LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Profet i artit, Petrit Ceno

13 February 2019, 10:58 Nga DOSJA
Profet i artit, Petrit Ceno

Piktori Petrit Ceno nuk është më. Një ditë iku dhe i tha lamtumirë të gjallëve. Iku, por la një vepër. Vepra e artistit është hiri në vatër. Mjafton pa ta shpupurisës dhe ai ndizet flakë… Atëbotë sapo ishte kthyer nga Italia, ku kishte hapur një ekspozitë, frymëzuar nga vepra e De Radës “Këngët e Milosaos”.
Ekspozita u hap në Shën Dhimitër Korone, ku ka dhënë mësim poeti.
Arbëreshët u mallëngjyen. U dilnin lot prej syve, e përqafonin dhe e uronin.
“Na solle të gjallë dheun e motit të madh të të parëve, motin e Skërderbeut!”
Piktori ishte gjithë gëzim e gjallëri. Një buzëqeshje dehëse i derdhej nga buzët dhe i mbytur nga kujtimet e shumta, por një takim do t’i mbetej i pashlyer në kujtesë Pas Kalabrisë ekspozita hapet në Romë. Emocione të një natyre tjetër. Tablotë aty ishin të zhveshura nga poezia. Në to publiku do të shikonte vetëm artin. U mirëprit me dashuri dhe shtypi shkroi një artikull të mirë, ndërsa RAI – 3 dha një emision të veçantë.
Në ekspozitë vinin vizitorë të shumtë, vështronin tablotë, diskutonin, mbanin shënime dhe donin ta takonin.
Por takimi më i bukur i ndodhi një mbasdite.
Duke gjerbur nga një kafe në baret e kryeqytetit, piktori nisi të rrëfente.
E takon dikush, që siç mësoi më vonë ishte profesor në universitet. E ftoi për një vizitë në shtëpi. Pranon me kënaqësi dhe të dy i hypin veturës dhe u nisën.
Shtëpia ndodhej në periferi të Romës. Ishte një vulë e bukur dy katëshe me oborr përpara.
– Profesori, vijoi piktori, më udhëhoqi në një holl të madh, i shtruar me pllaka mermeri të zi. Më pas kaluam në një sallon pritje, veshur me qilim të trashë e disa kolltukë punuar me dru, ku na priti e zonja e shtëpisë, një grua e pashme rreth të tridhjetave.
Më dha dorën me shumë përzemërsi dhe më ftoi të ulesha në njërin nga kolltukët. Më gostiti me një gotë vere.
“Nuk jua thashë në fillim, foli burri, por gruaja ime është piktore. Ajo më shtyu t’ju ftoja në shtëpi”.
Nëpër mure ishin vendosur piktura dhe tek tuk ndonjë peisazh.
“Ju falenderoj shumë – foli gruaja – që pranuat ftesën dhe na nderuat me ardhjen tuaj këtu. Ju jemi shumë mirënjohës”!
“Është kënaqësi për mua, ia ktheva, aq më shumë, ju jeni edhe piktore. Kështu biseda jonë do të bëhet më e lehtë.
Gruaja buzëqeshi me dashuri.
Midis tablove më zuri syri një portret që më tërhoqi vëmendjen. Iu afrova pranë. Në një sfond jeshil të bukur zmeraldi, ishin pikturuar dy sy shprehës, poshtë tyre ravijëzohej një linjë, që tregonte të vijën e buzës dhe më poshtë dilte një dorë e brishtë me gishtrinj të gjatë.
Kuptohej menjëherë që ishte një portret femre.
Gruaja kërkoi mendimin tim për punët e saj.

Ç’ti thoja ? Diçka duhej të shprehja, por çfarë?!
“Ndodhem në vend të huaj dhe i ftuar në shtëpinë tuaj, prandaj më duhet të tregohem i sinqertë – fola. Ne shqiptarët e kemi zakon, që gjërat i themi hapur, siç i ndjejmë. Ju në këtë tablo keni paraqitur një portret femre, ndonëse keni pikturuar vetëm sytë, buzët dhe një dorë të brishtë. E ç’mund të kërkosh më shumë nga një femër? Si artist nuk kërkoj më tepër dhe ju kuptoj, por kjo femër veç tyre, a nuk ka një botë shpirtërore, një personalitet, a nuk do të thotë diçka nga qenia e saj ? Këtë gjë nuk e gjej në veprën tuaj, sado që e kërkova.
Kur thashë këto fjalë, pashë që burrë e grua, por sidomos gruaja u prek shumë. Ata prisnin t’ju lavdëroja potretin dhe u doli e kundërta.
Një hije bezdie u end midis nesh dhe e ftohu mjedisin e gëzueshëm të mbrëmjes.
Gruaja e pikëlluar dhe e fyer ia bëri si me mospërfillje:
“Vini nga një vend i largët dhe nuk e njihni Italinë “.
“Përkundrazi Zonjë! Ne jemi shumë afër me njëri tjetrin. Shqipëria nuk është India. Një det i vogël, sa një leqen me ujë, i ndan brigjet tona. Në Shqipëri e njohim mirë Italinë dhe kulturën e saj të madhe. Që të vegjël kur ulemi në bangat e shkollës dhe mësojmë të mbajmë lapsin në dorë për të vizatuar, bashkë me mësimin e vizatimit dhe të pikturës kemi njohur artistët e mëdhenj dhe artin e tyre. Ju vetë e keni ngritur në piedestal.
I numërova një sërë artistësh italianë piktorë e skulptorë, por edhe nga fusha të tjera të artit.
Ajo më dëgjoi me mosbesim dhe ftohtësi. Nuk bindej në njohuritë e mia.
“Më mirë e lemë këtë bisedë”, tha ftohtë dhe si e lodhur.
Folëm për gjëra të rëndomta. I ulur në kolltuk, po rrija i nervozuar. Mendoja se ndoshta u tregova pa takt.
Por thashë atë që mendoja dhe nuk gënjeva. Befas në cep të dhomës zyri më zuri një piano të vogël. Më lindi një mendim, që shpejt e vura në veprim.
“Më falni që ju pyes, kush luan në këtë piano”?
“Djali i vogël gjashtë vjeçar. Ushtrohet më një mësues muzike” – ma ktheu gruaja.
-“A më lejoni ta provoj”?
Burrë e grua panë njëri tjetrin me habi e thanë me një gojë:
“Ju lutemi ! Piano është e juaja”!
Di të luaj në piano. Kam mësuar kur kam qenë në Liceun Artistik dhe keq nuk i bie. U ula në karrige, hapa pianon, hoqa kadifen e butë, që mbulonte tastierat e bardha dhe duke u kthyer nga gruaja i thashë:
“Cilin kompozitor italian dëshiron zonja të dëgjojë”?
– Petrit këtë pyetje vetëm një kokëkrisur shqiptar mund ta bëjë.
Piktori buzëqeshi dhe vijoi:
– Nuk them se nuk pata emocion kur bërë këtë pyetje, por kisha besim tek vetja.
Gruaja më hedh një sy me mospërfillje:
“Luaj kë të dëshironi”!
Luajta nga opera “Nabuko” e Verdit, arien e skllevërve në breg të detit. Pastaj i rashë disa arjeve të tjera, po nga Verdi. Mora disa melodi napolitane, kanconeta të gëzueshme.
U bija tastierave me pasion e gëzim. Megjithëse burrë e grua nuk i shikoja se ishin pas, e kuptoja që diçka po lëvizte pas kurrizit tim.
Kur mbarova u ktheva.
Gruaja kishte ngulur sytë mbi një kryq të varur në murin përballë e menduar dhe në një gjendje disi mistike. Sytë i kishte të përlotur. Po ashtu ishte edhe i shoqi.
“Nga Shuberti çfarë dëshironi të dëgjoni”?
“Gruaja është besimtare dhe do të na nderoni në se…”, foli burri.
Nuk ishte nevoja të më thoshte. A ka më bukur se “Ave Maria”?
Tingujt e pianos kumbonin me ëmbëlsi e si me nostalgji në sallonin e madh, i cili kishte një akustikë të mrekullueshme.
Kur mbarova dhe gishtrinjtë i shkëputa nga tastierat, gruaja u ngrit me rrëmbim nga kolltuku, ku qe ulur dhe u sul drejt meje. Më përqafoi me dashuri e pasi më puthi tha:
“Ju nuk jeni shqiptar, por napoletan”!
“Ju siguroj zonjë që jam shqiptar kokë e këmbë! – ia ktheva me të qeshur. Zonjë a keni më nevojë të bindeni për njohuritë e mia mbi Italinë?
“Oh… më falni. Pendohem shumë për fjalët që thashë !
Dhe si më mori përsëri në qafë me dashuri, më ftoi të uleshim në tavolinë dhe bashkë me bisedat e këndshme të shjonim dhe gatimet e ssj të shijshme…
Kjo histori ka ndodhur kur Italia ishte përtej ëndrrës, që shihej në televizion…
Vepra (Milosao dhe Rina) nga cikli “Kënget e Milosaos”.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture #agim janina #petrit ceno #profet i artit #agim janina #petrit ceno #profet i artit

Sondazh

Art&Argëtim 12 February 2019, 19:26

Duket se Bora Zemani ka gjetur “fluturat”

“Unë kërkoj vetëm flutura”- kështu është shprehur Bora Zemani pak pasi i dha fund ndarjes nga bashkëshorti dhe njëkohësisht babi i djalit të saj, DJ-in Vin Veli...

Art&Argëtim 12 February 2019, 19:00

Kejvina Kthella “ tërbon” fansat

E kemi njohur si velinën e cila bënë pyetje “provokuese” tek emisioni “Xing” i Ermal Mamaqit dhe shpesh harrojmë që Kejvina ka profesion modelingun, të cilin e ...

Art&Argëtim 12 February 2019, 17:10

‘Ballkan Girl Power ‘ vjen në Tiranë

Qëndresa Jashari është një prej vajzave të cilat janë përzgjedhur për të qenë pjesë e ekspozitës ‘Ballkan Girl Power’ sjell për publikun shqiptar ekspozitën me ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin