"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Art&Argëtim
Pse faraonët e lashtë egjiptianë ndaluan së ndërtuari piramida?
13 December 2021, 17:10Nga DOSJA
EGJIPT – Për më shumë se 1 mijëvjet, faraonët egjiptianë ndërtuan piramida dheshpesh varroseshin nën ose brenda tyre. Faraonët egjiptianë ndërtuan piramida midis kohës së sundimit tëfaraonit Xhozer (vitet 2630-2611 Para Krishtit), qëndërtoi një piramidë me shkallë në Sakara, dhe deri në kohën e mbretit Ahmos I (1550-1525 Para Krishtit), qëndërtoi piramidën e fundit mbretërore të njohur në Abidos.
Këto piramida të famshme simbolizonin fuqinë dhe pasurinë e faraonëve, si dhe promovuan besimet e tyre fetar. Por pse egjiptianët e lashtë ndaluan ndërtimin e piramidave menjëherë pasi filloi e ashtuquajtura epokë e Mbretërisësë Re?Në Egjiptin e lashtë, ndërtimi i piramidave nisi të zbehet pas mbretërimit të faraonit Ahmos, teksa mbretërit nisën tëvarrosen në Luginën e Mbretërve në afërsi të kryeqytetit të lashtë egjiptian të Tebës, që ndodhej në Luksorin e sotëm.
Projekti “Theban Mapping” thekson në faqen e saj të internetit se varri më i hershëm mbretëror i konfirmuar në luginë u ndërtua nga Tutmosi I (1504-1492 Para Krishtit). Edhe paraardhësi i tij Amenhotep I (1525-1504 Para Krishtit), mund të ketë ndërtuar varrin e tij në Luginën e Mbretërve, megjithëse kjo është një çështje e debatueshme midis egjiptologëve.
Ndonëse nuk është plotësisht e qartë se pse faraonët nisën të heqin dorë nga ndërtimi i piramidave mbretërore. Por një faktor mund të kenë qenë shqetësimet e sigurisë.“Ka shumë teori. Por meqë piramidat nisën të plaçkiten, fshehja e varrezave mbretërore në një luginë të largët, të gdhendur në shkëmb, dhe me sa duket me shumë roje, ka luajtur një rol në këtë aspekt”-thotëPiter Der Manuelian, egjiptolog në Universitetine Harvardit.
Sipas Manuelian edhe përpara se të hiqnin dorë nga piramidat mbretërore, ata kishin ndaluar praktikën e vendosjes së dhomës së varrimit nën piramidë. “Piramida e fundit mbretërore – ajo e Ahmosit I në Abidos, e kishte dhomën e saj tëvarrimit 500 metra largnë shkretëtirë”,- shprehet Eidan Dodson, egjiptolog në Universitetin e Bristolit.
Një shënim historik, që mund të përmbajë të dhëna të rëndësishme, është shkruar nga një njeri i quajtur Ineni, dhe qëishte përgjegjës për ndërtimin e varrit të Tutmosi I në Luginën e Mbretërve. Ineni shkroi:“Vetëm unëmbikëqyra gërmimin e varrit shkëmbor të madhërisë së tij, qëaskush të mos shihte apo dëgjonte”.
Ky procesverbal “sugjeron qartazi se fshehtësia ishte një element kryesor” thotë Ana Mejsi Rot, profesoreshë e historisë së artit dhe studimeve hebraike në Universitetin e Nju Jorkut.
Vetë topografia natyrore e Luginës së Mbretërve, mund të shpjegojë pse ai vendishte i preferuar për varret mbretërore.
Ajo ka një majë të njohur tani si El-Qurn, qëduket paksa si një piramidë. Ajo i ngjan shumë një piramide, dhe në një farë mënyre të gjitha varret mbretërore të ndërtuara në luginë u vendosën nën një piramidë, thotë egjiptologu Mirosllav Barta, zëvendës/rektor i Universitetit Çarls në Republikën Çeke.
Për faraonët egjiptianë, piramida ishte e rëndësishme pasi ishte një vend “ngritjeje dhe transformimi” në botën e përtejme, shkruan Mark Lehner, drejtor dhe president i “Ancient Egypt Research Associates”, në librin e tij “Piramidat e plota: Zgjidhja e mistereve të lashta”.
Topografia e Luksorit, qëu bë kryeqyteti i Egjiptit gjatë Mbretërisë së Re (1550-1070 Para Krishtit), mund të ketë luajtur gjithashtu një rol në heqjen dorë nga ndërtimi i piramidave. Ajozonë është “shumë e kufizuar në hapësirë, dhe me shumëgunga” tha Dodson.
Pra kryeqyteti i lashtë mund të ketë qenë shumë i vogël dhe sfidues nga pikëpamja arkitektonike, për të shërbyer si një vendndodhjee piramidavetë reja.Ndryshimet fetare që e forcuan traditën e varreve nën tokë, janë një tjetër arsye e mundshme pse egjiptianët hoqën dorë nga ndërtimi i piramidavetë mëdha.
“Gjatë Mbretërisë së Re, u bë shumë popullor koncepti i udhëtimit të mbretit nëpër Botën e Ulët, dhe kjo kërkonte plane të sofistikuara mbi varretë gdhendura me gurë nën tokë, thekson Barta. Dhe varret nëntokësore të gdhendura në Luginën e Mbretërve i përshtaten shumëmirë këtij koncepti.
Ndërsa faraonët hoqën dorë nga ndërtimi i piramidave, këtë praktikë e vazhduan individët e pasur privatë. Për shembull, arkeologët zbuluan në vitin 2014 një varr 3.300 vjeçar në Abidos, qëu ndërtua për një shkrues i quajtur Horemheb, dhe qëkishte në hyrje një piramidë 7 metra të lartë.
Gjatë mijëvjeçarit të parë Para Krishtit, ndërtimi i piramidave u bë i njohur në Nubia, një zonë që ndodhet nëSudanin e sotëm dhe pjesë të Egjiptit Jugor. Nubianët ndërtuan piramida si për mbretërit ashtu edhe për individët privatë.
Se sa ndërtuan në total nuk është e qartë, por Lehner flet në librin e tij për rreth 180 piramida mbretërore, ndërsa kërkimet e fundit arkeologjike zbulojnë se kishte shumë piramida të tjera të ndërtuara për individë privatë. Sundimtarët e Nubisë vazhduan të ndërtonin piramida deri rreth 1700 vjet më parë.
TIRANË– Këngëtari i njohur latin, Maluma ka konfirmuar zyrtarisht se do të vijë për një koncert në Tiranë. Fillimisht, koncerti i tij ishte paralajmë...
TIRANË- Dosja.al ka kapur një moment pikant nga hyrja në selinë blu e ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa bashkë me mbështetësit e tij zuri një sallë për...
ITALI- Çifti i lezetshëm i Instagramit, reperi italian Fedez dhe bloggerja Chiara Ferragni janë shpesh në vëmendjen e rrjetit me situatat e tyre. Së fun...
TIRANË- Artistja Mimoza Selimi për here të parë ka zbuluar arsyen pse u pushua nga puna në RTSH dhe pse vendosi të largohet nga Shqipëria. Selimi punonte s...
SHBA- Historia e dashurisë së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është një film hollivudian në vetvete. Dy yjet u dashuruan përsëri në fillim të këtij viti, pasi li...
SHBA – Reperja e njohur amerikane Doja Cat ka njoftuar se është larguar nga turneu i HeartRadio Jingle Ball 2021 pasi rezultoi pozitive me Covid-19.Sipas ...
SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka arritur një tjetër sukses në karierën e saj. Me anë të një postimi në Instagram Dua tregon se është rend...
PALESTINË- Qyteti më i vjetër në botë ndodhet në Palestinë. Mediat e huaja shkruajnë se ndryshe Xheriko cilësohet si ‘i lashtë sa kodrat’. Një qytet i vogë...