"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
POST PROTESTA! 16 të arrestuar, se dolën kundër Ramës, edhe Braçe! Sot kudo kryengritje…
10 March 2022, 09:27Nga DOSJA
TIRANË– Rritja e çmimit të naftës por edhe të produkteve të tjera të shportës ka ngritur dje shqiptarët në protest për 3 orë, poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Mirëpo pas protestës janë arrestuar dhe shoqëruar më shumë se ndonjë goditje ndaj grupeve e bandave kriminale, plot 16 persona janë arrestuar dhe 5 të tjerë janë vënë në hetim pas protestës.
Madje nuk përfundoi me kaq, po ndaj protestuesëve u ushtrua edhe dhunë barbarë, duke tërhequr zvarrë të rinj që protestonin me gjithë të drejtën e tyre kundër qeverisë. Madje kundër ka dalë edhe ish-zv,kryeministri Erion Braçe, i cili nuk i kurseu as akuzat ndaj Autoritetit të Konkurrencës për neglizhencë të situatës. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama hesht, sot në disa qytete të ndryshme të Shqipërisë, nga Tirana në Durrës, nga Mirdita në Shkodër, qytetarët do të ngrihen kundër abuzimit me çmimet kryesisht me atë të naftës por edhe të gjithë produkteve të tjera të shportës.
Tubimet do të nisin sot në Shkodër në orën 12:00, për t’u përhapur më pas në të gjithë vendin gjatë pasdites. Po ashtu, edhe në orën 5-6 do të protestohet edhe tek Rruga e Kombit. Në Tiranë pritet një protestë kundër rritjes së çmimeve dhe neglizhencës së qeverisë për të ndërhyrë në orën 17.00 sërish para Kryeministrisë.
Ditën e djeshme, mijëra qytetarë dolën në protestë ditën e djeshme kundër rritjes së çmimeve në të gjithë vendin, megjithatë ia arritën një prej qëllimeve, çmimi ra me 200-300 lekë. Pas protestës rreth dy orë para Kryeministrisë, qytetarët iu drejtuan rrugëve të kryeqytetit, ku bllokuan qarkullimin e mjeteve në Unazën e Vogël dhe kryqëzimin e Parku Rinia. Ndërkohë që në asnjë moment nuk pati asnjë sinjal nga ana e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka dhënë alarmin se ndodhemi në luftë, duke kërkuar që qytetarët të bëhen gati për çdo skenar.
TIRANË– Ditën e sotme banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe kanë dalë në protestë. Ata shprehen para gazetarëve se nuk po i dëgjon asnjeri...
TIRANE- Prokuroria e Posaçme, SPAK ka zbardhur detaje nga operacioni që u finalizua ditën e sotme ku janë lëshuar 42 urdhër arreste. SPAK sqaron se janë ...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga 16 persona, ndërsa ka vënë në hetim 5 të tjerë psi kanë bllokuar rrugët pas protestës.Në pranga kanë përf...
KUKËS– Moti i keq me reshje borë ka përfshirë verilindjen e vendit. Trashësia e borës është 5 -30 cm në zonat malore mirëpo rrugët nacionale janë të ...
TIRANË– Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari është liruar nga burgu. Mësohet se ajo ka...
Esmeralda KetaMiliona eurot e vëna në dispozicion për rimbursimin të recetës COVID-19 nuk u shfrytëzuan me efikasitet duke nxjerrë në pah një skemë “fiktive” mb...
SHKODËR- Detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e 38-vjeçarit Admir Rustemi gjithashtu i njohur me mbiemrin Bajri, i cili u qëllua dje në sy t...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë ngjarjet zhvillimet e protestës për rritjen e &...