LIVE UPDATES
Politike

Voton edhe Enkelejd Alibeaj

Pas votimit ka mbajtur një fjalë për mediat duke u shprehur optimist për një rezultat pozitiv.

14 May 2023, 09:54 Nga k.m.
Voton edhe Enkelejd Alibeaj
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka votuar sot gjithashtu në Tiranë. Pas votimit ka mbajtur një fjalë për mediat duke u shprehur optimist për një rezultat pozitiv.

“Rezultati i PD do të jetë një sukses për demokratët. Ka një aleancë nga pjesë e vjetër e politikës dhe ka krijuar tek njerëzit një lloj neverie për politikën. Ndaj edhe thirrja ime ishte për të gjithë. Sot askush nuk mund të rrijë e të sodisë, ka një mijë arsye që njerëzit të ngrihen, ku numri një është për të ndryshuar atë çfarë Shqipëria do të duhet të jetë nesër. Sot është dita që Shqiptarët që duhet të vijnë, sepse ky është momenti kjo është dita për të bërë një ndarje të madhe nga e shkuara, ndaj ftoj këto, çdo shqiptar të ndershëm, çdo shqiptar me shpirt të lirë çdo shqiptar që është jashtë shantazhit, korrupsionit, joshjes që sot të ushtrojë të drejtën e votën siç zemra dhe interesi ua do. Besoj që zgjedhja është e lehtë për këdo sot,”- tha Alibeaj.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ, ME GAZETARËT TEK QENDRA E VOTIMIT

Pyetje: Cfarë mesazhi keni sot për mbështetësit e partisë tuaj dhe në përgjithësi për zgjedhësit në këtë ditë votimesh?

Enkelejd Alibeaj: Votova për pak minuta sepse besoj që zgjedhja është e lehtë për këdo sot. Por e kam një mesazh për të gjithë sot demokratët, për të gjithë shqiptarët e ndërshëm, për të gjithë shqiptarët e lirë që sot po do të duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës në mënyrë të qetë, në mënyrë të matur. Për të bërë një ndarje të madhe në fakt, për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën. Sot është dita në fakt, sot është dita që shqiptarët, ata të cilët ndoshta edhe në monetet e mëparshme, kohë më parë nuk është se kanë ardhur, kanë refuzuar votimin, sot do të duhet të vijnë, sepse kjo është mënyra, ky është momenti për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën, dhe kjo është në dorë të shqiptarëve. Ndarjet e mëdhaja me të shkuarën bëhen vetëm dhe do të jenë vetëm me pjesëmarrje masive të shqiptarëve. Ndaj ftoj këdo, jo vetëm mbështetësit e Partisë Demokratike, çdo shqiptar, çdo shqiptar të ndershëm, çdo shqiptar me shpirt të lirë, çdo shqiptar që është jashtë shantazhit, jashtë korrupsionit, jashtë joshjes, që sot të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, siç zemra dhe interesi ua do.

Pyetje: Keni një koment për kandidatët tuaj në Dimal dhe Mallakastër, kanë pretenduar parregullësi gjatë ditës së heshtjes zgjedhore, por edhe ditën e sotme parregullësi në procesin e votimit.

Enkelejd Alibeaj: Besoj që I kanë bërë me dije të gjitha parregullësitë. Parregullësi që janë konkretizuar edhe dje, edhe pardje. Në fakt parregullësi të cilat ne I kemi demostruar gjatë gjithë kësaj fushate zgjedhore. Cuditërisht ndaj kandidatëve tanë dhe ndaj Partisë Demokratike, duket që ka një aleancë të gjithëanshme thjesht dhe vetëm për të agresuar Partinë Demokratike. Megjithatë një gjë mund t’u them: ndoshta në situata të tilla është nxjerr krye pikërisht ai shpirti I vërtetë I njërëzve të lirë, që janë ndryshe demokratët.

Pyetje: Zoti Alibeaj, ju keni 14 kandidatë në këtë garë, çfarë pritshmërish keni? Ku do ta shohim Partinë Demokratike?

Enkelejd Alibeaj: Një gjë është e sigurtë, do të jetë sukses për demokratët dhe do të jetë për Partinë Demokratike.

Pyetje: Ju folët për një aleancë në këto bashki ku ka problematika, aleancë mes kujt dhe kujndër kujt?

Enkelejd Alibeaj: Gjithë pjesa e vjetër 33 vjeçare e kësaj politike, e cila e ka marrë zvarrë këtë vend. E ka marrë zvarrë, e ka zvarritur që ndoshta ka krijuar edhe tek njerëzut njëlloj refuzimi, një lloj neverie ndaj politikës. Prandaj edhe thirrja ime ishte ajo që thash pak më parë: sot askush nuk mund të rri dhe të sodis. Ka shumë motive, një mijë e një motive që njerëzit të ngrihen, si ai zotëria aty që ka ardhur aty me bastun, në atë moshë, që kanë gjithë ato motive të forta për të dalë. Dhe mbi të gjitha, motivi numër një është për të ndryshuar realisht atë se çfarë Shqipëria do të duhet të jetë nesër. Dhe se si do të duhet të jetë nesër, do të duhet ta vendosim sot. Si? - duke u ndarë nga e shkuara.

enkelejd alibeaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin