LIVE UPDATES
Politike

Zbulohen lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

Nuk dihen arsyet se përse deputeti më i votuar në Shqipëri fsheh punësimin e tij, por nga të dhënat e zbuluara për këtë kompani, mund të mësojmë edhe shkakun e vërtetë. Për lidhjet e errëta mes krimit dhe politikës, që në zgjedhjet e 11 Majit u panë më shumë se kurrë më parë.

25 June 2025, 22:48 Nga DOSJA
Zbulohen lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i
arkend balla

TIRANË- Një CV minimaliste apo normale për një të ri, i cili në plan të parë, të jep presimat për të një ardhme të mirë, madje edhe akademike. Por ylli në ngjitje, ndryshe nga sa pamë në CV e tij dhe në jetën parlamentare, surprizoi opinionin publik në zgjedhjet e 11 majit, madje theu edhe çdo rregull të garave demokratike. Një punonjës universiteti, i panjohur për publikun, me një aktivitet online me 3 mijë miq në rrjete sociale,  pa dal thuajse asnjëherë në media, shënoi rekord historik, duke tejkaluar në vota çdo politikan të 35 viteve pluralizëm. 

Në këtë moment prozhektorët u kthyen nga ai, e duket se situata nuk është kaq rozë. Të gjitha të dhënat, tregojnë se pas tij qëndronte një prej grupeve më të rrezikshme kriminale të qytetit të Durrësit.

Lideri i opozitës Sali Berisha ishte i parë që denoncoi lidhjet e Arkend Ballës me Visin e Pojës, apo organizatën e Troplinëve. Dhe në këtë rast, të dhënat janë identike si në rastin e Jurgis Çyrbjes, ku përgjimet zbuluan se ishin grupet kriminale që e futën në listë, madje i diktuan Edi Ramës edhe renditjen në listë. Por këtë herë, kjo organizatë kriminale, ishte e bindur për suksesin e saj, ndaj dhe një personazh si Arkend Balla, mund ta nxirrnin më të votuarin në qytetin bregdetar.

Le të ndalemi te faktet, që tregojnë për lidhjet e deputetit më të votuar të Durrësit me organizatën e Troplinëve apo Visin e Pojës.

Ndërsa në CV e tij, Arkend Balla deklaron se ka punuar vetëm në universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës, ai ka fshehur një tjetër eksperiencë të tijën, e cila është e detyruar për shkak të të ardhurave të deklarohet në formularin e pasurisë. Në deklaratën e Pasurisë, Arkend Balla deklaron se se nga qershori i vitit 2021 deri ne datën 05.08.2023, kur mori mandatin e deputetit, ka qënë i punësuar ne kompaninë NISATEL.

Nuk dihen arsyet se përse deputeti më i votuar në Shqipëri fsheh punësimin e tij, por nga të dhënat e zbuluara për këtë kompani, mund të mësojmë edhe shkakun e vërtetë. Për lidhjet e errëta mes krimit dhe politikës, që në zgjedhjet e 11 Majit u panë më shumë se kurrë më parë.

Kompania NISATEL një ndër ortakët themelues ka Sadrit Danaj i cili sot e zotëron 100% të aksioneve, si pronar i vetëm. Kjo është një kompani që ofron shërbime interneti, telekomunikacioni, televizioni. Për periudhën 2015-2025 ka përfituar rreth 900.000 euro pagesa nga instutcione shtetërore në qarkun Vlore, Durrës, Fier dhe Tiranë. NISATEL është një kompani që adresën primare ku ushtron aktivitet e ka në Vlorë dhe kjo na bëri të hulumtojmë dhe më shumë për të gjetur lidhjen sesi Arkend Balla u përzgjodh nga kjo kompani për të punuar pranë saj.

Që prej majit të vitit 2018 ortak i vetëm i kësaj kompanie është shtetasi Sadrit Danaj, një personazh i denoncuar dhe më herët nga Partia Demokratike për kryerjen e veprave të rënda penale, në kohën kur Edi Rama e emëroi në krye të Qarkut Vlorë.

Ndërsa Edi Rama, e emëronte në një prej institucioneve më të rëndësishme, lidhjet e tij kriminale do të qëndronin të fshehta deri kur Antimafia Italiane do të zbarkonte në Shqipëri për të goditur organizatën mafioze të Visit të Pojës, ku të përfshirë në trafikun e drogës do të rezultonin edhe Danajt e Vlorës.

Sadrit Danaj është vëllai i Nexhmedin dhe Vexhi Danaj. Po le të ndalemi fillimisht te një prej vëllezërve të punëdhënësit të Arkend Ballës. Nexhmedin Danaj, një prej vëllezërve të kompanive të internetit ku punonte edhe Arkend Balla, është një emër i përfolur edhe më parë në media, për trafik droge e pastrim parash. Kohë më parë, u raportua se ai sëbashku me Algerta Fejzulla kishin ngritur një perandori të pastrimit të parave të drogës, nëpërmjet komopanive në emër të tyre. Dyshohet që Danaj lëvizte paratë e trafikut të kokainës edhe në Dubai përmes kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai.

Sipas raportimeve në media, referuar autoriteteve spanjolle, Nexhmedin Danaj dhe Algerta Fejzulla janë çifti vlonjat protagonist i një grupi kriminal në Spanjë, i cili ka qarkulluar të paktën 65 milionë euro, produkt i trafikut të kokainës.

 Grupi kriminal me 27 anëtarë u godit nga policia spanjolle dhe Europol në shtator të vitit 2023. Autoritetet spanjolle njoftuan se kishin arrestuar 27 persona, në disa provinca si Madrit, Malaga, Seville, Valencia dhe Barcelonë, pjesë e grupit, i cili kishte pastruar të paktën 65 milionë euro me metodën “Haëala”.

Ndërkohë vëllai tjetër Nexhmedin Danaj, pas një hetimi 5 vjecar të Antimafias Italiane është akuzuar për Trafik Ndërkombëtar Droge në bashkëpunim me shtetasin Elvis Doçi (Visi i Pojës).  Këtij shtetasi i janë sekuestruar dhe disa kompani përfshirë dhe TV Kabllor Vlora Cable. Kjo kompani ditën e bërjes publike të masave të arrestit ka kaluar nëpronësi të vëllait tjetër Vexhi Danaj, kjo për të shmangur sekuestrimin.

Por pikërisht kjo manovër ngre edhe më shumë pikëpyetje mbi favorizimin nga ana e SPAK, në favor të Nexhedin Danajt dhe bizneseve të tij.  Vetëm një ditë pas Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte sekuestruar disa kompani të anëtarëve të organizatës kriminale të Visit të Pojës, Nexhmedin Danaj, i shiti vëllait të tij, Vexhiut, 30 përqind të aksioneve. Kontrata e nënshkruar jashtë zyrës noteriale thotë që shitja e aksioneve është kryer në datën 1 Maj 2025 dhe vlera e saj është 30 mijë lekë të reja.

Ndërkohë, dokumenti është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 22 Maj dhe prej këtij momenti ai merr vlerë ligjore. Ky transaksion, si rregull, nuk duhej të regjistrohej, pasi, siç deklaroi SPAK-u një ditë më parë, kompania ishte vendosur nën sekuestro, gjë e cila presupozon se ndalohet ndryshimi i pronarëve. Por, të dhënat zyrtare tregojnë se Prokuroria e Posaçme nuk dorëzoi asnjë akt pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për të vërtetuar se gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e aksioneve të Nexhmedin Danajt, në kuadër të operacionit “Ura”.

Gjithashtu, nga një vëzhgim i “Syri Televizion” disa ditë pas urdhërit të sekuestrimeve, në regjistrin e kompanive private, rezultoi se, të paktën për 3 ditë pas bërjes së lajmit publik, asnjë prej kompanive të personave të përfshirë në hetimin e Anti-mafias italiane nuk u vendos nën sekuestro, duke ngritur dyshime për vonesa të pajustifikuara ose, në rastin më të keq, për mos-bllokimin e tyre.

Ndërsa një prej Vëllezërve Danaj u arrestua nga Anti-Mafia italiane për bashkëpunim me Troplinët në trafikun e drogës dhe vëllai tjetër 2 vite më parë ishte arrestuar nga Autoritetet Spanjolle për përfshirje në organizatë trafiku droge dhe pastrimin e 65 Milionë eurove, për Edi Ramën, duket se këto ishin të dhëna të mjaftueshme për ti gostitur me leje ndërtimi, e për më tepër për SPAK këto kompani e investime janë të padukshme.

Në skenë del vëllai tjetër, që po ashtu duhet të ishte vënë nën hetim nga SPAK për transasksionin e shitjes së kompanisë së internetit dhe Televizionit, me akuzën e manovrave për fshehjen e pasurisë.

Nga një hulumtim i thjesht në qendrën kombëtare të Biznesit, hulumtim ky i shmangur nga SPAK, rezulton se Vexhi Danaj është pronar i disa bizneseve, ndër to edhe dy kompani që nuk janë bërë publike deri më sot. 2B&U COMPANY e themeluar në vitin 2017 ka si përonar të saj Vexhi Danaj, dhe si adresë apo të dhëna kontaktesh ka pikërisht ato të kompanisë Vlora Cable, kompania e sekuestruar nga SPAK, duke faktuar edhe njëherë lidhjet mes kompanive të vëllezërve Danaj.

Kësaj kompanie në dhjetor të vitit 2024, Edi Rama në cilësin e drejtuesit të KKT-së I ka miratuar një leje ndërtimi për hotel në Radhimë: “Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë polifuksionale me dy korpuse me funksion banim, hotel dhe shërbime me 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11 dhe 12 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “2b&u Company” sh.p.k.

Pra më konkretisht, personazhet që Antimafia italiane dhe Autoritetet Spanjolle i akuzon për trafik droge dhe pastrim parash në Shqipëri, Edi Rama u jep leje ndërtimi hotelesh në bregdet, e për më tepër, SPAK nuk i sheh. Por jo vetëm këtë kompani, në emër të Vexhi Danajt është regjistruar edhe kompania “Gerard Krom” e cila është pajisur me leje shfrytëzimi nga Damian Gjiknuri për nxjerrje minerali krom në Bashkinë Klos. Lidhja kriminale e vëllezërve Danaj me bandën e Troplinëve është e faktuar tashmë nga Antimafia Italiane, e lidhjen e durrsakut Arkend Balla me vlonjatët Danaj, e konfirmon edhe vetë deputeti që është paguar prej tyre./ Plug, Syri Tv

arkend balla

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin