LIVE UPDATES
Bota

Presioni turk në Maqedoninë e Veriut shqetëson përkrahësit e Fethullah Gylen

19 April 2019, 11:12 Nga DOSJA
Presioni turk në Maqedoninë e Veriut shqetëson

Turqit që jetojnë në Maqedoninë e Veriut e konsiderojnë të guximshme të tregojnë se e mbështesin klerikun musliman Fethullah Gulen, të cilin Erdogan e quan oranizator terrorist.

Ankaraja mban nën presion të pamëshirshëm Ballkanin, me pretendimet e mbështetjes së Gulen dhe po e shtyn Maqedoninë e Veriut të kthejë 15 shtetas turq, të cilët i akuzon si terrorist. Të gjithë janë mbështetës të Gulen, i cili jeton në SHBA, pasi u akuzua për grushtin e shtetit në vitin 2015.

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë Veriore i ka konfirmuar BIRN-it se ka marrë disa kërkesa turke për ekstradim që nga viti 2018.

“Tani ka 15 kërkesa për ekstradim drejt Turqisë lidhur me akuzat për terrorizëm. Të gjitha këto procedura janë në vazhdim dhe institucionet përgjegjëse janë duke biseduar, “- u shprehën nga Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut dhe Turqia nuk kanë zbuluar identitetet e personave të kërkuar, por ambasada turke në Shkup është më pak e tërhequr. Ajo ka thënë për gazetën lokale Vecer se ata përfshijnë krerët e institucioneve arsimore dhe anëtarët e mediave në gjuhën turke dhe OJQ-të që punojnë në vend.

Një shtetas turk në Maqedoninë e Veriut, i cili donte të qëndronte anonim, me të vërtetë i përshtatet profilit të njohur “Gulenist” dhe përkrah verbërisht atë. Megjithatë, ky qytetar turk këmbënguli se duke qenë një “gulenist” nuk kishte të bënte me terrorizmin, ose me përpjekjen e dështuar për të rrëzuar Erdoganin në vitin 2015. Në pritje të burgut të caktuar në Turqi.

Ai ende nuk flet maqedonisht, por fëmijët e tij po dhe ai shpreson të marrë një pasaportë të Maqedonisë së Veriut. Ka ardhur nga Turqia në Shkup rreth një dekadë më parë, për biznes. Ra dakord të takohej në një kafene jashtë punës së tij, në një vend që për ët ishte më i sigurtë. Tregoi se e vizitoi Turqinë përpara përpjekjes së grushtit të dështuar dhe është i bindur se do të arrestohet nëse ai do të kthehej përsëri.

“Nuk kam informata nëse unë jam në listën e 15 personave, as autoritetet maqedonase nuk më kanë njoftuar për ekstradimin tim, por unë e di që do të arrestohem nëse do të shkojë në tokën turke.”– u shpreh ai.

Ai shpesh e kombinonte emrin “Erdogan” me fjalën turke “Dusman”, që do të thotë “armik“. Ai me siguri vepron sikur armiku ta kërkojë.

Ai tha se sulmet ndaj tij filluan pesë apo gjashtë vjet më parë, “kur mora një ofertë për të filluar punën për Erdoganin në Shkup, të cilën e refuzova. Një nga këshilltarët e tij më pas më dha këtë ofertë personalisht “.

Që nga grushti i dështuar i Turqisë, në të cilin vdiqën më shumë se 300 vetë dhe rreth 2,100 njerëz u plagosën, Ankaraja ka nisur arrestime masive të rivalëve politikë realë dhe të imazhuar dhe ka mbyllur shkollat, organizatat dhe mediat në një shkallë që nuk është parë në historinë e kohëve të fundit .

Ankaraja gjithashtu ka goditur rëndë të ashtuquajturat “Gulenistët” jashtë kufijve të saj, duke përdorur presionin diplomatik ndaj fqinjëve dhe aleatëve për t’i kthyer ato në vend. Ajo në mënyrë rutinore i stigmatizon dhe demonizon ata si anëtarë të “FETO”, pjesë e Organizatës Fethullah. Gjatë vizitës së tij në Shkup në 3 prill, ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar shtoi presionin mbi Maqedoninë e Veriut për të marr në Turqi terroristët e dyshuar.

Akar ka kërkuar një veprim të ngjashëm edhe nga Kosova e afërt. Bashkëbiseduesi i BIRN-it këmbëngul se grushti i dështuar ishte falsifikuar për t’i dhënë Erdogan-it arsyetimin që ai kërkoi për të shtypur të gjitha kundërshtimet e mundshme.

“Grushti ishte teatri i Erdoganit, të cilin ai e përdori për t’u marrë me të gjithë kundërshtarët e tij”, – u shpreh ai.

Presioni mbi Shkupin lidhur me pranimin në NATO.

Ai gjithashtu tha se pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit, Presidenti kishte kundërshtuar qindra mijëra turq.

Ai tregoi se është i qetë, pasi mendon se Maqedonia e Veriut nuk do ta dorëzojë atë tek autoritetet turke, edhe pse ai mund të jetë pjesë e listës së zezë të 15 njerëzve që Ankaraja dëshiron të ekstradojë. Gjithashtu tha se ka qenë në kontakt me diplomatët evropianë, të cilët e kanë siguruar atë se BE-ja nuk do të lejojë që Maqedonia Veriore të ekstradojë njerëz të pafajshëm dhe do të kërkojë që autoritetet në Shkup të respektojnë standardet e të drejtave të njeriut në raste të tilla.

Kryeministri, Zoran Zaev këmbënguli kohët e fundit që vendi i tij nuk do të ekstradojë njerëz pa një proces të duhur dhe pa prova serioze të terrorizmit.

Koordinatori kombëtar i vendit për pranimin në NATO, Stevo Pendarovski, i cili po kandidon për postin e presidentit, ka pranuar të njëjtën gjë. Ankaraja nga ana tjetërpo përdor një ‘levë’ të madhe mbi Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska, i cili së fundi ka pritur homologun turk, këtë muaj në një përshëndetje politike  për Alsat MTV tha se vendi kishte nevojë për Turqinë për të ratifikuar protokollin e pranimit në NATO dhe paralajmëroi se kjo mund të varet nga ekstardimi që Shkupi do të bëjë për njerëzit e tij.

Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje miqësore historike me Bullgarinë dhe një marrëveshje historike me Greqinë vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut, bëri një hap të madh drejt anëtarësimit të plotë në NATO këtë shkurt, kur ministrat shtetërorë të NATO-s në Bruksel nënshkruan protokollin e pranimit.

Por për t’u bërë vendi i 30-të anëtar i NATO-s, Maqedonia e Veriut ka nevojë për të gjitha parlamentet e shteteve të tjera anëtare që të ratifikojnë protokollin e parë dhe Ankaraja po vonon me vendimin e saj.  Ndërkohë, Ankaraja në më shumë se dy vjet më parë, në edicionin e gjuhës maqedonase të agjencisë turke të lajmeve Anadolu identifikuan shkollat ​​private ‘Jahja Kemal’, agjencinë turistike ‘Basak Tours’, gazetën e përjavshme ‘Zaman Maqedoni’, OJQ-të Sedef, Safak dhe Toleranca, zinxhirin e dyqaneve ‘EVAR’ dhe Kompania e transportit ‘Rainboë’ si bastionet e “FETO”.

Ankaraja ka mbajtur trysninë. Këtë javë, menaxhimi i shkollave private të ‘Jahja Kemal’ lëshoi ​​një njoftim për shtyp duke i bërë thirrje kujtdo që ka ndonjë lloj dëshmie kundër tyre për të kontaktuar institucionet shtetërore dhe gjykatat. “Çdo vit, gjatë periudhës për regjistrimin e nxënësve të rinj për vitin e ardhshëm shkollor, disa qendra përhapin informacion të rremë dhe shpifës rreth nesh”, -shkruante menaxheri.  Vitin e kaluar, gazeta ‘Zaman’, si media të tjera të shkruara në vend, mori një subvencion qeveritar prej 15,000 eurosh, por gazeta shpejt i ktheu fondet, pasi ambasada turke në Shkup akuzoi qeverinë për “financimin e organizatave terroriste”.

Ministri i Maqedonisë Veriut përgjegjës për komunikim, transparencë dhe përgjegjësi, Robert Popovski, i tha BIRN-it për një intervistë të botuar më 28 mars se ‘Zaman’ kishte hequr dorë nga këto fonde me iniciativën e vet. Ai këmbënguli se qeveria nuk i kishte thënë medias të heqë dorë nga paratë për hir të marrëdhënieve të vendit me Turqinë dhe për të zbutur ratifikimin turk të protokollit të pranimit në NATO të Maqedonisë Veriore.

Sido që të jetë, shumë shpejt, gazeta e mbylli botimin e saj të shtypur dhe tani funksionon on-line.

Burimi: BIRN

Përshtati: L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni birn fethullah gulen maqedonia e veriut recep tayip erdogan birn fethullah gulen maqedonia e veriut recep tayip erdogan


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin