LIVE UPDATES
Politike

Programi i PD për arsimin, Vokshi: Ligji i ri do të sigurojë autonomi të plotë

3 February 2021, 10:43 Nga DOSJA
Programi i PD për arsimin, Vokshi: Ligji i ri do të sigurojë

TIRANË– Ish-deputetja Albana Vokshi ka bërë prezantimin e projektit të Partisë Demokratike për Arsimin. Në një konferencë për shtyp, Vokshi u shpreh se PD angazhohet për një sistem arsimor të depolitizuar e meritokratik, duke u dhënë sipas saj dinjitetin që meritojnë mësuesit dhe pedagogët. 

“Universitetet do të jenë pasuri kombëtare dhe gjenerator i dijes, kërkimit shkencor dhe inovacionit për zhvillimin e vendit. Ligji i ri arsimit të lartë do të sigurojë autonomi të plotë universitare, por më së pari do të respektojë të drejtat dhe liritë e studentëve e pedagogevë. Ekipi ynë i ekspertëve ka punuar për të sjellë plane pune që do të përmirësojnë cilësinë e arsimimit e do të ndikojnë në jetën dhe mirëqenien e çdo familjeje shqiptare,”-u shpreh ajo ndër të tjera. 

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR ARSIMIN, ALBANA VOKSHI

Të gjithë kemi parë impaktin që plani ynë ekonomik krijoi në publik. Njerëzit me të vërtetë i kanë sytë nga ne për të krijuar ndryshimin, për të cilin ka shumë nevojë ky vend. 8 vjet dështimi total. 8 vjet nuk është bërë asgjë, vetëm premtime boshe. 8 vjet qytetarët e dëgjojnë të flasë, por nuk besojnë asnjë fjalë që ai thotë. Ndaj është koha që Rama të largohet. Investimi në burimet njerëzore e, në rradhë të parë, në arsim, është strategjia më e sigurt për zhvillimin e qëndrueshëm, afatgjatë dhe me kthimin më të madh për ekonominë. Ndaj, Lulzim Basha sot do t’ju paraqesë planin e tij se si Shqipëria mund dhe do të fitojë në arsim. Është një plan i kompletuar, serioz. Një plan i realizueshëm. E që do ta zbatojmë menjëherë pasi koalicioni i bashkuar, i kryesuar nga Lulzim Basha do të fitojë zgjedhjet në 25 prillit e do ta kthejë Shqipërinë te qytetarët. Mqitë e mi, Atë që Rama dhe qeveria e tij ka bërë në 8 vitet e fundit me arsimin mund ta shihni sot, mund ta prekë çdo familje, cdo prind që con nxënësit në shkolla, cdo student e cdo pedagog. Sistemi arsimor – nga parashkollori te i larti – është rrënuar! Premtoi 5% të PBB, por financoi më pak se gjysmën, 2.4%, niveli më i ulët ndonjëherë, duke siguruar vendin e fundit në rajon e Evropë. UNICEF llogarit që prej nënfinancimit tëarsimit ekonomia shqiptare ka humbur 35 mln dollar në vitose thene ndryshe 280 mln dollar në 8 vite. Prapapmbetja, padija e për rrjedhojë braktisja e të rinjve ishte e ardhmja që Edi Rama projektoi për Shqipërinë. Për Ramën, luksi kryeministror ka më shumë rëndësi sesa shkollat dhe infrastruktura shkollore. Për shkollat ai investoi disa herë më pak se për fasadat shumëngjyrëshe. Ndërkohë që gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD u ndërtuan e rindërtuan 1314 shkolla, nëë 8 vitet e Edi Ramës numri i shkollave të ndërtuara numurohet me gishtat e dorës, ndërkohë që rreth 430 shkolla u mbyllën më urdhër të tij. Banka Botërore llogarit se 90% e objekteve arsimore janë pa kushtet minimale. Shqipëria nuk ka kapacitete në infrastrukturën e dixhitalizimit, nuk siguron internet dh e mbi 50% e familjeve nuk kane as kompjuter e as laptop. Në 8 vjet dështim, Edi Rama e shndërroi sistemin arsimor në një sistem diskriminues për nxënësit dhe studentët e varfër. Për këtë qeveri ata janë qytetarë të dorës së dytë. Në bazë të raportit të fundit të OECD, shkalla e braktisjes në ciklin fillor dhe 9 vjecar shkon nga 5.5% në 7%, sa dyfishi mesatares se vendeve të BE (2.5%) apo trefishi i mesatares së vendeve të OECD (1.8%): Largësia nga shkolla, të ardhurat e pakta familjare, migrimi, varfëria kamë bërë që braktisja e shkollës këto 8 vjet në vendin tonë të jetë sa dyfishi i vendeve të Bashkimit Europian. Një katastrofë e vërtetë. Sot, 1 në 4 nxënës apo student braktis shkollën. 32 mijë nxënësit më të mirë më të talentuar në 3 vitet e fundit janë larguar për në universitetet e Europës apo botës. Mësuesit patën një rritje gjigande pagash gjatë qeverisjes së PD, mbi 200%, (marrë parasysh edhe inflacionin e kohës). Rama premtoi rritje të pagave të mësuesve 40%, por rriti vetëm mashtrimet dhe propagandën. Në 8 vjet, duke llogaritur inflacionin, rritja është krejt e papërfillshme. Mësuesit nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe të ujit, jo më të sigurojnë një jetesë më të mirë për vete dhe familjet e tyre. Renditja e Shqipërisë në cdo raport të organizatavendërkombëtare, apo në PISA 2018, dëshmon dështimin e politikave 8 vjecare në arsim., paqëndrueshmëria ekurrikulave, administrimi abuziv të Maturës shtetërore, politizimi i emërimeve në arsimi, diskriminimi i nxënësve nga shtresa të varfëra, dështimi në arsimin profesionale kanë bërë që cilësia e shkollimit në Shqipëri të jetë e ulët dhe larg kërkesave të kohës. E njëjta situatë në Arsimin e Lartë. 0.52% e Prodhimit Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe 0.02% për Kërkim Shkencor nuk mundëson zhvillim normal të sektorit, as infrastrukturë fizike e dixhitale të përshtatshme, apo projekte që t’i përgjigjen sfidave të zhvillimit. Kërkimi shkencor është asgjesuar. OECD llogarit se Qeveria Shqiptare shpenzon 10 herë më pak për një student se mesatarja e vendeve të OECD. (Shqipëri 1700 $, mesatarja e OECD 11.400 $). Ndërkohë që një student shqiptar paguan për master më shumë se ai në Kosovë, Gjermani, Itali, Spanjë etj. Ligji për arsimin e lartë: cënoi rëndë autonominë universitare dhe liritë akademike, degradoi standartet e vetëqeversisjes, dobësoi statusin e pedagogëve, injoroi interesat e studentëve. Periudha e pandemisë nxorri në pah dështimin e politikave të Edi Ramës në arsim. Qeveria dështoi në sigurimin e arsimit cilësor fizik, online apo të alternuar në të gjitha ciklet e arsimit. 611 mijë nxënës dhe studentë rrezikojnë të shndërrohen në brez covid me arsimim të paplotë, jo cilësor që do të ketë impakt negativ ne ekonominë dhe shoqërinë shqiptare në vitet që vijnë. PD angaxhohet për një sistem arsimor të depolitizuar e meritokratik që të sigurojë arsimim të barabartë, jo diskriminues e cilësor. Universitetet do të jenë pasuri kombëtare dhe gjenerator i dijes, kërkimit shkencor dhe inovacionit për zhvillimin e vendit. ligji i ri arsismit të lartë do të sigurojë autonomi të plotë universitare, por më së pari do të respektojë të drejtat dhe liritë e studentëve e pedagogevë. Ekipi ynë i ekspertëve ka punuar për të sjellë plane pune që do të përmirësojnë cilësinë e arsimimit e do të ndikojnë në jetën dhe mirëqenien e çdo familjeje shqiptare. Programi i PD kujdeset të trajtojë me respekt e dinjitet mësuesit dhe pedagogët tanë të dashur. Ata janë heronjtë tanë dhe meritojnë shumë më tepër. Unë e njoh Lulzim Bashën prej shumë vitesh dhe mund të them me besim të plotë se ai është njeriu i duhur, në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin pozitiv për të cilin ky vend ka kaq shumë nevojë. Ne mund të themi të bindur se kemi besim të plotë te Lulzim Basha për të udhëhequr vendin tonë drejt një të ardhmeje më të mirë, në një vend ku Qeveria kujdeset për qytetarët e tij.

LAJMI KRYESOR: PD gati alternativën e Arsimin! Basha: Rritje pagash për mësuesit dhe pedagogët, kurse dhe libra falas për studentët. Do reformohet Akademia e Shkencave

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi plani i pd per arsimin albana vokshi plani i pd per arsimin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin