Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Rama në postimin e tij, shprehu solidaritet me qytetarin që i morën flamurin, ndërkohë që u shpreh se nuk ka vend për bullizëm.
TIRANË- Aktivistja e LGBT+ Xheni Karaj i është kthyer kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit bëri një reagim në lidhje me një flamur që nuk është pranuar në protestën kundër tij. Rama në postimin e tij, shprehu solidaritet me qytetarin që i morën flamurin, ndërkohë që u shpreh se nuk ka vend për bullizëm.
View this post on Instagram
Por Karaj në postimin e saj, thekson se Rama po tenton që t'i përdorë si mburojë politike. Në sqarimin e saj, Xheni shkruan se flamuri që u hoq dje nuk ishte i aktivistëve të LGBT+ por i një qytetari të huaj.
Reagimi i Plotë:
Edi Rama, Mos u përpiq të na përdorësh si mburojë politike. Ne nuk e blejmë solidaritetin tënd selektiv dhe performativ me komunitetin LGBTI+. Po, ne e kundërshtojmë homofobinë kudo ku ajo shfaqet, edhe brenda lëvizjeve dhe protestave ku bëjmë pjesë. Nuk kemi nevojë për ty apo për politikanë të tjerë të na shpjegojnë çfarë është diskriminimi. Ne e kemi përjetuar atë në lëkurën tonë prej vitesh. Dhe kur jemi dhunuar, kërcënuar apo diskriminuar, kemi mësuar se nuk ka qenë sistemi ai që na ka mbrojtur. Kemi mbrojtur njëri-tjetrin.
Por ajo që refuzojmë është instrumentalizimi i një qytetari të ri të huaj dhe i një flamuri që nuk është as flamuri LGBTI+, por flamuri i paqes, për të delegjitimuar një protestë qytetare dhe për të paraqitur veten si mbrojtës të "vlerave evropiane". Gjatë këtyre ditëve kemi parë se si PS-ja, PD-ja dhe analistë në studiot televizive po përdorin kauzën dhe identitetet tona si mjete propagande për të krijuar diversion dhe për të delegjitimuar protestat.
Të gjithëve ju japim një mesazh të qartë: Kauza jonë për barazi dhe identitetet tona nuk ekzistojnë për t'i shërbyer imazhit të asnjë partie, qeverie apo pushteti.
Ne e dimë shumë mirë dallimin mes solidaritetit dhe propagandës. Mes kujdesit dhe kontrollit. Mes çlirimit dhe paternalizmit.
Jemi në këtë protestë sepse na interesojnë jeta, liria, drejtësia sociale dhe e ardhmja e këtij vendi. Madje, jam e lumtur që protestat e fundit po na ndihmojnë të kuptojmë gjithnjë e më shumë se kundërshtari nuk është njëri-tjetri. Kundërshtari është sistemi që na shtyp, na varfëron dhe na shfrytëzon të gjithëve, pavarësisht dallimeve tona. Kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi në rrugë, çdo herë që liria, drejtësia dhe e mira e përbashkët janë në rrezik. Prej 17 vitesh kemi qenë pjesë e protestave në këtë vend. Dhe do të vazhdojmë të jemi, për një Shqipëri ku të gjithë të jemi të lirë dhe të barabartë.
Elda Hoti TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti gjatë fjalës së saj në Kuvend foli lidhur me heqjen e sanksionev...
TIRANË- Përgjatë dhjetë ditëve të protestave masive në Tiranë, të cilët kërkojnë ndalimin e p...
Ulsi Manja TIRANË- Kuvendi është përfshirë në euforinë e thirrjeve të protestuesve në Bulevard. Në m...
Taulant Balla TIRANË- Në replikën e tij me deputetin demokrat Belind Këlliçi, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një prononcim për gazetarët jashtë sallës s&eum...
Tritan Shehu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu duke folur për heqjen e sanksioneve të Sali Berishës th...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit lidhur me protestat që po zhvillohen p...
Redi Muçi TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi u shpreh se projektligjet për procesin e integrimit nuk...
Agron Shehaj TIRANË- Seanca plenare u shoqërua me tensione, pas fjalës së deputetit të Partisë Socialiste, Ardit Bido.&...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka replikuar me Agron Shehajt. Pas deklaratave të Sheha...