LIVE UPDATES
Bota

Projektligji për buxhetin në SHBA, rikthehen dallimet mes krahut progresiv dhe atij të moderuar të demokratëve

17 September 2021, 07:11 Nga DOSJA
Projektligji për buxhetin në SHBA, rikthehen dallimet mes krahut

Njëra palë është e inkurajuar nga perspektiva e zgjerimit më të madh të programeve të qeverisë që nga Marrëveshja e Re gati një shekull më parë, ndërsa tjetra ka frikë të zgjerojë në mënyrë dramatike zgjerimin me kosto të lartë të qeverisë.

Të dyja palët i përkasin partisë demokrate në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, secila palë ka një qasje shumë të ndryshme në lidhje me drejtimin që duhet të marrë projektligji i buxhetit me vlerë 3.5 trilionë dollarësh në Kongres.

Partia demokrate përsëri po ballafaqohet me përparësitë politike konkurruese të krahut të saj progresiv dhe atij të moderuar. Versioni i projektligjit të buxhetit, i hartuar këtë javë nga Dhoma e Përfaqësuesve i hapi rrugën një debati të ri që mund të vë në provë aftësinë e demokratëve për të përfshirë në projektligj premtimet e tyre të guximshme të bëra gjatë fushatës zgjedhore për çështjet si pabarazia në të ardhura dhe ndryshimet klimatike.

Çdo pengesë mund të ketë pasoja serioze për perspektivën e partisë demokrate në zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit, në të cilat ajo do të përpiqet të parandalojë rënien e Kongresit në duart e republikanëve.Versioni përfundimtar i projektligjit mund të zemërojë centristët që thonë se kostoja e tij është shumë e lartë, ose mund të zhgënjejë demokratët e krahut të majtë që argumentojnë se është i pamjaftueshëm në një moment me pasoja të mëdha.

“Kjo është shumë e rëndësishme për demokratët dhe për mesazhin e tyre në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, tha ish-ligjvënësi veteran i Nju Jorkut, Joe Crowley, i cili u mposht në zgjedhjet paraprake të vitit 2018 nga ylli progresiv i demokratëve, Alexandria Ocasio-Cortez. “Ne jemi shumë afër vitit 2022 (në nëntor 2022 do të mbahen zgjedhjet e mesmandatit).”

Crowley tha se “nuk kam patur asnjëherë mundësinë në 20 vitet e mia në detyrë” të merrja në shqyrtim një projektligj që parashikonte triliona dollarë në shpenzime.

Megjithatë, ai tha se pavarësisht kostos përfundimtare, “Le të mos e harrojmë faktin se ky projektligj do të jetë transformues.”

Me republikanët që në përgjithësi e kundërshtojnë projektligjin, udhëheqësit demokratë kanë një rrugë të ngushtë për ta miratuar atë në Senatin e ndarë në mënyrë të barabartë dhe një shumicë të thjeshtë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Shumë demokratë janë dakord me objektivat e përfshira në projektligj, si kujdesi për fëmijët dhe arsimi falas në unversitetet dy vjeçare, pushimet familjare të paguara për punonjësit dhe luftimi i ndryshimit të klimës. Demokratët gjithashtu synojnë të zgjerojnë kujdesin shëndetësor dhe të krijojnë një rrugë drejt shtetësisë për miliona imigrantë të paligjshëm në vend.

Por ka dallime mbi koston për trajtimin e këtyre çështjeve.

Senatori Joe Manchin nga Virxhinia Perëndimore dhe senatorja Kyrsten Sinema nga Arizona, të cilët u takuan me Presidentin Joe Biden të mërkurën, kanë kundërshtuar koston prej 3.5 trilionë dollarësh.

Ndërkohë, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë propozuar një rritje të normës së të taksave ndaj korporatave në 26.5% për të ndihmuar në mbulimin e kostos. Kjo është më e ulët se norma 28%, që ka kërkuar Presidenti Biden. Por, senatori Manchin ka kërkuar një normë edhe më të ulët, prej 25% të taksave ndaj korporatave.

Ekzistojnë dallime edhe në trajtimin e fitimeve kapitale – fitimet që një investitor merr kur shet një pasuri që është rritur në vlerë.Në vend që të merrte parasysh kërkesën e presidentit për të rritur normën më të lartë prej 20% të fitimeve kapitale në 39.6%, duke e sjellë atë në përputhje me të ardhurat normale, projektligji do ta rriste normën në vetëm 25%. Propozimi i Dhomës së Përfaqësuesve përfshin një taksë shtesë prej 3% mbi të ardhurat mbi 5 milionë dollarë, duke krijuar atë që përbën një tjetër ndarje tatimore për amerikanët me fitime jashtëzakonisht të larta.

Presidenti Biden mbështet rritjen e taksave për ata që fitojnë të paktën 400,000 dollarë në vit, edhe pse disa demokratë të krahut progresiv kanë thënë se ata duan që ky prag të jetë më i ulët.

“Ne nuk do të rrisim taksat për ata që fitojnë më pakë se 400,000 dollarë në vit“, tha presidenti të enjten. “Disa nga miqtë e mi liberalë po thonë se taksta duhet të rriten për ata që fitojnë më pak se kaq”, shtoi ai.

Ndërsa dallimet e tilla janë teknike, ato përfaqësojnë një dëshirë në mesin e shumë udhëheqësve demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve për të mbrojtur anëtarët e tyre më të kërcënuar në distriktet e moderuara nga sulmet e kundështarëve republikanë se ata mbështesin rritjen e taksave dhe shpenzime masive.

Demokratët janë përballur me këto dallime edhe në të kaluarën. Ndarja mes krahut progresivë dhe atij të moderuar dominoi fazat e hershme të zgjedhjeve paraprake presidenciale të partisë demokrate në vitin 2020, kur senatori Sanders nga Vermonti përfaqësonte fuqishëm krahun e majt të partisë.
Por, në fund partia demokrate u bashkua rreth zotit Biden, pjesërisht për shkak të një dëshire urgjente për t’u bashkuar rreth një kandidati me mbështetje më të gjërë, i cili do të ishte në gjendje të fitonte ndaj Presidentit të atëhershëm, Donald Trump./ Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota projektligji ne shba projektligji ne shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin