LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet në Kosovë/ REL: Partitë me platforma "shkel e shko" kundër dhunës në familje

Me premtime të paqarta dhe angazhime sipërfaqësore, analistët thonë se trajtimi real i situatës nuk duket në horizont.

29 January 2025, 18:11 Nga M.B
Zgjedhjet në Kosovë/ REL: Partitë me platforma "shkel e
Foto ilustruese

KOSOVA- Edhe pse një krizë në rritje në Kosovë, dhuna në familje është kryesisht e neglizhuar në platformat e partive politike që synojnë pushtetin në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Me premtime të paqarta dhe angazhime sipërfaqësore, analistët thonë se trajtimi real i situatës nuk duket në horizont. Të dhënat që Radio Evropa e Lirë i siguroi nga Policia e Kosovës, tregojnë se vitin e kaluar, numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje ka shënuar ngritje në krahasim me vitin 2023.

Më 2024 kishte 2.959 raste, kurse më 2023 - 2.460 raste. Në shumicën dërrmuese të tyre, viktima janë gratë. Nga viti 2010, ndërkaq, në Kosovë janë vrarë rreth 60 gra - dy prej tyre vitin e kaluar. Në të shumtën e rasteve, autorë të këtyre krimeve kanë qenë bashkëshortët ose ish-bashkëshortët.

REL-i kontaktoi disa kandidatë të partive kryesore në garë - Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës - për t’i pyetur rreth zotimeve që i kanë në programet zgjedhore për t’iu kundërvënë dhunës në familje, por asnjëri prej tyre nuk u përgjigj.

As në tubimet që mbajnë me qytetarë, kjo temë nuk dominon. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka të publikuar program të zgjeruar zgjedhor në formë të shkruar. Por, në shpalosjen e zotimeve të kësaj partie, udhëheqësi i saj, Albin Kurti, foli për çështje që prekin familjen, si: prona, trashëgimia, dhuna, divorci e alimentacioni.

“Përgjigjja jonë do të jetë themelimi i gjykatës për çështje familjare, e cila me prioritet dhe shpejtësi do t’i trajtojë rastet, të cilat qytetarët i adresojnë në gjykata”, tha Kurti, pa dhënë detaje të tjera.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ai njoftoi edhe për hyrjen në fuqi të monitorimit elektronik të kryesve të dhunës apo të dyshuarve, duke thënë se mbikëqyrja e tillë “do ta luftojë dhunën në familje si asnjëherë më parë”. Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës, në programin e saj zgjedhor, zotohet se do të zhvillojë një “qasje gjithëpërfshirëse” për ta luftuar dhunën ndaj grave.

Sipas PDK-së, kjo synohet të bëhet “duke integruar njësi të specializuara policore, shërbime të përkushtuara mbështetëse, trajnime të synuara dhe fushata të ndërgjegjësimit publik, që sigurojnë përgjigje gjithëpërfshirëse dhe efektive për mbrojtjen dhe fuqizimin e grave në mbarë Kosovën”.

Partia tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, e prek çështjen e dhunës në familje në kontekstin e zotimeve për fuqizimin e infrastrukturës policore.

“Në këtë drejtim, do të angazhohemi që viktimat e dhunës në familje të trajtohen në mënyrë të veçantë, përfshirë dhoma të ndara për intervistim”, thuhet në programin zgjedhor të LDK-së.

Kjo parti parasheh, gjithashtu, investimin e 2.5 milionë eurove në sistemin e kamerave në trup te policët që trajtojnë dhunën në familje. Në programin e saj thuhet se do të ketë edhe Ministri të Familjes dhe Mirëqenies. Kjo e fundit përmendet edhe në programin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aty thuhet se përgjegjësi e kësaj ministrie do të jetë “hartimi dhe angazhimi multidisiplinar për një strategji gjithëpërfshirëse kundër dhunës në familje”.

Më konkretisht se si ose kur do të realizohen këto, nuk specifikohet në programin e asnjërës parti. Për Adelina Berishën, menaxhere e programit kundër dhunës me bazë gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës, qasja e partive politike ndaj dukurisë së dhunës në familje, është vetëm “shkel e shko” apo “klishe”.

“Ato as që e kanë marrë mundin të shohin se çfarë ekziston dhe çfarë duhet bërë... Për shembull, te PDK-ja thonë ‘një qasje gjithëpërfshirëse’ dhe ‘të integrohen njësitë e specializuara policore’. Kjo është informatë e gabuar, sepse secili stacion policor e ka njësinë për trajtimin e dhunës në familje”, thotë Berisha për Radion Evropa e Lirë.

Informata të tilla të gabuara, sipas saj, kanë edhe partitë tjera.

“Një prej ideve të LDK-së është ‘krijimi i dhomave të ndara për intervistim në stacionet policore’ - gjë që tashmë ekziston në shumicën e stacioneve policore të Kosovës. Një gjë që ndodh në praktikë, ata e kanë futur në program”, thotë Berisha.

Vërjetje të ngjashme me të ka edhe Vebi Mujku nga Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale.

“Unë nuk kam parë program serioz ose qasje serioze te partitë politike në përgjithësi, lidhur me trajtimin e dhunës në familje apo të të gjithë segmentit të mirëqenies sociale... sepse dhuna në familje ndërlidhet edhe me divorcin, me alimentacionin, me besimin e fëmijëve dhe kontaktimin e tyre. Pra, janë disa pasoja shkaku i dhunës në familje”, thotë Mujku për Radion Evropa e Lirë.

Berisha thotë se përballja efikase me dukurinë e dhunës në familje duhet të nisë me parandalimin e rasteve të kësaj dhune.

Edukimi për barabarësinë ndërmjet gjinive, “jashtë normave patriarkale dhe sociale që mirëmbajnë dhunën në familje dhe gratë në pozita të rrezikshme”, duhet të nisë qysh në çerdhe, thotë ajo.

Ndaj, shton Berisha, kushdo që merr pushtetin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të duhej t’i qasej fuqizimit të sistemit të arsimit, për të ndikuar në ndryshimin e normave sociale.

Ajo konsideron se komunikimi i mirëfilltë ndërmjet ekzekutivit dhe sistemit gjyqësor e prokurorial, ndihmon gjithashtu në luftimin e dukurisë së dhunës në familje.

Sipas Berishës, të domosdoshëm janë edhe këta hapa: sigurimi i të gjithë mekanizmave për sistemin e mbrojtjes së viktimës, shtimi i stafit në qendrat për punë sociale dhe trajnimi i gjithë stafit lidhur me legjislacionin, ngritja e kapaciteteve dhe trajnimi i stafit në sistemin shëndetësor për identifikimin e viktimave të dhunës në familje.

“Duhet shumë punë që dhuna të parandalohet. Por, edhe në rastet kur ndodh ajo, ne duhet t’i kemi në dispozicion të gjithë mekanizmat që e mbrojnë viktimën”, thekson Berisha.

Për Mujkun, kushdo që qeveris vendin në të ardhmen, duhet të rregullojë një vijë vertikale të përgjegjësisë për këtë çështje. Sipas tij, një pjesë e shërbimeve sociale janë nën kompetencën e qendrave për punë sociale të nivelit komunal, ndërkohë që politikat i zhvillon niveli qendror.

“Ky sistem duhet ta ketë vijën përgjegjëse, pra kush e merr hapin e parë, të dytë, të tretë... e jo të mbetet duke u hedhur faji nga një institucion në tjetrin”, thotë Mujku.

Institucionet e Kosovës në disa raste kanë shkëmbyer akuza mes vete. Në prill të vitit 2024, kur në Kosovë janë vrarë dy gra brenda pak ditësh, ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se dhunuesit, shpeshherë, “bëhen vrasës”, për shkak të “mosndëshkimit adekuat nga institucionet përkatëse”.

“Kur dhunuesi e sheh që po ledhatohet nga sistemi, ai e përsërit veprën penale”, ka thënë atëkohë Haxhiu.

Vrasja e rëndë në Kosovë dënohet me minimum 10 vjet burgim dhe me maksimum burgim të përjetshëm. Për të akuzuarit për dhunë në familje, Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime me gjobë dhe deri në tre vjet burgim. Por, në një raport që ka publikuar Grupi për Studime Juridike dhe Politike në Kosovë, në vitin 2023, është thënë se shumë pak të akuzuar për veprën e tillë janë dënuar me burg - shumica me gjobë.

Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, numri i grave që përjetojnë dhunë në familje në Kosovë, është shumë më i lartë se shifrat zyrtare. Ata thonë se dhuna nënraportohet për disa arsye, përfshirë: presionin social mbi gratë, mungesën e pavarësisë së tyre ekonomike dhe mostrashëgimin e pasurisë nga prindërit. Këtë javë, Radio Evropa e Lirë solli rrëfimin e një gruaje që për 40 vjet duroi dhunë në familje, ndërsa më herët ka pasur edhe një material për jetën e të mbijetuarve pas raportimit të dhunës në familje./ REL

kosova

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin