LIVE UPDATES
Aktualitet

KONGRESI-Shkarkohen krerët, ndryshon statuti, Rama kërkon hetim për Berishën (Zhvillimet)

9 April 2022, 05:29 Nga DOSJA
KONGRESI-Shkarkohen krerët, ndryshon statuti, Rama kërkon hetim

TIRANË– Kongresi i Partisë Socialiste ka zhvilluar punimet për gati nëntë orë ditën e sotme ku u shkarkuan të gjithë sekretarët e degëve. Zyrtarisht nisi në orën 09:00, ku u bë dhe mbledhja e socialistëve që kishin zgjedhur të ndaheshin në pesë panele të ndryshme: bujqësi; politikë e jashtme dhe mbrojtje; energji dhe turizëm; shëndetësi dhe rini, arsim dhe kulturë! Për dy orë ministrat zhvilluan diskutimet, ndërsa punimet i hapi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri. Ai foli për zgjerimin e PS-së. Pas tij, u ngjit vetë kryeministri Edi Rama, i cili fokusin e vuri tek Reforma në Drejtësi. Ai përmendi dënimin e ish zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda e atë të këngëtarit Bojken Lako, ndërsa shtoi se drejtësia po hesht për çështje më të mëdha. Kryesocialisti kërkoi marrjen në hetim të ish-kryeministrit Sali Berisha, nisur nga fakti që është shpallur non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ai kërkoi llogari duke shtuar se u duhej dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga DASH, nëse Berisha ishte përfshirë në korrupsion apo jo. Nuk harroi të përmendte as 21 janarit, ditën që mbetën të vrarë katër protestues, ngjarje për të cilën ai fajëson Berishën. Për të ‘vetët’, Rama u shpreh se nuk do të mbante përgjegjësi për askënd që shkel ligjin, duke thkesuar se askush nuk kishte pse të habitej nëse një ditë e shikonin duke çuar një socialist ‘për veshi’ në dyert e SPAK. Kryeministri Rama e identifikoi Partinë Socialiste me shqiptarinë duke shtuar se nuk e imagjinonte dot kombin shqiptar pa PS. Ai tha se do të ketë një amnisti fiskale për emigrantët, por jo për ata që kanë ngritur pasurinë mbi veprimtari kriminale. Përsa i përket krizës pas luftës së nisur në Ukrainë, Rama ripërmendi edhe njëherë paketën e Rezistencës Sociale me të cilën tha se u ka ardhur në ndihmë qytetarëve. Për energjinë elektrike, ai ritheksoi çmimin që shumë shpejt do të vendoset për të pasurit, pasi sipas tij, kjo shtresë duhet të paguajë më shumë. Partinë Demokratike nuk e kurseu aspak. Ai tha se nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie ndaj tyre e se prej kohësh duhet të kishin shkuar ‘në djall’ në mënyrë që Shqipëria të kishte një opozitë të vërtetë.

Kryeministri Edi Rama ka propozuar që të mbahet një kongres llogaridhënieje në vjeshtë. I pranishëm në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha se do të ‘skanohen’ të gjithë kryebashkiakët. Sipas tij, çdo socialist do të tregojë se sa besim ka tek ai që ka mbi krye. Ai bëri krahasimin me deputetët dhe tha se ata shkojnë në çdo zonë për fushatë, ndryshe nga drejtuesit socialiste e për këtë arsye, duhet një llogaridhënie. Kryesocialisti ka paralajmëruar se Partia Socialiste do të mbajë një seri kongresesh për fusha të ndryshmë. Këtë pranverë ai tha se mund të niset me bujqësinë, një kongres që mbahet me prani të ekspertëve të shumtë që mund të japin idetë e tyre. I pranishëm në Kongresin e PS-së, Rama tha se në vjeshtë mund të mbahet edhe një kongres për arsimin e më pas për shëndetësinë gjithashtu. Sipas tij, këto nisma nuk do të jetë një klonim i kongresit të madh të PS-së, por një dedikim i veçantë për çdo fushë. Në Kongres Rama propozoi që të shtohen edhe tre sekretarie. I pari do të ketë lidhje me çështjet legale, detyrë që sipas tij duhet t’i besohet Eridian Salianjit, Sekretariati për koordinimin është sekretariati që propozoi t’i besohet Blerina Gjylametit, ndërsa ai për Diasporën dhe Emigracionin, Rama tha se duhet ta marrë në dorë Laert Duraj. Debate kishte edhe tek stendat jashtë, pasi me një fjalim të shkruar me shkrim dore, Braçe ka lexuar një e nga një të gjitha pikat që mund të shërbejnë si zgjidhje për të përmirësuar siutuatën e bujqësisë në vend, por ndërhyrja e Arben Pëllumbit eë nervozoi. Pëllumbi i kërkoi Braçes që fjalimin ta përmblidhte shumë shkurt, por ky i fundit i është kthyer duke thënë se po jep disa zgjidhje që duhet të zbatohen në të kundërtën do të jetë shumë vonë, jo vetëm për PS, por edhe për bujqësinë e Shqipërisë. Ndërsa gjithashtu nuk munguan as premtimet. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Paneli i Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale u zotua se lista e barnave me rimbursim do të zgjerohet më tej në ndihmë të kategorisë së pensionistëve; më 1 qershor, ndalohet përdorimi i qeseve plastike; ndërsa ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shprehu ambicien e Shqipërisë për ta prodhuar vetë energjinë që i nevojitet.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama: I gatshëm të zbuloj ‘kuçedrën’ e vjedhjeve, e keni vërdallë! Meta, turp kombëtar

Votëbesohet Sekretariati i PS-s, të njejtët sekretarë rizgjidhen sërish

Kongresi, Damian Gjiknuri rizgjidhet si Sekretar i Përgjithshëm i PS

Pas kongeresit të PS-së, Veliaj ‘selfie’ me Ballukun: Me motrën e lalit

FOTOLAJM/ Leli gjen mbështetjen e Ahmetajt në PS, takim kokë më kokë e duke qeshur

VD- Frida Krifca shpik fjalë: Duhet të mbështesim ‘kultivarët’

Çuçi-Manjës: Mu duke si anëtar i Rithemelimit. Ministri: PS pa shtyllë në Dibër

‘Politikan 16 vjeç, kalamaj’, delegati i PS del kundër, Balla e Gjiknuri: Normë nga 2003

PERLË- Ulsi Manja: Ne na i fiton Edi Rama zgjedhjet! Klosit i doli mjekra në Berat… (VD)

Rama: Bashkimi është më i rëndësishëm se sa çmimet e ngritura

Manja: Rama qeveris shkëlqyer, problemi tek servilat e agallarët që kanë uzurpuar karriget

Rama MESAZH socialisteve: Shfrytëzojeni mbështetjen e merrni pushtetin. Sa të më keni mua!

PS prezanton aplikacionin AKTIVIST! Xhafaj: Tur në gjithë Shqipërinë për ta shpjeguar

VENDIMI- Shkarkohen të gjithë kryetarët e degëve të PS

‘Në fund’/Ç’patën me Xhafajn? Rama do t’i shtyjë fjalën, e mbron Gjiknuri. Balla: Jemi LIVE

Rama-sociaslitëve: Asnjë nga ju s’pret hipotekën për letra, pse të tjerët po?

Rama paralajmëron seri kongresesh: Bujqësia, arsmimi e shëndetësia mbahen brenda vitit

Rama skanon kryebashkiakët: Sa besim kanë tek ta? Në vjeshtë kongresi i llogaridhënies

Ndryshimet në statut, shtohen 3 sekretariate, Rama: Emigrimin ia besojmë Laertit

Dënimi i Bojken Lakos, Rama: Vetëm se hapi dy dritare, pallati në bregdet mbrohet ende

Edhe këtë e tha! Rama: Do pyesim shqiptarët, e doni kanabisin për përdorim vetiak?

Rama paralajmëron SPAK pas arrestimeve: S’po flasim, por mos na e merrni për dobësi

‘Non grata’ nga SHBA/ Rama nuk ndalet! Direktiva të qarta: SPAK të hetojë Sali Berishën

“Kjo familje politike nuk është si të tjerat”, Rama: Nuk e përfytyroj dot Shqipërinë pa PS

‘Ma punuan pas krahëve’/ Rama: Do më shihni tek dera e SPAK me ndonjë përveshi

Arrestimet/Rama ofendon gazetarët: Jam i gjatë, më detyroni t’u jap llogari ca të vegjëlve

‘SPAK po ha nga ju shumë’/ Rama për ‘sharrën’: Se di, nuk e kemi kapur drejtësinë

FOTOLAJM- Një orë fjalim…Rama bëhet qull në djersë, ‘kullon’ para socialistëve

Arrestimi i Bllakos, Rama: Më thonë pse i zgjodhe? S’mbaj përgjegjësi, është individuale!

‘Imagjino takim në zyrën e ministrit mes…’/ Ndoka i përgjigjet Ramës: O Edo, o toç

Rama s’përmbahet kundër PD: Duhet të kishin shkuar në djall me kohë…s’më vjen keq fare!

‘Jam martuar i vogël’/Të rinjtë që s’duan të jetojnë me vjehrrin, Rama: E kam bërë dhe unë

FOTOLAJM/ Kongresi i PS, Rama zgjedh kravatën e veçantë

Rama me kritika, edhe për veten: Qani halle! T’i bëni mendjes thirrje, e unë bashkë me ju

VD-Rama udhëzon SPAK tek Berisha: Kush vrau?Drejtësia e re po vonon, dënuan Vodën për peshk

Plas e qeshura! Rama s’përmbahet: Imagjinoni takimin në zyrë mes COVID-it dhe Nard Ndokës…

Kongresi/ FJALIMI i Bushatit: Të mos biem në kurthin e vetëkënaqësisë, të jemi të bashkuar

Energjia elektrike, Rama: Së shpejti do vendosim një çmim tjetër për të pasurit

‘5 sfidat e PS’/ Balla: Do fitojmë mandatin e 4-të, gjendjen e PD ta shohim si kurth

‘I dashur Gramoz’/ Rama nis fjalën në Kongres, Ruçi e sheh me ëndje: Shokë dhe shoqe….

VD-Spiropali: E vështirë të jesh grua në Shqipëri! Kanabisi, legalizimi front pune

FOTOJA- ‘Nuk ka vend në PS e bashki’/ Rama s’e do pranë, Dritan Leli vjen në Kongres

Rikthehet Gramoz Ruçi 

Kongresi i PS nis me himnin shqiptar dhe atë të Ukrainës

FOTO- Rama mbërrin tek Pallati i Kongreseve, puthje përqafime me një të moshuar…

Do e pranonit postin e ministrit të Bujqësisë? Provokohet Braçe: Jo, jo, nuk vetëofrohem!

FT/ Balluku inspirohet nga Rama, kostum me atlete! Veliaj zhvishet nga vapa, Braçe befason

KONGRESI-Braçe kapet me Arben Pëllumbin:Ti do mos të flas? S’ka ndodhur që nga 1990(SHERRI)

Rama doli ‘keq’ LIVE! Manastirliu premton fishat e diabetit falas: Duhet të bëjmë më shumë

“T’i kthehemi torbave prej cope”/ Ndalimi i qeseve plastike, Kumbaro: Do rrisim gjobat

FOTO-LAJM! Jo karrige por dëngje kashte, si po akomodohen socialistët në mes të sheshit

A do të rikandidojë për mandatin e tretë? Veliaj: Vit special…

Kongresi i PS, Manastirliu: Pagat e mjekëve dhe infermierëve rriten nga 1 korriku

Forumi/ Xhaçka: Kosova për ne është e shenjtë, po i bëhet padrejtësi me vizat

Kongresi i PS! Balla: Sot do jemi kritikë, mos kini asnjë frenim

Në sfond Fatos Nano! Rama nga selia e PS-së: Ndjesë që ju zgjoj si gogol

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore kongres i ps 9 prill 2022 kongresi i ps kongres i ps 9 prill 2022 kongresi i ps

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin