Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas tij, prej muajsh qytetarë të shumtë kanë protestuar në mënyrë paqësore kundër një sistemi që favorizon disa dhe lë pas dore shumë të tjerë, ndërsa kërkesat e tyre nuk kanë marrë përgjigjet e duhura.
SHKODRA- Arqipeshkëvi Giovanni Peragine ka folur për herë të parë për protestën që po zhvillohet për 5 ditë me radhë. Në një deklaratë, kleriku tha se protestat e ditëve të fundit janë shenjë e një pakënaqësie të thellë shoqërore, e cila nuk mund të shpërfillet nga institucionet.
Sipas tij, prej muajsh qytetarë të shumtë kanë protestuar në mënyrë paqësore kundër një sistemi që favorizon disa dhe lë pas dore shumë të tjerë, ndërsa kërkesat e tyre nuk kanë marrë përgjigjet e duhura.
Peragine shtoi se dhuna nuk mund të justifikohet dhe duhet dënuar pa rezerva, por kjo sipas tij, nuk i përjashton autoritetet nga detyrimi për të dëgjuar qytetarët. Në fund, ai tha se drejtësia, barazia dhe dialogu i sinqertë janë thelbësore për ndërtimin e një shoqërie ku askush të mos ndihet i përjashtuar.
Arqipeshkëvi Giovanni Peragine: Protestat e këtyre ditëve dëshmojnë pa dyshim një pakënaqësi të thellë shoqërore, që nuk mund të shpërfillet. Për katër muaj, një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë protestuar në mënyrë paqësore kundër një sistemi që favorizon disa dhe penalizon shumë të tjerë, por zëri i tyre nuk ka gjetur dëgjimin dhe përgjigjet e duhura. Kjo nuk e justifikon dhunën, e cila duhet dënuar qartë dhe pa asnjë rezervë, por nxjerr në pah përgjegjësinë e autoriteteve për të dëgjuar qytetarët, për të hapur rrugë dialogut dhe për të trajtuar me vendosmëri shkaqet e pakënaqësisë.
Vetëm përmes drejtësisë, barazisë dhe dialogut të sinqertë mund të ndërtohet një shoqëri më e drejtë, ku askush të mos ndihet i përjashtuar dhe ku e mira e përbashkët të mbizotërojë mbi çdo interes personale. Përgjegjësia e autoriteteve nuk matet me deklarata, por me vendime konkrete. Asnjë interes privat nuk mund të vihet mbi të mirën e vendit dhe asnjë pushtet nuk mund ta zëvendësojë detyrimin për t’u dhënë përgjigje qytetarëve. Kur besimi te institucionet tronditet dhe paqja shoqërore vihet në rrezik, është detyrë e atyre që qeverisin të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të veprojnë pa vonesë, duke marrë me guxim edhe vendime të vështira, nëse këtë e kërkon e mira e vendit tonë. Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e rënda të së kaluarës së saj.
Qyteti është një e mirë e përbashkët, pra u përket të gjithëve. Qyteti i Shkodrës nuk u përket vetëm institucioneve të tij. Nuk u përket vetëm atyre që mbajnë përgjegjësi publike. Nuk u përket vetëm atyre që zotërojnë pasuri. Shkodra nuk u përket vetëm atyre që jetojnë në qendër të qytetit. Shkodra u përket të gjithë qytetarëve të saj dhe nuk duhet të jetë pronë e askujt. Shkodra është e të gjithëve dhe të gjithë duhet të ndihen përgjegjës për të.
Duhet të theksojmë edhe se qytet nuk ndërtohet vetëm në tryezat e zyrave publike, por ndërtohet çdo ditë në familje, në shkolla, në vendet e punës, në shoqata, në bashkësitë fetare dhe në organizatat e shoqërisë civile. Qyteti ndërtohet përmes mënyrës se si e pranojmë njëri-tjetrin, se si i respektojmë hapësirat e përbashkëta dhe se si i edukojmë fëmijët tanë. Një qytet ndërtohet edhe përmes gjesteve të vogla të ndershmërisë, vëmendjes dhe solidaritetit. Askush nuk duhet t’ua kalojë të tjerëve përgjegjësitë e veta./Dosja.al
Besimtari TIRANA- Përplasjet gjatë protestës së sotme kanë prekur edhe ambientet e xhamisë "Et’hem Beu" në kryeqytet....
Pamje TIRANË - Situata është tensionuar sërish, pas përplasjeve pranë Kryeministrisë. Ajo është zhvendosur tashm&...
Pamje TIRANA- Situata vijon të jetë e tensionuar në kryeqytet, ndërsa protestuesit kanë hedhur molotovë drejt godinës s&eum...
Pamje TIRANA- Një skandal është rregjistruar në protestën e ditës së sotme, ku policia nuk ka kursyer dhunën nda...
Pamje TIRANA- Protestuesit i kanë vënë flakën një tjetër pike të "One Albania" te Myslym Shyri. Siç shihet nga pamje...
Pamje TIRANA- Pas shpërndarjes së turmës përpara Kryeministrisë, forcat e policisë kanë vijuar aksionin në rrug&...
Pamje TIRANA- Një incident ka ndodhur gjatë protestës së ditës së sotme, ku policia është konfrontuar edhe me deputet&...
Pamje TIRANA- 34 persona, mes tyre efektivë policie dhe protestues, janë paraqitur në spitalet e kryeqytetit pas incidenteve të regjistrua...
Pamje TIRANA- Situata gjatë protestës së sotme është përshkallëzuar më tej, pasi një zjarr ka përfshir...
Pamje TIRANA- Një protestues, i cili mbeti pa ndjenja gjatë tensioneve të regjistruara përpara Kryeministrisë, është transp...