LIVE UPDATES
Aktualitet

Protestat/ Ballanca: I pajustifikuar numri i arrestimeve, gjendje e rëndë në Komisariate

11 March 2022, 14:23 Nga DOSJA
Protestat/ Ballanca: I pajustifikuar numri i arrestimeve, gjendje e

“Ligji shqiptar nuk e ka atë që quhet protestë spontane dhe kjo duhet vënë në vëmendje. Arsyeja pse Policia ka kryer shoqërime dhe arrestime është se kanë qenë pjesëmarrës në një “protestë të paligjshme”, sepse kështu është quajtur “protesta spontane.”

Një numër shumë i madh dhe i pazakontë qytetarësh janë arrestuar dhe shoqëruar nga Policia e Shtetit në radhët e protestuesve të ditëve të fundit. Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka bërë të ditur sot në SYRI TV se gjendja në komisariate paraqitet shumë e rëndë dhe se se këta persona janë trajtuar jashtë çdo standardi ligjor. Ballanca tha “mbrëmë kemi bërë dy vizita nëpër komisariate dhe gjendja ka qenë goxha e rëndë. Në Tiranë, në drejtorinë qendrore me një kapacitet për dhjetë veta, janë gjetur 49 persona të shoqëruar, pra pesëfishi i atyre që duhet të qëndronin dhe kjo është tej çdo mundësie për t’i trajtuar ata sipas ligjit”.

“Avokati i Popullit i ka ndjekur çështjet e protestave gjatë një periudhe shumë të gjatë kohe. Kishim pak kohë që nuk kishim pasur protesta të fuqishme, por po rezulton që po rikthehemi tek ajo që është stina e protestave. Për shkak të protestave të mëparshme ne kemi nxjerrë një sërë rekomandimesh, ku jemi munduar të sjellim një qasje të re apo mënyrën sesi Policia e Shtetit duhet t’i trajtojë tubimet dhe protestat, gjithnjë në përputhje me ligjin. Dhe në kuptim të ligjit, çdokush që dëshiron të protestojë, duhet të çojë një komunikim në Polici për t’i komunikuar protestën. Ligji shqiptar nuk parashikon atë që quhet “Protestë spontane” dhe në fakt rekomandimi ynë është që ligji duhet të amendohet në këtë drejtim për të ardhur në përputhje me parimet e përgjithshme, qoftë të OSBE/ODIHR për tubimet, ashtu edhe me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. E drejta për t’u tubuar dhe shprehur bindjen në mënyrë të organizuar është një e drejtë themelore e të drejtave të njeriut dhe ligji shqiptar, por edhe praktikat e Policisë, duhet ta garantojnë të drejtën e tubimit paqësor sa më të lehtë dhe të drejtë. Arsyeja pse Policia ka kryer shoqërimet dhe më pas edhe arrestimet (që kryhen nga Prokuroria, ta ndajmë çështjen), arsyeja pse kryhen shoqërime ka qënë pjesëmarrja në një protestë “të paligjshme” – kështu është titulluar apo kështu quajtur protesta spontane, dhe kundërshtim i forcave të rendit dhe zënie të rrugëve. Është e ndaluar në fakt që të zihen rrugët dhe qytetarët duhet të jenë koshientë për këtë dhe e vlerëson Prokuroria nëse kjo ka sjellë vërtet cenim të interesave publike. Ne nuk vunë re që cenimi i qëllimshëm ka sjellë cenim të lirisë së qytetarëve të tjerë për të lëvizur dhe në këtë kuptim e shikojmë numrin e madh të të arrestuarëve , si shumë të madh, jo të justifikuar. Kemi verifikuar dhe shkuar në komisarite pas protestës dhe kemi parë një numër shumë të madh të shoqëruarish dhe të arrestuarish dhe janë mbi kapacitet zyrtare të Policisë së Tiranës, që e cenon standartin sesi ata duhet të trajtohen në komisiariate. Mbrëmë kemi bërë dy vizita nëpër komisariate dhe gjendja ka qenë goxha e rëndë. Në Tiranë, në drejtorinë qendrore për një kapacitet për dhjetë veta, janë gjetur 49 persona, pra pesëfishi që duhet të qëndronin dhe kjo është tej çdo mundësie për t’i trajtuar ata sipas ligjit. Dua të theksoj se këta 49 persona nuk kanë qenë vetëm prej protestës, po ka dhe të tjerë për shkaqe të tjera përtej protestës. Ne vumë re që një pjesë e madhe e ndalimeve janë bërë duke kërkuar personat që zënë rrugët dhe janë arrestuar më tej. Ankesat që kemi pasur në një pjesë të qytetarëve ka qenë se nuk kanë pasur komunikim me familjarët e tyre. Problem tjetër jo i vogël ka qenë marrja e konsulencës juridike. Pra nëse nuk kanë konsulencë juridike, avokat, është detyrim i shtetit t’ua vërë në dispozicion.”

SYRI TV: A e dini që në protestë ka pasur dhunë policore ndaj grave e vajzave, aktivistëve dhe tentativa ndaj gazetarët?

Erinda Ballanca: Avokati i Popullit ka bërë disa rekomandime për këtë çështje dhe ne prisnim që ç’ka ndodhur më parë të ishin bërë mësim për Policinë sesi ta ushtrojnë kompetencën e tyre. Duhet të kuptojmë që Policia mund t’i shoqërojë qytetarët deri në dhjetë orë për një problematikë të caktuar, kur ka një indicje. Në pamje të parë rezulton se ky lloj kushti është plotësuar në rastin konkret, sepse ka pretendime se kanë marrë pjesë në protestë të paligjshme. Por AP nuk mendon se ky është një interpretim korrekt i ligjit. Ndryshe është çështja për persona që kryejnë veprime të dhunshme apo konfrontohen me Policinë. Duhet të jemi të qartë nga ana tjetër se çdo lloj veprimi policëve kundër mediave është tërësisht i paligjshëm dhe i patolerueshëm. Por edhe media duhet të raportojë në përputhje me ligjin. Nëse ka një qëndrim nga ana e Policisë se protesta duhet të shpërndahet, gazetarët duhet të jenë aty për ta dokumentuar jo për t’u bërë pjesë e protestës. Mendoj se Policia duhet të marrë masa për të garantuar të drejtën e shoqërimit. Ne do të dalim me një rekomandim dhe na vjen keq që nuk ka pasur reflektim.

Marrë nga SYRI.net

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erinda ballanca erinda ballanca

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin