LIVE UPDATES
Politike

Protesta e banorëve të “Astirit”, Basha: Ka ardhur koha t’i shporrim, më 16 Mars takim me historinë

10 March 2019, 17:22 Nga DOSJA
Protesta e banorëve të “Astirit”, Basha: Ka ardhur koha

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është bashkuar mbrëmjen e sotme banorëve të Astirit, të cilët pritestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe, projekt nga i cili preken banesat dhe bizneset e tyre.

Në përkrahje të tyre mbrëmjen e sotme ka shkuar edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Ai sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij për situatën në të cilën ndodhet vendi, që sipas Bashës ka ardhur për shkak të vjedhjes së votës dhe lidhjes së Kryeministrit me mafian dhe kriminelët.

“Këtu vendimit i mori mafia. Mafia e ulur kokë më kokë me Edi Ramën, vendosën për tenderin dhe ndarjen e tij në 3 pjesë duke mos lejuar asnjë kompani të huaj që të marrë pjesë.

Këtu në Unazën e Re, vendimet i mori mafia, Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe mafiozët e lidhur me të, por vendimin final nuk e mori dot. Solli FNSH-në që arrestoi fëmijë, që burgosi, shoqëroi edhe nëna shtatzanë.

Analistët e blerë në ekranet e blera, që i bënin jehonë fjalës dhe ofendimeve të Edi Ramës, që i quante qytetarët e këtij vendi shpellarë. Por ka ardhur koha që t’i shporrim.

Ata i kanë ditët e numëruara. Vendimet mund ti marrë duke iu futur çdo shqiptari në xhepat e tij, me taksa me rritjen e energjisë elektrike, çmimit të ujit, duke mbyllur me mijëra biznese apo duke nxjerrë në rrugë me mijëra punonjës të administratës”, – tha ndër të tjera Lulzim Basha, ndërsa i ftoi ata që të marrin pjesë më 16 Mars në protestë para Kryeministrisë. 

Fjala e plotë e Lulzim Bashës: 

Çdo protestë është vendim dhe tash 127 ditë e netë, banorët e Unazës së Re e kanë marrë vendimin për të mos ja dorëzuar dinjitetin e tyre, të ardhmen e tyre, mafies dhe Edi Ramës.

​Lleshaj, kjo vegël e krimit të organizuar dhe e Edi Ramës, dhunoi qytetarët, por nuk i theu dot. Nuk i theu dot as Edi Rama me hordhitë e tij, me analistët e blerë në ekranet e blera, që i bënin jehonë një perversi të shthurur që u thotë qytetarëve të vet shpellarë

​Edi Rama në vetvete përfaqëson llumin e llumit të kësaj shoqërie, llum që ka ardhur koha ta pastrojmë me fshesën më të madhe, me bashkimin më të madh popullor. Dhe do ta pastrojmë!

​Dhe tani verdikti është i qartë. Edi Rama, ti nuk merr dot më asnjë vendim tjetër për shqiptarët, ti je i paligjshëm, je po i paligjshëm si kriminelët me të cilët ke marrë pushtetin.

​Djegia e mandateve parlamentare të opozitës është vendimi më i ligjshëm, më demokratik dhe më patriotik i ndërmarrë ndonjëherë. Me këtë vendim, ne kemi ndërmarrë një hap historik, për t’i dhënë fund një regjimi të kalbur deri në rrënjë dhe për të kthyer vendimmarrjen tek populli.

​Verdikti është i qartë: Edi Rama, ti nuk merr dot më asnjë vendim tjetër për shqiptarët, ti je i paligjshëm si kriminelët me të cilët ke marrë pushtetin. Ndaj sot nga Unaza kam një mesazh për çdo qytetare e çdo qytetar: Ka ardhur koha që vendimet t’i merrni ju.

​Populli duhet të vendosë! Ju duhet të vendosni për të ardhmen tuaj. Ju duhet të vendosni për Parlamentin dhe qeverinë që doni, meritoni dhe votëbesoni. Ju do të vendosni se si do të përdoren, burimet publike të këtij vendi, taksat e këtij vendi

​Koha ka ardhur ti japim zgjidhje kësaj emergjence kombëtare. Largimi i Edi Ramës është i pashmangshëm, përballë bashkimit të madh të shqiptarëve për ndryshim. Dhe kjo është rruga e vetme drejt vlerave europiane.

​Me 16 mars të gjithë bashkë, do ta hapim derën e mbyllur të Europës. Me Edi Ramën nuk ka për të pasur Europë. Të gjithë bashkë me 16 mars në takim me historinë e re që do ta bëjnë shqiptarët e bashkuar, as krimi, as oligarkia dhe as banda në pushtet.​

Banorët e Astirit vijojnë të protestojnë çdo ditë, prej më shumë se 4 muajsh, ku kundërshtojnë shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre pa u dëmshpërblyer në vlerë 100% të vlerës së tyre.

Ata kanë shkuar më tej me kërkesën e tyre, ndërsa tani kërkojnë anulimin e plotë të projektit, pasi e konsiderojnë të gjithin projekt korruptiv.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e unazës së re lulzim basha protesta e unazës së re

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin