshja mes LVV-së dhe LDK-së për presidentin të jetë e pamjaftueshme për zgjedhjen e tij në Kuvendin e Kosovës.

Nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm. LVV-ja ka 53 mandate, ndërsa LDK-ja 18. Por, pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve, sipas Abdixhikut, vetëm 12 deputetë të LDK-së janë të gatshëm ta mbështesin Sejdiun.

Edhe nëse kësaj llogarie i shtohen deputetët e komuniteteve joserbe që kanë bashkëpunuar me LVV-në, numri mbetet nën pragun e nevojshëm. Partitë e tjera opozitare, Partia Demokratike e Kosovës me 22 vende, dhe Aleanca me 7, kanë hedhur poshtë bisedimet me Kurtin për presidentin e ri.

Për shkak të mospajtimeve mes partive parlamentare për pasardhësin e Vjosa Osmanit, Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme në qershor. Dhe ajo rrezikon të mbajë sërish zgjedhje, që do të ishin të katërtat parlamentare në dy vjetet e fundit, nëse nuk zgjidhet presidenti i ri deri në fillim të shtatorit.

Vendi është me ushtruese të detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun, qëkurse Vjosa Osmanit i mbaroi mandati në prill. Haxhiu, sipas Kushtetutës mund ta ushtrojë këtë post vetëm për gjashtë muaj – pra deri më 4 tetor. Akti më i lartë juridik në vend nuk ka paraparë e çfarë ndodh nëse përfundon kjo periudhë dhe vendi s’ka president të ri./REL

kosove albin kurti

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin