LIVE UPDATES
Bota

Protestat e dhunshme në Kazakistan, Presidenti urdhëron policinë të hapë zjarr

8 January 2022, 07:44 Nga DOSJA
Protestat e dhunshme në Kazakistan, Presidenti urdhëron policinë

KAZAKISTAN – Pas trazirave të rënda, Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokajev, ka dhënë urdhër që të qëllohet mbi demonstruesit militantë. “Unë urdhërova forcat e sigurisë dhe ushtrinë të hapin zjarr pa paralajmërim,” tha Tokajevi në një fjalim televiziv. Nga bota vijnë thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës.

“Ç’budallallëk! Çfarë negociatash mund të zhvillosh me kriminelë dhe vrasës?”, tha Tokajevi. Kreu i shtetit tha se gjithsej 20000 “banditë” kanë sulmuar qytetin me miliona banorë të Almatyt, i cili ndodhet në juglindje të vendit të Azisë Qendrore, ku trazirat kanë qenë veçanërisht të dhunshme ditët e fundit. Ai gjithashtu i quajti protestuesit “terroristë” dhe njerëz të drejtuar nga jashtë.

Tashmë më shumë se 40 të vdekur

Kazakistani është tronditur prej disa ditësh nga përplasje të paprecedenta mes demonstruesve dhe policisë. Protestat, të drejtuara fillimisht kundër rritjes së çmimit të gazit, janë kthyer në protesta masive antiqeveritare në të gjithë vendin. Në mëngjes, televizioni kombëtar raportoi se tashmë janë vrarë 26 demonstrues. Përveç kësaj, më shumë se 3000 njerëz janë arrestuar. Frika është se tani mund të ketë më shumë viktima të tjera civile. Të paktën 18 anëtarë të forcave të sigurisë gjithashtu janë vrarë, sipas shifrave zyrtare.

Tokajevi kishte shpallur më parë gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë vendin dhe kishte kërkuar ndihmë nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia. Në të përfshihen edhe Armenia, Bjellorusia, Kirgistani dhe Taxhikistani. Të enjten, njësitë e para të forcës paqeruajtëse mbërritën në vend. Tokajevi falënderoi presidentin rus Vladimir Putin për mbështetjen e tij: “Falënderoj veçanërisht presidentin rus Vladimir Putin. Ai reagoi shumë shpejt dhe mbi të gjitha me dashamirësi ndaj telefonatës sime.”

Sipas të dhënave ruse, ushtarët tashmë kanë “rivendosur kontrollin” mbi aeroportin e Almatyt, qyteti më i madh në vend. Sapo mbërritën, ata filluan të “përmbushin misionet që u ishin besuar”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, cituar nga agjencia e shtypit Interfax. U ndërmorrën veprime të përbashkëta me forcat e sigurisë kazake në aeroport. Aeroporti i qytetit qe pushtuar përkohësisht nga protestuesit.

Aktualisht është e vështirë të verifikohet që informacionet të verifikohen në mënyrë të pavarur. Interneti ndërpritet rregullisht në Kazakistan dhe kufiri për të huajt është mbyllur.

Kina mbështet ndërhyrjen ruse

Pas trazirave, qeveria kineze u rreshtua në mbështetje të ndërhyrjes së udhëhequr nga Rusia. “Kina mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë të ndihmojnë autoritetet e Kazakistanit për t’i dhënë fund kaosit sa më shpejt të jetë e mundur,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin. Kina gjithashtu kundërshton fuqishëm “forcat e huaja që qëllimisht krijojnë trazira sociale dhe nxisin dhunën”.

Me këtë pozicion, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze rreshtohet më fort se më parë krahas qeverive të Kazakistanit dhe Rusisë. Ai foli gjithashtu në një mënyrë të ngjashme për aktivitetet “terroriste të dhunshme” kundër të cilave po vepron qeveria e Kazakistanit. Një ditë më parë, Wangu kishte folur për trazirat si për një “çështje të brendshme” të vendit fqinj. Ai tha se ishte i sigurt për aftësinë e autoriteteve për ta trajtuar situatën në mënyrë adekuate. (DW)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kassym-jomart tokajev presidenti i kazakistanit kassym-jomart tokajev presidenti i kazakistanit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin