"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Propozimi në Kosovë: Hotelet të kthehen në spitale Covid, të strehohen të infektuarit
16 November 2020, 07:41Nga DOSJA
KOSOVË– Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, ka thënë se numri i të infektuarve me Coronavirus në Kosovës do të vazhdojë të rritet ditëve në vazhdim. Sipas tij, e vetmja mundësi e mbrojtjes nga ky virus është mbajtja e distancën dhe vendosja e maskës.
Për Ekonomia Online ai tha se duhet distancim dhe përgjegjësi nga ana e banorëve. Nushi shtoi se shtabi i përgjithshëm në nivel qeveritar me atë komunal duhet të bëjnë përzgjedhjen e hoteleve ose vendeve të tjera ku do të mund të shtroheshin personat e infektuar.
“Në shtete të tjera po selektohen edhe hotelet për të shërbyer si spitale të përkohshme. Pse kjo të mos aplikohet edhe në Kosovë. Mendoj se shtabi i përgjithshëm në nivel qeveritar me atë komunal që të bëjë përzgjedhjen e këtyre hoteleve ose vendeve të tjera ku do të mund të strehohem ose të vendosen personat e infektuar. Çështja më kryesore është që kapacitetet shëndetësore vetëm në QKUK duke përfshirë edhe klinika të tjera si ajo e Pulmologjisë mund të jenë të stërmbushura dhe duhet të gjendet rrugëdalje nga kjo situatë e cila nuk do të jetë e lehtë dhe e shkurtër”, shtoi ai.
Nënkryetari Nushi tha se kanë nevojë për furnizim me barna dhe vaksina kundër gripit sezonal. Ai tha se edhe në Drejtorin e Arsimit ka të infektuar me Coronavirus, mirëpo shërbimet vazhdojnë vetëm në raste emergjente.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Ish-Presidenti i 44-të, i SHBA-së, Barack Obama ka thënë se nuk do të pranojë një vend në administratën e Joe Biden. Në një deklaratë për mediat ai është ...
SHBA-SpaceX, kompania e raketave të teknologjisë së lartë e sipërmarrësit Elon Musk, nisi të dielën me sukses katër astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar të H...
SHBA– Frank Luntz është anketues republikan. Disa ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit, ai tha se karriera e tij do të merrte fund nëse parashikimet e tij për rez...
BJELLORUSI-Protestat kundër Alexander Lukashenko nuk kanë ndaluar. Ndërkohë, ditën e sotme janë arrestuar 500 persona. Bëhet e ditur se shumica u arrestua në kr...
Armenia do të fillojë t’ia dorëzojë pjesë të territorit Azerbajxhanit, më 15 nëntor, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje që i dha fund një lufte gjashtë-javore ...
RUSI- Marina Litvinenko, gruaja e Alexander Litvinenkos, i cili ndërroi jetë pasi u helmuai nga rrezatimi në Londër ka paditur shtetin rus në gjykatën Europian...
Joe Biden, i parashikuar si fitues i zgjedhjeve presidenciale amerikane, do të trashëgojë një ekonomi të rrënuar nga pandemia, por që po tregon shenja rimëkëmbj...
LONDËR– Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është vetë-izoluar në banesën e tij, pasi ka rezultuar se ka qënë në kontakt me një person të infe...
SHBA-Presidenti në detyrë i Amerikës Donald Trump ka bërë akuza të forta ndaj ish-këshilltarit tij për sigurinë John Bolton. Me anë të një postimi në Facebook a...