LIVE UPDATES
Politike

Zbardhet mbledhja e grupit të PD, Salianji thirrje për protesta, Berisha: Kujdes me përjashtimet në Kuvend. Ja si votuan deputetët për paktin e refugjatëve me Italinë

Ndërsa PS ka deklaruar se për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare nuk janë dakord me objektin e hetimit, Ervin Salianji ka propozuar që të rikompzojnë kërkesën.

24 November 2023, 21:06 Nga I.A
Zbardhet mbledhja e grupit të PD, Salianji thirrje për protesta,
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

Diskutimet me dyer të mbyllura në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së ditën e djeshme janë zbardhur. Sipas gazetarit Osman Stafa për News 24, gjatë fjalës së tij Gazment Bardhi u shpreh se dy temat që do të diskutohen ishin ajo për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, dhe së dyti aksioni i opozitës.

Ndërkohë Berisha është shprehur se deri më tani kanë arritur shumë me aksionin, por duhet të bëjnë kujdes me përjashtimet, dhe se Bardhi nuk duhet të përjashtohet. Ndërsa PS ka deklaruar se për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare nuk janë dakord me objektin e hetimit, Ervin Salianji ka propozuar që të rikompzojnë kërkesën.

Propozimin për dërgimin e marrëveshjes në Kushtetuese, e mbështetën shumica e deputetëve, por Tritan Shehu e ka kundërshtuar. Xhelal Mziu i është drejtuar Shehut duke ti thënë se duhet të jenë një zëri të gjithë për këtë marrëveshje. Ndërkohë deputeti i PD, Tomorr Alizoti, ka deklaruar se opozita duhet të protestojë dhe të ngrejë zërin fuqishëm për të kundërshtuar marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë, për emigrantët.

Pjesë nga diskutimet:

Gazment Bardhi: Propozoj dy çështje për të diskutuar në mbledhjen e sotme. E para lidhet me çështjen e marrëveshjes së emigrantëve dhe tjera për aksionin opozitar. Se pari, mendoj se bazuar në analizën e ekspertëve, propozoj që marrëveshja të dërgohet para ratifikimit në Gjykatën Kushtetuese. Unë besoj se opozita e ka për detyrë të mbrojë interesin publik. Megjithatë jam i hapur për të dëgjuar vleresimin e secilit koleg. Sa i takon aksionit opozitar besoj se qëndresa jonë i shërben interesit të qytetarëve dhe ajo duhet të vijojë edhe më fuqishëm.

Sali Berisha: Dua të falenderoj të gjithë deputetët e opozitës. Kemi pas shumë sukses në aksionin tonë në Parlament. Kemi arritur që lajmi të bëj jehonë në shumë media ndërkombëtar. Për vazhdimin e aksionit, duhet të bëjmë kujdes më përjashtimet. Bardhi nuk duhet të përjashtohet në seancën e radhës. Dua t’ju informoj për procesin tim. Gjyqtarja ka gënjyer në vetting, që nuk është shkarkuar nga unë në vitin 1996. Unë do të vazhdoj t’i bëj gjyq publik Edi Ramës për aferat dhe korrupsionin e tij dhe familjarëve të tij.

Ervin Salianji: Kauza për rikthimin në shinat e kushtetutës dhe ligjshmërisë së parlamentit ka pasur sukses qoftë në sensibilizimin në media, në reagimin e partnerëve ndërkombëtarë, apo në mbështetjen e opinionit publik për drejtësinë e kauzës sonë! Thënë këtë propozoj që ta diversifikojmë aksionin! Së pari në raport me partnerët që reaguan ne duhet të jemi fleksibël për të treguar plotësisht përgjegjësinë e PS! Në këtë kontekst ne duhet të riformulojmë kërkesat pa hequr asgjë nga thelbi i tyre, të vendosim përgjegjës Ramën para opinionit dhe partnerëve! Kërkesa për rikompozimin e komisionit të reformës zgjedhore sepse kemi tjetër kontekst, gjykata pezulloi ëndrrat e disave për të qenë përfaqësueses të PD dhe ne si përfaqësueses të PD-së duhet të riparaqesim kërkesën për t’iu hequr çdo alibi! Së treti, ne pa asnjë kompleks dhe menjëherë duhet te depozitojme në Gjykatën Kushtetuese padinë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së marrëveshjes me Italinë! Italia është partner strategjik dhe vend mik por ne përfaqësojmë qytetaret shqiptare, interesat e tyre dhe mbrojmë interesin publik dhe kushtetutën! Bashke me aksionin në parlament ne duhet të ngremë qytetaret në protestë!

Agon Gjekmarkaj: Nuk ka pse të rrimë në pozicione të ngurta, nëse kërkohet një riformulim për komisionet hetimore, mund ta bëjmë atë. Ne na intereson thelbi i gjësë, hetimi, transparenca! Nëse mazhoranca e ka këtë si punën e autokritikës në socializëm ku na thonë thellohuni edhe më, ne gojën nuk e kemi vetëm për të ngrënë, po edhe për t’ja sqaruar opinionit publik e faktorit ndërkombëtar, që ne jemi fleksibël për të realizuar kërkesat tona. Me këtë nuk po them të braktiset protesta. Nëse edhe pas riformulimeve nuk i pranojnë atëherë nuk na pengon askush të rithemi që këta thjeshtë nuk duan. Por gjëja më e rëndësishme e këtyre ditëve për mua ka qënë reagimi i faktorit ndërkombëtar qoftë edhe në mënyrë të kujdesshme në favor të kërkesave opozitare. Ne deri dje kemi kemi patur vetëm deklarata dënimi! Ata po e thonë qartë “kontroll i parlamentit mbi qeverinë”! Këtu qëndron thelbi i çështjes. Unë propozoj që të ngrihet një përfaqësi e Opozitës dhe t’i sqarojë ata pse jemi këtu dhe si e mendojmë ne zgjidhjen. Dialogu me partnerët, për mua, është tejet i rëndësishëm dhe duhet të investohemi në këtë drejtim. Edhe për ata është e qartë kush është opozita dhe me deklarimet e tyre pranohet kriza. Ne duhet të insistojmë që zgjidhja e krizës e rikthen parlamentin në normalitet dhe e bën atë funksionues. Rikthimi tek fjala është e rëndësishme sa rifitimi i të drejtave. Unë nuk jam për konflikt me Italinë për çështjen e refugjatëve, si shumëkush kam afilazione me këtë vend, por interesat e vendit tim prevalojnë atëherë rruga më e mirë për të shqyrtuar legalitetin e saj është kalimi nëpër Gjykatën Kushtetuese.

Tritan Shehu: Unë nuk e firmos!

Xhelal Mziu: Funksionojmë si grup apo jo? Nëse jemi grup duhet të firmosim të gjithë. Nëse nuk jemi grup dhe nëse do shohim interesat personal tonat, atëherë pse e quajmë veten grup? Duhet të firmosim të gjithë.

Tritan Shehu: I vetmi autoritet që unë njoh këtu është Sali Berisha. Unë nuk jam pjesë e grupit parlamentar të PD-së, se mua më kanë përjashtuar.

Salianji: Grupi parlamentar ka rregullore, ky është hap dhe akt real sepse ne nuk mund të bëjmë beteja me gjasme. E kemi kundërshtuar në publik këtë marrëveshje, e kundërshton opozita në Itali, e kundërshtoi Salvini që është partner koalicioni dhe po ashtu thuajse çdo organizatë që mbron të drejtat e njeriut.

Tomor Alizoti: Kjo është ndodhia më e madhe për Shqipërinë në këto 30 vite demokraci, sipas këndvështrimit tim. Sepse asnjë vend nuk e ka pranuar këtë marrëveshje. Në radhë të parë liderët shqiptarë duhet të mësohen që nuk mund të bëjnë marrëveshje mbi Shqipërinë, sikur ta kenë pronë të tyre. Nuk shkon kjo në këtë mënyrë, që ulesh, kushdoqoftë, ulesh në disa dreka e disa darka dhe ti vendos mbi territorin shqiptar, mbi të ardhmen e shqiptarëve. Kjo s’ka ndodhur asnjëherë, në këtë mënyrë jo. Ne jemi shqiptar, ne jemi opozita shqiptare, përfaqësojmë interesat e shqiptarëve. Interesat e shqiptarëve janë të parat mbi të gjitha, patjetër Italia është një vend shumë i rëndësishëm, aleat, mik, por mbi të gjitha qëndrojnë interesat tona dhe kjo më shumë është një lëvizje politike, ku edhe në Itali ka kundërshtarë. Mendoj së Shqipëria nuk e përballon dot këtë, nuk ka kapacitet ta përballojë këtë marrëveshje, nuk është mirë që Shqipëria të mbaj njerëz të cilët janë në nevojë në hall, të kthehet në kampe, ose të jetë një vendparkimi për Europën. Ne si opozitë në momentin që kjo marrëveshje të kalojë në Parlament duhet të protestojmë. Nuk mund të protestojmë më fort për komisionet dhe të mos protestojmë për një gjë që bën kaq shumë lajm në Shqipëri. Opozita ka për qëllim që shetësim e popullit, zemërimin e shoqërisë, ta kthej në kauz, ky është roli i opozitës. Mendoj se kjo është një detyrë e opozitës shqiptare, të qëndrojë dhe të mbrojë interesat e shqiptarëve.  Po sikur populli sikur të çohet dhe të dalë në rrugë në protestë, ne nuk legjitimohemi më si opozitë. i ke rastet konkrete, çfarë ndodhi në Lampeduza, u shkatërrua ai vend. Si? Nuk shkoi më turist në atë vend. Kjo gjë mund të ndodhë edhe me Lezhën. Ne nuk mund të mbajmë problemet e të tjerëve. Nuk ka një emigracion drejtpërdrejt në Shqipëri. Shqipëria po zgjidh në këtë rast, jo një situatë humanitare, por një problem politik në Itali. Si mundet Shqipëria të marrë dhe të zgjidhë një problem global të emigrimit teksa është vetë prodhues i emigracionit. Shqipëria është një vend shumë i vogël, për të zgjidhur një problem kaq të madh.

Ina Zhupa: Marrëveshja me Italinë nuk është në përputhje me interesin kombëtar, të shqiptarëve dhe as me kushtetutën. Juridiksionin në territorin tonë e kemi vetëm ne edhe maksimumi Nato, për misione të përbashkëta. S’mund t’i japim pjesë të territorit tonë asnjë shteti tjetër, sa do mik ta kemi. Kur vjen puna të zgjedh mes Shqipërisë dhe çdo shteti tjetër, unë zgjedh interesat e vendit tim. Ky është realizmi dhe në marrëdhënien ndërkombëtare, ashtu do zgjidhnin edhe ata para nesh. Edhe për këtë mendoj biem dakord të gjithë. Përsa i përket prishjes së marrëdhënieve të mundshme me Italinë, nuk qëndron. E para se PS çoi në Kushtetuese marrëveshjen me detin dhe nuk prishi ndonjë marrëdhënie me Greqinë, përkundrazi ato kohë edhe i forcoi. Se dyti çuarja në kushtetuese përkundrazi na bën më të ndershëm me Italinë, që ne nuk e kemi sulm politik, por lidhet me kushtetutën e vendit dhe do flasë gjykata. Ne të marrim përsipër që do respektojmë verdiktin e Gjykatës Kushtetuese.

Asllan Dogjani: Ne s’na votojnë italianet, ne na votojnë shqiptarët. Opozita italiane ka dalë kundër kësaj marrëveshje. Dhe ne mos të çojmë në Gjykatën Kushtetuese?! Ata po i sjellin emigrantët në një burg këtu. Unë do e firmos kërkesën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje.

Berisha: Absurdi është që një parti e majtë në Shqipëri bashkëpunon me një të djathtë në Itali. Vetë e majta në Itali po e kundërshton. Unë mendoj që rruga më e drejtë është kjo që propozohet, që ta kontrolloj Gjykata Kushtetuese. E kuptoj shqetësimin e Tritanit, por mendoj se është e arsyeshme si rrugë. Se ne jemi kundër, por nëse marrëveshja ratifikohet ajo pastaj duhet të zbatohet edhe nëse jemi ne në pushtet. Por nëse gjykata kushtetuese vendos, ne pastaj kemi vendimin e gjykatës kushtetuese për të mos pranuar marrëveshjen.

gazment bardhi sali berisha ervin salianji

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin