"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Protestuesit bllokojnë superjahtin e oligarkut rus Roman Abramovich në Turqi
22 March 2022, 09:01Nga DOSJA
TURQI- Protestuesit në Turqi nuk e kanë pritur mirë oligarkut rus Roman Abramovich. Jahti i tij është ankoruar në vendpushimin në Bodrum të Turqisë, në Detin Egje dhe disa njerëz menjëherë i kanë dalë para jahtit me flamurin ukrainas. Sipas Daily Mail, protestuesit kanë hipur në disa gomone të vogla dhe kanë dalë përpara jahtit super luksoz. Ata mbanin me vete flamurin ukrainas dhe mbi të kishin të shkruar “Jo luftë”.
Nuk dihej nëse Abramovich ishte në bordin e jahtit apo nëse ai është zhvendosur përfundimisht në Turqi, për të shmangur sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.
Javën e kaluar, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Roman, pasi përditësoi një listë të individëve që përballen me ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për lidhjet e tyre me qeverinë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka dërguar ushtrinë ruse për të pushtuar Ukrainën. Mali i Zi nuk është në BE, megjithëse pritet të anëtarësohet në vitin 2025, e për këtë arsye porti i Tivatit po përdoret nga disa pronarë rusë të superjahteve.
Nga ana tjetër, Turqia e cila është anëtare e NATO-S, ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe Ukrainën. Ajo ka kritikuar pushtimin e Ukrainës nga Moska, por gjithashtu e ka pozicionuar veten si një palë neutrale që përpiqet të ndërmjetësojë mes të dyjave. Javën e kaluar, Abramovich mbërriti në Stamboll nga Jerusalemi me avionin e tij privat përpara se të nisej për në Moskë mëngjesin tjetër.
BRITANI– Gjatë një interviste për skynews, ministri britanik Paul Scully tha se përdorimi i armëve kimike nga Rusia do të përbente një krim lufte.“Ne duhe...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se çdo marrëveshje e rënë dakort në negociatat e paqes me Rusinë duhet t’i nënshtrohet një refe...
UKRAINË- Shfaqen pamjet të reja të forcave ruse duke gjuajtur raketa termobarike (bomba vakumi) në qytetin ukrainas të Mariupol. Videoja konfirmon përdorim...
Siguria e Ballkanit Perëndimor nuk mund të merret si punë e kryer, thuhet në një dokument strategjik të Bashkimit Evropian (BE).Ministrat e Jashtëm dhe ata të M...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të hënën u shpreh përmes një videomesazhi se Mariupol do të mbijetojë sulmve të vazhdueshme nga forcat ...
Rrëfim ekskluziv për DW i Irina Romanovës, që jeton prej disa vitesh në Tiranë dhe e përjeton luftën në atdheun e saj më shumë nga bisedat me nënën dhe të afërm...
Japonia ka kritikuar vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga bisedimet bilaterale për traktat të paqes dhe për të pezulluar projektet e përbashkëta ekonomike, të...
BRITANI– Mbretëria e Bashkuar ka dhënë një përditësim të inteligjencës këtë mëngjes ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon. Ministria e Mbrojtjes thotë se trupat...