"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
DOSJA + HETIMET/ Protesta e 8 Janarit! Arrest shtëpie për 5 mbështetës të Berishës
11 January 2022, 11:07Nga DOSJA
TIRANË– Nga 34 persona të arrestuar më 8 Janar, Prokuroria kërkon ‘arrest shtëpie’ për 5 prej tyre dhe për 29 ‘detyrim paraqitje’. Mësohet se nga 11 persona të cilët janë arrestuar, janë mbështetës të kryedemokratit Lulzim Basha ndërsa 23 janë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Masa e sigurisë për to do të jepet ditën e nesërme në orën 10:00.
Prokuroria është në hetime e sipër se çfarë lënde u përdor në selinë e Partisë Demokratike. Në dosje thuhet se policia kishte informacion një ditë më parë se në selinë blu do të kishte përplasje. Në Komisariatin digjital, një ditë para proteste mbërriti një informacion se brenda selisë së Partisë Demokratike ka njerëz të armatosur. Policia e Shtetit ka patur informacione të ndryshme se mes mbështetësve të të dyja kampeve do të kishte perplasje, për këtë arsye është mobilizuar, për shkak të fotos që po qarkullonte online të disa të rinjve me kapuça.
Në dosjen e prokurorisë përshkruhet me detaje roli i gjithësecilit prej të arrestuarve, nga ku rezulton që mbështetësit e Berishës me mjete rrethanore, trapan, varre apo me gjëra të ndryshme që kanë dëmtuar dyert dhe kanë tentuar të hyjnë brenda në seli. Ndërsa mbeshtetësit e Bashës kanë goditur me sende të forta protestuesit dhe kanë hedhur mbi ta lëndë të ndryshme.
Prokuroria ka kërkuar për 5 arrest në shtëpi dhe pjesa tjetër detyrim paraqitje.
Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim. Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike. Mes tyre është edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi e deputeti Flamur Noka. Vetë Basha e ish-kryeministri Berisha do të merren në pyetje nga prokuroria në lidhje me ngjarjen në fjalë.
DURRËS– Tre persona, të gjithë të huaj, kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Durrës, ndërsa në kërkim është shpallur një grua, të gjithë ...
TIRANË – Një automjet ka marrë flakë në Rrugën e Arbrit ditën e sotme. Makina e djegur është në pronësi të shtetasit E.G. Policia raporton se si shka...
TIRANË– Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha së bashku me 9 persona të tjerë dyshohet se ka qenë një nga personat kryesorë që do t...
SHQIPËRI – Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 24 janar 2022.Të gjithë shteta...
DURRËS – Policia Rrugore ka shtuar masat për parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve, që shk...
ITALI – Tre të burgosur, mes të cilëve edhe një shqiptar, janë arratisur nga një burg i sigurisë së lartë në Avellino të Italisë.Sipas policisë italiane, të arr...
FIER– Gjykata e Fierit ka vendosur 30 ditë burg për edukatoren Redina Binjaku, e cila u arrestua pasi në kopshtin ku ajo punonte dhe ishte përgjegjëse u m...
GJIROKASTËR – Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili dyshohet si një nga autorët e ngjarjes së datës 28.12.2021, në fshatin ...
URA E MILOTIT – Era e fortë gjatë ditës së sotme është bërë shkak i një aksidenti në aksin Lezhë – Laç, ku raportohet se një mjet i tonazhit të rëndë ësh...
TIRANË – Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka bërë një krahasim të dy varianteve të Covid-it, Om...