LIVE UPDATES
Politike

Porti i Durrësit, Xhaferri: Aferë! Shqipëria hiqet nga linjat kryesore e transportit

10 February 2022, 10:10 Nga DOSJA
Porti i Durrësit, Xhaferri: Aferë! Shqipëria hiqet nga linjat

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri ka nisur interpelancën me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ai renditi një më një të gjithë faktet që sipas tij bëjnë portin e Durrësit, aferën më madhe korruptive në vend që sipas tij e heq Shqipërinë nga linjat kryesore të transportit. Në fjalën e tij, Xhaferaj tha se tashmë është kjo kompani offshore që po bën shitjet e apartamenteve për projektin në portin e Durrësit, duke renditur tetë fakte, të cilat sipas tij konfirmojnë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive. Sipas tij, më 21 prill të vitit 2021, Rama vendosi që ta nxjerrë portin nga boshti perëndimor për ta kthyer atë në një kompleks vilash pas asnjë vlerë për Durrësin dhe Shqipërinë. Madje shtoi se porti rrezikonte edhe marrëdhëniet me aleatët dhe cënon sigurinë kombëtare si edhe atë të NATO-s pasi konsiderohet si porti i vetëm në rajon që ka kapacitetet për dislokimin e trupave të kësaj aleance në Mesdhe.

“Jeni te gatshem te rrezikoni edhe marrdhenien me aleatet strategjik sic eshte NATO. Kjo sepse më 4 maj 2021 kur, Gjenerali Chris Cavoli, komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, vizitoi portin historik të Durrësit ai u shpreh se“porti i Durrësit ka një qasje strategjike, si i vetmi port me kapacitete për të realizuar dislokimin e trupave në rajonin e Detit të Zi“. Pa nje plan per portin ekzistues dhe per garantimin e marredhenies strategjike me aleatet, si pretendoni te jemi nje vend kredibel dhe partner serioz? Keto 8 fakte jane te pamohueshme, ne ndryshim nga fabulat e ngritura nga Qeveria 3D per te mbuluar kete mega afere korruptive. Eshte e qarte se nuk i trembeni qytetareve, por shpresoj ti trembeni drejtesise,“-tha në fjalën e tij deputeti.

FJALA E PLOTë E XHAFERRIT Në FOLTOREN E KUVENDIT: 

Fakti 1 – Ligji 145, datë 3 Dhjetor 2020 parashikon marreveshjen me Emiratet Arabe. Në nenin 6 te marreveshjes I cili merret ne menyre eksplicite me Portin e Durresit, citohet se kjo marreveshje nuk i nenshtrohet asnje procedure prokurimi publik duke shmangur qartazi dhe haptazi konkurencen.

Perkatesisht Neni shpreh se: “Palët kanë rënë dakord për një listë të projekteve specifike, që konsiderohen të një natyre strategjike: Ri-zhvillimi i Portit të Durrësit…” Dhe më poshtë po ky nen bën të qartë se: “Programet dhe projektet strategjike, të rëna dakord, në përputhje me këtë Marrëveshje, nuk do … i nënshtrohen prokurimit publik, tenderit publik, procedurës konkurruese, publike ose ndonjë procedure tjetër, të përcaktuar në legjislacionin kombëtar të Shqipërisë ose të Emirateve të Bashkuara Arabe”. Pra, qe ne gjeneze projekti eshte perpiluar per te shmangur transparencen dhe konkurrencen.

Fakti 2 – Pseudo investimi eshte ne mosperputhje te plote me Marreveshjen e Stabilizim Asocimit te lidhur me Bashkimin Europian. Neni 71 i MSA-se flet per Konkurencen: Ky nen bën të qartë se nuk je duke respektur marrveshjen nese … jep ndihmë shtetërore që shtrembëron konkurencën duke favorizuar sipërmarrje të caktuara… Neni 74 i se njejtes marreveshje thekson per Kontratat publike se: Palët deshirojnë … liberalizimin e kontratave publike në bazë të parimit të mos-diskriminimit…

Duke pasur parasysh keto shkelje problematike si edhe kushtet ne te cilat eshte konceptuar investimi ne port, europarlamentari Michael Gahler, zv. Kryetar i Komisionit për Cështje të Jashtme në Parlamentin Europian ka shprehur shqetesim se „procedura e ndjekur është në kundërshtim me marrëveshjet që ka nënshkruar qeveria dhe se marrveshjet janë shkelur“. Vetem interesa te medha korruptive mund te shtyjne nje qeveri perfituese nga mbeshtetja europiane te kundershtoje hapur marreveshje me BE-ne. 

Fakti 3 – eshte deshmi e hapur se projekti nuk ka as per qellim te zhvilloje nje port ne sherbim te qytetit, as ne sherbim te turizmit, por nje kompleks per nje grusht te vogel njerezish pa impakt ne ekonomine e Durresit apo me gjere.

Perkatesisht, Vendimi i KM, Nr. 861, datë 29.12.2021

PËR TRANSFERIMIN NË FONDIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME PËR MBËSHTETJEN E INVESTIMEVE STRATEGJIKE, TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË ZONËN KADASTRALE NR. 8514, BASHKIA DURRËS, PËR ZHVILLIMIN DHE REALIZIMIN E PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “MARINA DHE JAHTET E DURRËSIT (DURRËS YACHTS & MARINA)”, DHE PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA AUTORITETI PORTUAL DURRËS TE MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË

Këshilli i Ministrave VENDOSI: Transferimin në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike (FPPMIS), i cili administrohet nga ministria përgjegjëse për ekonominë, të pasurive të paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale nr. 8514, Bashkia Durrës, me sipërfaqe totale 80.9 (tetëdhjetë pikë nëntë) ha, … që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij. Pra do te transferohen 81 ha prone publike . Ne drejtim dhe per llogari te kujt? Në hyrje të portit të Durrësit prej disa javësh është vendosur zyra e shitjes së Symphony Group of Comopanies, kompania offshore per te cilen sherbeu si mburoje grupi EMAAR. Nje tabele “Durrës Yacht Marina” eshte prej muajsh I vetmi investim I bere ne zonen e portit. Pa një projekt të detajuar, qeveria shqiptare ka urdheruar transferimin e 80.9 hektarëve tokë nga Bashkia e Durrësit te Ministria e Infrastrukturës për llogari të nje Simfonie. Çmimi i tregut, më të cilin shitet toka në këtë zonë, është rreth 2000 euro metri katror. Nëse i bëjmë llogaritë, projekti shtrihet në rreth 800 0000 metra katrorë tokë, vlera e së cilës është rreth 1.6 miliardë euro. Me tej, ju ftoj te mos permendni me investime te kompanise EMAAR pasi eshte e qarte se EMAAR jo vetem nuk ka historik te mire ne Ballkan sic eshte deshtimi qe ka pasur ne Serbi, por mbi te gjitha kompania e perfshire ne Port eshte ajo offshore e nisur vetem pak muaj para fillimit te kesaj afere ne ishujt Cayman. Nje dosje e gatshme per SPAK. Kjo vlere e cila I takon qytetareve te Durresit eshte e qarte se nuk do ti kthehet atyre, pasi kompanite offshore te zgjedhura pa transparence e pa konkurence nuk kane treguar se kane per qellim ti sherbejne qytetareve apo zhvillimit ekonomik te vendit.

Fakti 4 – qendron tek vete godina që shërben si qëndër shitjesh. Kjo është hallka e parë e zinxhirit të grabitjes së pronës më me vlere te Durrsakeve. Në muajn Korrik të vitit të kaluar kam denoncuar grabitjen që i është berë portit të Durrësit duke i marrë këtë ndërtesë. Janë 25 zyra të mëparshme të administratës se portit dhe 1500 meter katror parkim që u kthyen ne “sales center”. U zbrasen naten dhe njerezit qe i kane sherbyer prej vitesh portit u degdisen larg tij. Mbi cfare dispozite apo urdheri u moren?

Fakti 5 – qendron tek vlera e investimit. Nga konsultimi me ekperte te detarise me rezulton se investimi per portet e jahteve te permaseve të ngjashme eshte mesatarisht 50 deri ne 60 milion euro. Edhe historia e investimeve ne rajon dhe ne vend e mbeshtet kete fakt. Ju kujtoj se dy vite me pare në datën 7 Tetor 2019 keni miratuar një koncesion për: Bashkimin e Përkohshëm të Shoqërive “Praslin Investment” sh.p.k. dhe “R&T” sh.p.k sipas partneritetit publik privat të portit të jahteve “Marina Rodon”, propozim i kërkuar me vlerë investimi prej 883,461,666 Lekë, pa TVSH.

Neqoftese keni ndonje kunder argument se ky port eshte I nje permase me te vogel se ai I Durresit, ju them se nje qeveri me institucione te pergjegjshme si ajo ne Kroaci, ne fillim te ketij viti, ka filluar ndertimin e nje porti jahtesh ne Rjeka ne bashkepunim me nje kompani prestigjoze Gjermane. Ky investim e ka vleren 50 milion euro.

Fakti i 6 – ka te beje me planin e pergjithshem vendor i miratuar me vendimin 1 date 15 Prill 2021. Ne Gusht te te njejtit vitkeni miratuar edhe planin e detajuar vendor. Sipas parashikimeve te Planit te Pergjithshem Vendor njesite strukturore jane 93 perqind banim dhe 7 perqind sherbime. Pra, edhe nje deshmi se shume se nuk kemi te bejme me nje projekt turistik ne sherbim te qytetit por me nje afere korruptive ne llogari te kompanive offshore.

Fakti i 7 – deshmon se qe ne gjeneze kjo eshte nje afere e paster korruptive eshte vete tenderi per spostimin e hidrovorit te Durresit ne Porto Romano per llogari te portit që do spostohet atje.

Perkatesisht, ne Buletinin e Posaçëm Nr. 191 datë 31 Dhjetor 2021 Agjencia e Prokurimit Publik

NJOFTIME FITUESI PËR PROCEDURATË KUFIZUARA

Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër : REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN
Fondi / vlera e përafërt e kontratës: 1’972’599’359 (një miliard e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy milion e pesëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e treqind e pesëdhjetë e nëntë) lekë. Fituesin e keni shpallur me 31 Dhjetor.

Buletini i Posaçëm Nr. 191 datë 31 Dhjetor 2021 Agjencia e Prokurimit Publik

NJOFTIME FITUESI PËR PROCEDURATË KUFIZUARA

BASHKIA DURRËS

FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT

Edhe ky tender deshmon se incentiva juaj e vetme eshte maksimizimi I korrupsionit.

Fakti i 8 – se jeni te gatshem te rrezikoni edhe marrdhenien me aleatet strategjik sic eshte NATO. Kjo sepse më 4 maj 2021 kur, Gjenerali Chris Cavoli, komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, vizitoi portin historik të Durrësit ai u shpreh se“porti i Durrësit ka një qasje strategjike, si i vetmi port me kapacitete për të realizuar dislokimin e trupave në rajonin e Detit të Zi“. Pa nje plan per portin ekzistues dhe per garantimin e marredhenies strategjike me aleatet, si pretendoni te jemi nje vend kredibel dhe partner serioz? Keto 8 fakte jane te pamohueshme, ne ndryshim nga fabulat e ngritura nga Qeveria 3D per te mbuluar kete mega afere korruptive. Eshte e qarte se nuk i trembeni qytetareve, por shpresoj ti trembeni drejtesise.

LAJMI KRYESOR: KUVENDI- Votohet zgjatja e mandatit të Vettingut, interpelancë për Portin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku ferdinant xhaferri porti i durresit seance plenare 10 shkurt 2022 belinda balluku ferdinant xhaferri porti i durresit seance plenare 10 shkurt 2022

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin