"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Meta takon Ministrin e Austrisë, e falenderon për suportin në integrimin europian
19 November 2021, 12:19Nga DOSJA
TIRANË – Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta u takua ditën e sotme me Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart.
Kreu i Shtetit vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, marrëdhëniet dhe miqësinë e fortë mes dy popujve, si dhe theksoi mbështetjen e tij për përmirësimin edhe më tej të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve gjithashtu me fokus në turizëm, arsim e kulturë, si dhe rritjen e investimeve austriake në Shqipëri.
Ai e ka falenderuar gjithashtu Austrinë për mbështetjen që i jep vazhdimisht vendit tonë por edhe rajonuit në procesin e Integrimit Europian duke theksuar sidomos hapjen e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut dhe liberalizimin e vizave me Kosovën.
;
“Prita sot në një takim të ngrohtë Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Sh.T.Z. Michael Linhart. Vlerësova bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, marrëdhëniet dhe miqësinë e fortë tradicionale mes dy popujve, si dhe shpreha vullnetin për nxitjen e tyre në fushën ekonomike, tregtare, në turizëm, arsim e kulturë, si dhe rritjen e investimeve austriake në Shqipëri. E falenderova Ministrin Linhart për mbështetjen e sinqertë dhe shumë të rëndësishme, që Austria vazhdon t’i japë Shqipërisë dhe të gjithë rajonit në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, posaçërisht në hapjen e bisedimeve të pranimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e vizave me Kosovën”, shkruan Meta
Michael Linhart është takuar pak më herët me Ministren e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ku mbajtën një konferencë të përbashkët. Xhaçka e kosnideroi vizitën tregues të vëmendjes që Austria i kushton Shqipërisë dhe rajonit dhe theksoi kontributin e tyre për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit sidomos mbështjen që Austria i ka dhënën Shqipërisë në procesin për integrimin europian.
TIRANË – Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku takoi ditën e sotme me Ministrin e Jashtëm Austriak, Michael Linhart të cilin e falënder...
TIRANË- Komisioni i Shëndetësisë pati debate mes kryetares Albana Vokshi dhe deputetes socialiste Klodiana Spahiu. Të dy deputetet debatuan rreth paketës f...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me firmat e mbledhura gjatë aksionit të ish-kryeministri...
TIRANË– Kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj ka bërë me dije detaje lidhur me takimin e zhvilluar dje me kryedemokratin ...
TIRANË- Deputeti Ervin Salianji ka debatuar me Çlirim Gjatën në lidhje me dy datat e vendosura për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Të ftua...
TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu i ka bërë një pyetje live kryeministrit të vendit Edi Rama, por nuk ka marrë asnjë përgjigjie prej tij. Teksa diskut...