LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden: Diplomacia do të udhëheqë politikën time të jashtme

5 February 2021, 20:07 Nga DOSJA
Presidenti Biden: Diplomacia do të udhëheqë politikën time

SHBA- Presidenti Joe Biden vizitoi të enjten Departamentin e Shtetit dhe paraqiti vizionin e tij për politikën e jashtme të SHBA. Ai kërkoi mes të tjerash një ndryshim të përgjithshëm të diplomacisë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine raporton.

Presidenti Joe Biden dha një mesazh të ngutshëm për diplomatët dhe punonjësit e Departamentit të Shtetit në të gjithë botën.

“Amerika është kthyer. Diplomacia është kthyer. Ju jeni qendra e gjithçkaje që kam ndërmend të bëj“, tha ai.

Zoti Biden tha se, në ndryshim nga politika e ish-Presidentit Donald Trump, hiqte dorë nga mbështetja për ndërhyrjen ushtarake të udhëhequr nga sauditët në luftën civile të Jemenit.

“Kjo luftë duhet të marrë fund. Dhe, për të nënvizuar angazhimin tonë, ne po i japim fund gjithë mbështetjes amerikane për operacionet sulmuese në luftën në Jemen, përfshirë shitjet e armëve për këtë qëllim,” tha Presidenti.

Zoti Biden po krijon postin e një emisari amerikan për Jemenin dhe ka emëruar në këtë detyrë diplomatin e karrierës Tim Lenderking. Një ekspert tha se kjo shënon një ndryshim të rëndësishëm.

“Mendoj se duke pasur një diplomat amerikan atje, kjo dërgon një sinjal të fuqishëm se SHBA janë vërtet të përkushtuara për zgjidhjen e konflikteve,” thotë Brian Katulis, i Qendrës për Progresin Amerikan.

Zoti Biden dha një njoftim tjetër me rëndësi për pranimin e refugjatëve nga konfliktet vdekjeprurëse si ai në Jemen.

“Jam duke miratuar një urdhër ekzekutiv për të filluar punën e vështirë të ripërtëritjes së programit tonë të pranimit të refugjatëve, për t’iu përgjigjur nevojës globale, që është rritur si kurrë më parë,” tha ai.

Presidenti Biden dënoi grushtin e shtetit në Mianmar dhe i bëri thirrje ushtrisë të dorëzojë pushtetin, të lirojë udhëheqësit civilë dhe të rivendosë shërbimin e internetit.

Ai njoftoi gjithashtu një rishikim të forcave amerikane në të gjithë botën dhe pezulloi tërheqjen e trupave nga Gjermania, të planifikuar nga ish-Presidenti Trump.

Ky vendim, thotë analisti Katulis, u jep garanci Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë të ngushtë të Amerikës në Evropë.

“Ajo që arrihet me këtë lëvizje është një lloj kthimi i politikës së jashtme amerikane tek normat ku SHBA bashkëpunojnë ngushtë me aleatët, sidomos me aleatët demokratikë,” thotë Brian Katulis, i Qendrës për Progresin Amerikan.

Zoti Biden u tha punonjësve të Departamentit të Shtetit se ai vlerëson ekspertizën e tyre dhe kurrë nuk do t’i verë ata në shënjestër apo do të politizojë punën e tyre.

Marre nga: VOA

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden shba joe biden shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin