"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Presidenti i ri/ Spiropali: Nuk duhet të na turpërojë, mirëpresim çdo emër përveç…
21 April 2022, 19:48Nga DOSJA
TIRANË- Anëtarja e trojkës negociuese të Partisë Socialiste për zgjedhjen e presidentit të ri, Elisa Spiropali ka treguar karakteristikat që duhet të ketë pasardhësi i Ilir Metës.
E ftuar këtë mbrëmje në “Top Story” me Sokoll Ballën, Spiropali tha se presidenti i ri duhet të jetë serioz, dhe mos “të turpërojë Shqipërinë” tek ndërkombëtarët, të mos ndërhyjë tek partitë dhe “t’i ketë hije figura dhe fjala”.
Ministrja shtoi se mazhoranca kërkon përfshirjen e gjithanshme të opozitës për emrat, pavarësisht se i kanë votat. Ajo tha se të gjithë janë të mirëpritur në këtë proces, me përjashtim të “atyre që godasin me gurë”
Elisa Spiropali: Jam e bindur që procesi i zgjedhjes së presidentit do të jetë i panjohur. Ne jemi dëshirën vullnetin, jo për të bërë pazar, me ndonjë wiski e një puro vendosin emrin e kreut, por në një proces gjithëpërfshirës. Prandaj e kemi hapur prcesin me sugjerime. Kemi vullnetin dhe gatishmërinë që të zgjedhim një president që t’i ketë hije fjala, të mos na turpërojë te ndërkombëtarët, të mos fusë hundët të partitë, të mos ketë angazhime në politikë por një president që i ka hije të jetë në krye të shtetit. Me Metën ishte zgjedhje e kushtëzuar. Ne kemi dëshirën që këtë radhë të marrin propozime edhe jashtë politikës. Ka në parlament njerëz me cilësi për të drejtuar shtetin këtu por edhe në rajon, Kanë dëshmuar qëndrueshmëri në politikë, por pa përjashtuar asnjë, në këtë fazë, për t’i dhënë mundësi opozitës, e nisëm procesin me grupin ton për të marrë propozime. Ne shtymë konferencën për t’i dhënë më shumë kohë këtij procesi. Ky është një proces që e ngre kuvendi. S’mund të parashikojmë çdo komitet që ngrihet maleve të Shqipërisë. Kuvendi e ka përgjegjësinë për t’i dhënë vendit një president. Përveç emrave që godasin me gurë dyerve, të tjerët i mirëpresim.
Marrë nga Top Channel
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula dhe gazetari Mentor Kikia, kanë qenë sot të ftuar në Frontline, ku kanë diskutuar në lidhje me zgjedhjen e president...
TIRANË- Partia Demokratike është përfshirë sot nga një prej krizave më të rënda që nga themelimi i saj. Aktualisht brenda Partisë Demokratike ka dy grupime...
TIRANË- Deputetja demokrate Grida Duma ka ironizuar deklaratët e kryeministrit Edi Rama për paraardhësin e tij Sali Berisha, të cilin e quan të vdekur mbi ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka takuar zvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov. Me anë të një postimi në Twitter, Dimitrov shkru...
ITALI- Presidenti Ilir Meta ka vizituar komunën arbëreshe Carfizzi. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se falë mikëpritjes tradicionale shqiptare, ...
LUSHNJE– Kujtim Meta është qëlluar në vetëm një metër distancë. Një ditë pas atentati që iu bë në Lushnje, mësohet se në komisariat kanë përfunduar më shu...