LIVE UPDATES
Bota

Prapambetje në infrastrukturën digjitale me fibra optike, gjermanët as nuk i kërkojnë

4 September 2021, 06:21 Nga DOSJA
Prapambetje në infrastrukturën digjitale me fibra optike,

Virusi i koronës mund ta kishte goditur shumë më keq ekonominë gjermane, nëse do ishte shfaqur disa vite më parë. Por në vitin 2020 në shumë ndërmarrje, megjithëse nuk shkohej në zyrë për të shmangur kontaktet, puna ishte në gjendje të vazhdonte. Kjo falë infrastrukturës digjitale. Megjithatë gjërat mund të kishin shkuar edhe më mirë. Në shumë shtëpi rrjeti ishte i dobët dhe sapo fëmijët futeshin online për të ndjekur mësimet online në një kohë kur prindërit merrnin pjesë në video-konferenca linjat bllokoheshin.

Pjesa më e madhe e territorit në Gjermani ka internet të shpejtë (të paktën 30 megabit për sekondë Mbit/s). Kjo mjafton për downloads në sektorin privat, për shembull për të shkarkuar filma. Por që sot shumë firmave u duhen linja me kapacitet më të madh se një gigabit për sekondë, të cilat mund të ofrohen me kabllo fibrash optikë. Kjo nevojë do të rritet edhe më shumë në të ardhmen. Pesë vitet e ardhshme kërkesa për rritjen e kapacitetit të kabllove do të rritet pesë deri gjashtë herë, thotë një analizë tregu e BREKO, Shoqatës federale gjermane për komunikimin me kapacitet të madh.

Në shumë sektorë që ndodhen në rajone rurale linjat e pamjaftueshme digjitale përbëjnë problem të madh për të përballuar konkurrencën, thuhet duke paralajmëruar në raportin për sistemimin territorial të institutit federal për studimet ndërtimore, urbane dhe territoriale. Komisioni gjerman i elektronikës (DKE) paralajmëron se: “Digjitalizimi i shoqërisë, ekonomisë dhe industrisë 4.0 do të bëhet kështu pa pasur mbështetjen e duhur nga rrjeti me kapacitet të madh që bazohet tek fibrat optike.”

Pa lidhjet voluminoze nuk ka të ardhme digjitale

Lidhjet me kapacitet të madh transmetimi në Gjermani janë kryesisht kabllo bakri ose kabllo televizive. Për një kohë të gjatë kabllot me fibra optike nuk u panë me perspektivë. Vetëm në qytetet e mëdha të Gjermanisë perëndimore, 20 përqind e ekonomive shtëpiake janë lidhur me fibra optike. „Sa më në periferi ndodhet një komunë, aq më i pafavorshëm është niveli i pajisjes me linjat me kapacitet të madh, thuhet në raportin e rregullimit të territoreve për vitin 2021.

Në krahasim me vendet e tjera të Organizatës për bashkëpunimin ekonomik, Gjermania ndodhet në vendin e 35-të. Vetëm pak më shumë se 5 përqind e linjave të telefonave fiks me kapacitet të madh transmetimi në Gjermani janë me kabllo me fibra optike, shumë më pak se sa mesatarja e vendeve të OECD-së.

Ndërkohë që qeveria gjermane ka marrë që më 1981 vendimin për të zëvendësuar 30 vitet në vijim kabllot e vjetra të bakrit me kabllo me fibra optike. Nën Helmut Kohlin, u kthye pllaka dhe në vend të kabllove me fibra optike u vunë në përdorim kabllot televizive, që u futën nën tokë paralelisht me kabllot e bakrit. Ato ishin më të lira dhe krijonin mundësinë e transmetimit deri në një gigabit për sekondë. Kjo arrihet vetëm në raste shkarkimi, sepse në ngarkim arrin vetëm rreth 50 megabit për sekondë. Sapo rrjeti fillon të përdoret nga disa përdorues njëkohësisht, kapaciteti ulet.

Shumë gjermanë nuk kërkojnë fare kabllo me fibra optike

Përfitimi që pati Gjermania u kthye njëkohësisht në problem: „Ne kishim një rrjet të mirë bakri, i cili krijoi mundësinë e ofrimit me çmim të lirë të linjave digjitale DSL, VDSL, dhe vectorin, thotë Cara Schwarz-Schilling, drejtoreshë e Institutit shkencor të infrastrukturës dhe shërbimeve të komunikacionit (WIK).

Kështu për shembull Telekomi Gjerman vuri në përdorim dhjetë vjet më parë të ashtuquajturin teknologjinë Vectoring, me të cilin u pajisën rrjetet ekzistuese të kabllove të bakrit. „Por ky ishte një hap i ndërmjetëm, që bëri që krijimi i rrjeteve me fibra optike të shtyhej për më vonë. Sepse kostoja e ngritjes së rrjeteve me fibra optike ulet me rritjen e numrin të ofruesve të shërbimit, të cilët kontribuojnë për bashkëfinancimin.

Por shumë klientëve privatë gjermanë u mjafton shërbimi Vectoring. Kështu për shembull as sot nuk përdoren linjat ekzistuese të kabllove me fibra optike. Ata thonë pse të paguajnë për një gigabit kur kanë mundësinë të zgjedhin mes 50, 100 ose 250 megabit për sekondë dhe në rast nevoje mund të marrin edhe më shumë. Në zonat ku thuhet të merret ose një linjë me kapacitet të ulët ose kabllo me fibra optike, gatishmëria për të paguar është më e lartë.

“Për shembull në Skandinavi ka vite që është bërë shumë e rëndësishme për njerëzit që të kenë linjë me kapacitet të lartë. Ekonomitë shtëpiake paguajnë në këto vende deri në 4 mijë euro për të marrë linjë me fibra optike, thotë Schwarz-Schilling. “Kjo do ishte në Gjermani e paimagjinueshme.”

Investitorët për ndërtimin e linjave me fibra optike janë gati

Megjithatë ngritja e linjave me fibra optike është e panevojshme nga pikëpamja e ekonomisë popullore. Kështu qeveria gjermane pati premtuar në paktin e koalicionit qeverisës në vitin 2017 se deri në vitin 2025 do të krijonte një rrjet furnizimi me kapacitet disa gigësh „duke investuar dhjetë deri dymbëdhjetë miliardë euro për rrjetin me fibra optike, që do ofronin para derës së shtëpisë shërbimin në gjithë territorin e vendit.

Që prej vitit 2019 edhe Telekomi kërkon që të nxisë ngritjen e rrjetit me fibra optike. Sot, 2,3 milionë ndërmarrje ose ekonomi shtëpiake janë të lidhura me linjën me fibra optike. Deri në vitin 2030, Telekom bashkë me konkurrentët e tjerë kërkon që të mundësojë lëtë linjë për mbi 41 milionë ekonomi shtëpiake. WIK ka llogaritur në një studim të fundit se kostot për ngritjen e rrjetit janë të paktën 60 miliardë euro.

BREKO thotë se ndërtimi i rrjetit nuk do të dështojë për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Shumë investitorë si fonde pensionesh, sigurimesh dhe investitorësh financiarë janë të gatshëm të investojnë dhe presin, që në kohërat kur përqindjet e interest janë shumë të ulëta deri në zero, të kenë përfitime të mira për investicione afatgjata në infrastrukturën digjitale. Vetëm ndërmarrjet e telekomunikacionit që janë të organizuar në BREKO do të investojnë vitet e ardhshme më shumë se 20 miliardë euro.

Vështirësi për ndërtimin e rrjetit dhe proceset e marrjes së lejes

Plani i qeverisë federale që deri në vitin 2025 të ndërtojë një rrjet fibrash optike për të gjithë territorin, nuk është i realizueshëm, mendon Cara Schwarz-Schilling. “Një nga arsyet është se kapacitetet për ndërtimin janë të pamjaftueshme për shkak të boomit në fushën e ndërtimit në përgjithësi. Ndërtimi i rrjetit vështirësohet po ashtu nga proceset e gjata të marrjes së lejes. Pjesë e problemit: Në Gjermani kabllot me fibra optike vendosen 60 centimetra nën tokë, gjë që kushton më shumë se sa vendosja mbi tokë e linjave, si në vendet e tjera. Deri 80 përqind e kostove të investimeve shkojnë për inxhinierinë civile.

Edhe për këtë çështje ka zgjidhje. Kështu për shembull është më e lehtë që kabllot me fibra optike të vendosen pranë shinave ekzistuese të trenave, sepse në këtë rast proceset e marrjes së lejeve nuk janë të nevojshme. Pikërisht këtë gjë ka planifikuar firma startup One Fiber.

Diçka është duke u bërë pra në Gjermani drejt krijimit të autostradës së fibrave optike.

„Niveli i përdorimit të fibrave optike në Gjermani është shumë më i lartë se mesatarja europiane. Këtu ne ndodhemi ndërkohë në vend të tretë, thotë i kënaqur presidenti i BREKO-s, Norbert Westfal. “Ne duam që të rrisim ritmin edhe më shumë, dhe do ta bëjmë këtë.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota fibrat optike ne gjermani gjermani fibrat optike ne gjermani gjermani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin