LIVE UPDATES
Politike

Programi i LSI/ Monika Kryemadhi: Pagat në Shqipëri do të jenë të barabarta me çdo vend të BE, nuk lejojmë të na e shes

7 February 2021, 12:03 Nga DOSJA
Programi i LSI/ Monika Kryemadhi: Pagat në Shqipëri do të

TIRANË – Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika  Kryemadhi ka folur për programin me 5 pika të LSI teksa zhvillonte një takim me votuesit për herë të parë në Kombinat të Tiranës.

Kryemadhi në fjalën e saj u ka garantuar të rinjtëve se pagat në Shqipëri do të jenë si në çdo vend tjetër të BE, dhe nuk do të lejojë që vendi të shitet. Ajo gjithashtu tha se programi i LSI në qeveri do të ketë ndikim të menjëhershëm në ekonominë shqiptare, familjet shqiptare teksa do krijohet dhe një vizion i ri për të ardhmen.

“Ne si LSI në programin tonë kemi pesë prioritete shumë të thjeshta, që kanë impakt të drejtpërdrejt te familjet tuaja, te prindërit tuaj, te gjyshërit tuaj. Kanë impakt tek ju dhe kanë impakt për të ardhmen e Shqipërisë. Nëse ne nuk mendojmë për të ardhmen tuaj, atëherë është e kotë që të flasim dhe të vijmë këtu t’ju takojmë. Megjithatë, unë dua t’i jem shumë mirënjohëse Floidës, por mbi të gjitha edhe gjithë grupit, Fredit, Luisit, Olsit, Arlës, të cilët na kanë krijuar një netëork të paparë tek votuesit për herë të parë, sepse fuqia e LSI mos mendoni se ka qenë ndonjëherë pushteti. As ministrat, as drejtorët, as kryetari i partisë, as kryetarja e partisë dhe as anëtarët e Kryesisë. Fuqia e LSI-së kanë qenë gjithmonë votuesit për herë të parë, të rinjtë dhe të rejat, sepse në fund të fundit ne jemi e vetmja parti që e mban fjalën e saj, i mbajmë njerëzit, u përgjigjemi atyre. Është e vetmja parti politike që në 16-17 vjet të jetës së saj politike ka breza të rinjsh politikanësh, duke filluar nga Erisa Xhixho që kur ishte gjimnaziste, sot është nënkryetare e partisë, është pedagoge, është me grada shkencore, të cilat i ka marrë në opozitë. Kemi Endrit Braimllarin që e filloi si President i Gjimnazit ‘Besnik Sykja’ dhe sot është Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, kandidon në Qarkun e Korçës, që do të jetë surprizë si qark. Kemi Kejdi Mehmetajn që edhe ajo erdhi si senatore e gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’ si nxënëse e ekselencës, sot është nënkryetare partie, kandidon edhe ajo në Qarkun e Fierit. Kemi Floidën që po ashtu erdhi si gjimnaziste ekselence e ‘Petro Nini Luarasit’, studente e ekselencës për Farmaci, që sot është kryetarja e LRI-së, deputete, kandidon sot këtu në Kombinat. Jo pa qëllim e kemi sjellë këtu, sepse Kombinati ka prodhuar elita në politikë dhe në shumë profesione të tjera. Kemi Eriolin, kemi Klevi Pojanën, që ka ardhur si gjimnazist i ‘Partizanit’, i diplomuar për Drejtësi e që sot është pjesë drejtuese e LSI-së për Tiranën dhe shumë e shumë të rinj të tjerë. Pra, është një strukturë politike që prodhon politikanë të rinj dhe Shqipëria ka vërtet nevojë për një mentalitet të ri, ka nevojë për njerëz të rinj, ka nevojë për mendësi të reja, ka nevojë për një vizion të ri.

Programi ynë këtë ka për qëllim, që edhe kur ikin studentët tanë, jashtë shtetit të shkollohen, ata duhet të kthehen në Shqipëri, sepse të jeni të bindur që duke fuqizuar ekonominë shqiptare, puna që do të kesh në Shqipëri do të ketë të njëjtën pagë me çdo vend tjetër të BE-së, por do të jesh pranë prindërve të tu, pranë shoqërisë tënde dhe mendojmë që të gjithë ne duhet të kontribuojmë për vendin tonë.

Vendi ynë është një vend i mrekullueshëm, nuk kemi pse ua lëmë të tjerëve. Jo pa qëllim është shkatërruar sistemi ynë arsimor, në mënyrë të tillë që të mos konkurrojnë diplomat tona me tregun e punës, të mos konkurrojnë në rajon, por ne do ta rikthejmë këtë gjë.

Sepse edhe ajo taksa për arsimin që kemi vendosur ne, që është pak 1 për qind, por do ta fillojmë me kaq, të shkojë për sistemin arsimor, që universitetet tona të konkurrojnë me ato të rajonit, të konkurrojnë edhe me ato evropiane dhe pse jo edhe në botë. Dhe nga ana tjetër çdo profesionist që del nga universitetet tona të jetë i gatshëm për të punuar dhe për të pasur jo vetëm një vend pune të thjeshtë për tu ushqyer me bukë, por një vend pune që garanton konkurrencë në pagesë, ofron mundësi, ofron zhvillim dhe fuqizim ekonomik. Energjia juaj është e depërtueshme edhe atje ku nuk depërton as drita e diellit.”- ka thënë ajo. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Politike 7 February 2021, 08:55

SARANDË- Kryeministri Rama, i pyetur nga një qytetar i cili punon në sektorin e turizmit, lidhur me ndërtimin e terminalit të ri të autobusëve në Tiranë, ë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin