"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Protesta e opozitës, mijëra qytetarë sfidojnë shiun: Rama ik!
13 April 2019, 16:02Nga DOSJA
Nis protesta e tetë e opozitës kundër qeverisë. Protestuesit janë nisur nga selia blu drejt Kryeministrisë. Ndryshe nga herët e tjera kjo protestë do të zhvillohet pasdite duke e lënë mister edhe skenarin e saj. Protestuesit mbajnë vetëm flamujt e PD-së, ndryshe nga herët e tjera kur kanë përdorur atë kombëtar dhe atë të SHBA-ve. Mister mbetet edhe ora se kur do të përfundojë. Policia ka dhënë leje deri në orën 23:59. Sipas PD-së, mijëra qytetarë nga rrethet kanë mbërritur në Tiranë. Ata janë ndaluar rrugës për në Tiranë nga policia, e cila u ka ushtruar kontroll të imtësishëm. Berisha ka paralajmëruar për “cunam” prej 200 mijë qytetarësh. Për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, rreth 1500 forca policie do të jenë në terren, ku nuk do të mungojë edhe Garda e Republikës. Në gatishmëri edhe autobotet me ujë, gazi lotjsellës. Një ditë më parë janë pastruar kamerat e sigurisë; shtyllat rreth Kryeministrisë janë lyer me graso dhe është vendosur edhe mbrojtësja te dera e jashtme e Kryeministrisë. Dosja.al mëson se në gadishmëri do të jenë forcat e Zjarrfikësve dhe të gjithë efektivët e komisariateve. Prej protestës bllokohet qarkullimi në të gjitha rrugët që lidhin bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit, nga ministria e Brendshme deri tek Presidenca. Para protestës Ambasadës Amerikane i ka bërë thirrje shtetasve të saj që të evitojnë zonat ku do të protestohet. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka shtyrë vizitën e tij për në Katar.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Protestuesit e opozita kanë gjujtur me bojë të zezë godinën e kryeministrisë.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se përveç bojës, drejt kryemi...
Duke parë reagimet e shumta që janë bërë pas përplasjes së deputetit Spartak Braho në Komisionin e Ligjeve me pikëpamjet e drejtorit aktual të Institutit të Stu...
“Përsëritja është nëna e dijes”-ka thënë Aristoteli. Dhe socialistët sapo e mësuan këtë shprehje e vunë menjëherë në zbatim. Ja përshembull, në këtë artikull do...
TIRANË- Avokati i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, Ledio Braho, thotë se në gjyqin që do të bëhet për çështjen “Babale”, pala mbrojtëse do të ...
SHKODËR– Demokratët e Shkodrës janë nisur ditën e sotme drejt Tiranës ku do të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar të opozitës. Në videon e siguruar ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një pjesëmarrje të madhe qytetarësh në protestën e sotme të opozitës. Me anë një postimi në Fa...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish për grabitjen e Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Në një postim në Faceboo...
Tiranë- Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka deklaruar për protestën e sotme se do të ketë supriza. Ai ka theksuar se kjo e sotmja do të jetë një uragan, i cil...
Tiranë– Kryeministri e ka shtyrë për të hënën vizitën në Katar, për të qenë në Tiranë gjatë protestës së opozitës. Ky është një vendim i marrë për shkak të info...