"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Sport
Postimi i Mbappe ‘bën lëmsh’ merkaton, tifozët e Juventusit ëndërrojnë (MOTIVI)
15 April 2022, 10:17Nga DOSJA
ITALI– Kylian Mbappe te Juventus? Marrëveshja duket praktikisht e pamundur, por sulmuesi i PSG, po i bën tifozët të ëndërrojnë. E gjitha kjo për shkak të një postimi në Instagram nga sulmuesi francez, me një mesazh enigmatik. “Zebër, po vij”, i shoqëruar me një orë rëre.
Ndoshta një marreveshje sponsorizuese, por zebra ka qenë gjithmonë simboli i Juventusit.Kështu Mbappé gjatë natës u përmbyt nga mesazhet e tifozëve të Juventusit të cilët filluan të fantazojnë për ardhjen e tij në Torino në vend të Dybalës dhe Bernardeschit.
Por, Mbappe sapo i ka “hedhur më shumë benzinë” zërave të merkatos dhe mbetet për të kuptuar në vijim se çfarë ka dashur të nënkuptojë lojtari me “Zebrën” teksa tifozët e Juventus kanë nisur të ëndërrojnë për sulmuesin me 10-tën legjendare të bardhezinjve në shpinë.
E.Ç (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ANGLI – Cristiano Ronaldo Jr. bëri debutimin e tij si golashënues te U-12 të Manchester United. Ai shënoi golin e pestë të skuadrës që mundi Gironés Sabat...
ZVICER – Hapi i parafundit, para finales së madhe, që do të luhet më 28 maj në stadiumin Saint-Denis (Francë), do të jenë gjysmëfinalet e Champions League...
SHBA – Banorët në zonën përreth stadiumit “Hard Rock”, ku është planifikuar të zhvillohet Grand Prix i Formula 1 në Miami më 8 maj, kanë ngritur një padi ...
SPANJE – Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës, pas ndeshjes ka komentuar humbjen e bujshme 2-3 në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt, që skuadrës katalane i...