Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Komisioni Europian evidenton gjithashtu se në tetor 2026 u zhvilluan protesta të udhëhequra nga studentët, gjatë të cilave pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.
STRASBURG- Progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë ngre shqetësime për mënyrën se si Policia e Shtetit menaxhoi protestat e zhvilluara në vend, duke evidentuar pretendimet për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Në raport thuhet se protestat e nisura në maj 2026 në Tiranë përbëjnë mobilizimin më të madh qytetar që prej tranzicionit demokratik të Shqipërisë, me dhjetëra mijëra pjesëmarrës në kulmin e tyre.
Komisioni Europian evidenton gjithashtu se në tetor 2026 u zhvilluan protesta të udhëhequra nga studentët, gjatë të cilave pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Ndërsa protestuesit shkaktuan dëme në prona publike dhe private, më pas u ngritën pretendime për përdorim të tepruar të dhunës nga efektivët ndaj qytetarëve dhe gazetarëve.
Pjesë nga progres raporti
Që nga maji i vitit 2026, në Tiranë po zhvillohen protesta të përditshme. Ky është mobilizimi më i madh qytetar që prej tranzicionit demokratik të Shqipërisë, me dhjetëra mijëra pjesëmarrës në kulmin e protestave. Ato nisën për shqetësime mjedisore të lidhura me punimet e ndërtimit në peizazhin e mbrojtur Pishë Poro–Nartë dhe kërkuan më shumë transparencë në dhënien e lejeve për projekte të përmasave të mëdha, përfshirë konsultimin me popullsinë vendase.
Protestat u shndërruan në një lëvizje më të gjerë pakënaqësie ndaj qeverisë dhe partisë kryesore të opozitës, duke kërkuar më shumë transparencë, llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe mirëqeverisje. Ato ngritën gjithashtu shqetësime për koston e jetesës dhe mungesën e investimeve në fusha si arsimi dhe shëndetësia.
Në shtator të vitit 2026, qeveria ndërmori një nismë për përmirësimin e procesit të konsultimit publik dhe të aksesit në informacion. Në vijim të lëvizjes qytetare, në tetor të vitit 2026 u zhvilluan protesta të udhëhequra nga studentët, gjatë të cilave pati incidente të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Protestuesit shkatërruan prona publike dhe private, ndërsa më pas u ngritën pretendime për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Deri më tani nuk është zhvilluar asnjë dialog. Të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv./Dosja.al

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, duke...
Komisioni Europian STRASBURG- Komisioni Evropian e cilëson korrupsionin një sfidë reale për Shqipërinë dhe kërkon më s...
STRASBURG- Dosja.al ka siguruar progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, ku vlerësohet se vendi ka vijuar përparimi...
STRASBURG- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, gjatë fjalës së saj në Parlamentin Evropian ka vlerësuar e...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi se ngërçi institucional në Kosovë ka pengua...
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka kërkuar që Shqipëria të ketë në qendër të reformave s...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos deklaroi se Shqipëria mund ta përmbushë objektivin për ...
TIRANË- Hapja e basteve online është shtyrë sërish pasi qeveria po rishikon ligjin për të forcuar mbikëqyrjen dhe p&eum...
NATO TIRANË- Media ndërkombëtare Politico raporton se kryeministri Edi Rama i është drejtuar NATO-s përmes ministrit të tij...
TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë së biznesit u bë e ditur se Qeveria do të ndërhyjë në një...