LIVE UPDATES
Aktualitet

Priti të ekzekutohej vendimi i gjykatës, kur u kujtua përmbarimi, vdiq kundërshtari

23 December 2021, 21:36 Nga DOSJA
Priti të ekzekutohej vendimi i gjykatës, kur u kujtua përmbarimi,

DURRËS- Pas një maratone të gjatë gjyqësore, për prishjen e një objekti pa leje të ndërtuar afër shtëpisë së tij, Xhevit Shkozës, i duhet më shumë se një dekat për të gjetur zbatimin e vendimit të formës së prerë të dhënë nga ana e gjykatës. Në vitin 2009 shtesasi Mahmut Arapi, kishte nisur ndërtimin e një shtëpi tre katëshe, një metër e gjysëm larg banesës së Xhevit Shkozës. Për pasojë shtëpia e Xhevitit kishte nisur të dëmtohej, pasi ujërat e kullimit të shtëpisë së fqinjit përfundonin tek banesa e tij.

Kjo ka detyruar atë t’i drejtohej gjykatës, duke kërkuar prishjen e ndërtimit pa leje të fqinjit. Pas katër vitesh nëpër gjyqe Xhevitit i fitoi dhe gjykata në vitin 2011 kishte urdhëruar prishjen e objektit pa leje të ndërtuar nga Mahmut Arapi. Në vitin 2015, pas informacionit të kërkuar nga Fiks Fare, se përse nuk po zbatohej vendimi, Zyra Përmbarimore Durrës ishte vënë në lëvizje duke trokitur në banesën e Xhevitit dhe komunikuar atij se shtëpia e debitorit Mahmut Arapi do të prishej me 27 maj 2015. Sapo përmbarimi kishte nisur ekzekutimin e vendimit të gjykatës, palët kishin rënë dakord duke bërë një marrëveshje mes tyre që shtëpia e Muhmud Arapit të mos prishej, por të shmangte vijën e shkarkimit të ujrave.

Marrëveshja nuk gjeti zbatim dhe për pasojë Xheviti i është drejtuar sërisht Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Sërish gjykata doli me vendimin e ekzekutimit të prishjes së shtëpisë së Mahmut Arapit, vendim që mban numrin 89, të datës 21.01.2021, por që Zyra Përmbarimore Durrës vazhdon të mos ekzekutojë, pasi pala debitore ka ndërruar jetë e për pasojë duhet çelur testamenti i trashëgimisë. Për sorollatjen nga zyra e përmbarimit Xheviti i është drejtuar sërisht Fiks Fare.

Pas denoncimit në Fiks Fare, sëbashku me gazetarët qytetari nga Shijaku, kontaktoi kryetarin e Zyrës së Përmbarimit Durrës, Z. Durim Balla, i cili pasi u informua se kush e ka pasur si çështje në ndjekje u shpreh “përmbaruesi që ka pasur çështjen për ta ndjekur është emëruar në një vend tjetër dhe nuk është më tek Zyra e Përmbarimit Durrës”. Ndërsa garanton qyetarin se do të ngarkojë një përmbarues tjetër për ndjekjen e rastit “për punë 4 – 5 ditësh javën tjetër po ja jap përmbaruesit edhe bën lajmërimin” pohon kreu i Përmbarimit Durrës. Një javë pas bisedës me Xhevit Shkozën, Fiks fare iu drejtua Zyres së Përmbarimit të Durrësit për arsyen e zvarritjes së ekzekutimit të vendimit të gjykatës për problemin e zotit Xhavit Shkoza.

Në përgjigjen e tij, ky institucion sqaron se mosekzekutimi i urdhërit të ekzekutimit për një periudhë prej 10 vitesh nuk ka ardhur si pasojë e mosveprimeve të Zyrës Përmbarimore Durrës, por për shkaqe të tjera. Gjatë kësaj periudhe është pushuar një herë ekzekutimi i këtij vendimi për shkak të një deklarate noteriale të firmosur mes palëve kundërshtare nëe vitin 2015. Kjo deklarate noteriale nuk është përmbushur prej zotit Arapi dhe çështja ka përfunduar sërisht në gjykatë, ku padëtitësi ka marrë një tjetër urdhër ekzekutimi. Sipas Zyrës përmbarimore të Durrësit, në 24 qershor të vitit 2021 është shtyrë sërisht ekzekutimi i vendimit, për shkak të gjëndjes shëndetësore të rënduar të palës debitore i cili u shoqërua me ambulancë.

Më pas pala debitore ndërroi jetë dhe Zyra Përmbarimore e Durrësit pezulloi ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe është nëe pritje të daljes së aktit të trashëgimisë së debitorit për të vazhduar me ekzekutimin e vendimit të gjyakatës. Pra, zoti Xhavit duhet të presë derisa të dalin trashëgimtarët ligjorë të kundërsharit të tij, për të shpëtuar shtëpinë nga rrënimi.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet durim balla mahmut arapi xhevit shkoza durim balla mahmut arapi xhevit shkoza

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin