LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Pse më the të sjell bukë?’/ Burri rreh gruan se e dyshoi si xheloze: S’kam dashnore

28 November 2021, 15:33 Nga DOSJA
‘Pse më the të sjell bukë?’/ Burri rreh gruan se e

“Kur të vish në shtëpi, sill bukë se nuk paska”. Kjo kërkesë e bërë nga telefoni i ka kushtur asaj shtrenjtë, pasi është sulmuar nga i shoqi i cili sapo ka mbërritur në banesë nuk ka hezituar aspak por e ka goditur me shuplaka.

Sipas policisë së komisariatit numër pesë  që e tregon historinë  për gazetën Si, burri i dhunshëm u arrestua për akuzën e dhunës në familje, ndërsa kundër tij nuk ishin vetëm shenjat e dhunës në trupin e 29-vjeçares, por edhe dëshmitë e 3 fëmijëve të çiftit. Sipas policisë  e reja me inicialet A.P. sapo u kthye nga puna në shtëpi u bë gati të gatuante.

Por veprimi i parë që ka bërë ishte kontrolli i dollapit dhe frigoriferit, ku dhe ka vërejtur që nuk kishte bukë. Ndaj ka telefonuar të shoqin, një 42 vjecar me inicialet R.P, që policia e përshkroi kryefamiljarin për Gazetën Si si të vetpunësuar në një biznes privat të famijes. Kërkesa e saj ishte “sill bukë në shtëpi kur të vish” shkruan në referim oficeri i policisë L.K. Gruaja nga ana e saj rrëfen se ishte një telefonatë normale  dhe se në orën 7 të mbrëmjes, pa kaluar shumë kohë nga biseda për bukën ka mbërritur në banesë kryefamiljari, I cili nuk përmbahej dhe nuk ishte aspak i qetë.

“Ai nisi debatin sapo hyri në shtëpi, më pyeti pse më the të sjell bukë kur bukë ka? Pas këtij momenti ai më goditi në sy të 3 fëmijëve tanë”.

Sipas asaj që tregon gruaja në polici, 42 vjecari e ka shtyrë partneren, ndërkohë që sicc kujton më tej, e dhunuara kërkoi ndihmën e anëtarëve të tjerë të familjes  ku midis tyre i pari ka mbërritur vjehrri.

“Unë hyra në dhomë dhe desha ti qetësoj, por im bir më nxorri nga shtëpia, pastaj hyri i vëllai por as ai nuk e gjeti gjuhën e përbashkët “- thotë i moshuari që këmbëngul se nuk arriti ta frenojë të birin që po bërtiste se ishte ai zot i shtëpisë aty.

Por i moshuari e konsideroi debatin si një sherr midis cciftit ndaj dhe është kthyer në dhomën e tij. Gjatë kësaj kohe denoncuesja e ka shfrytëzuar çastin kur i moshuari është përpjekur ta këshillojë të birin , dhe ka marrë fëmijët si mburojë. Gruaja i tha policisë se i vendosi fëmijët në prehër për t’u mbrojtur prej të shoqit që pas sharjeve dhe dhunës verbale e ka qëlluar për herë të dytë me shuplakë. Policia shkruan se shtetasi R.P e ka qëlluar në ballë me pëllëmbë  duke e akuzuar se ajo ishte xheloze dhe se “përdori preteksin për bukë që burri t’i kthehej sa më shpejt në shtëpi” – bëjnë me dije burimet e gazetës Si që i referohen rrëfimeve të anëtarëve të familjes kuksiane e cila jeton në Paskuqan .

Pasi ka kryer ekspertizën për shenjat e mbetura nga dhuna policia përmend se ajo kishte gërmishtje në fytyrë dhe në qafë, kurse vjehrri I saj pasi detajon nervozizmin e të birit e justifikon : kushedi ccfarë problemi do kenë, i pashë që po shaheshin dhe i bërtisnin njëri- tjetrit.

“Kështu janë të rinjtë në këtë kohë”– thotë i moshuari në polici, që mohon të ketë parë agression fizik nga i biri.

“Ai ishte me nerva dhe bërtiste dhe kërkonte llogari. Kur tha jam unë zot shtëpië këtu, ika , se s’mund të futem në familjen e djalit. Dinë vetë ata çfarë bëjnë dhe si i zgjidhin gjërat” – këmbëngul i moshuari.

Fëmijët e rëndojnë pozitën e babait të tyre, ku më i madhi ka treguar: Mami u kthye nga dyqani që kemi në lagje dhe i kërkoi babait të sillte bukë. Babai e solli dhe e hodhi mbi tavolinë, pastaj i bërtiti mamit duke i thënë se nuk ka dashnore. Këtu u zunë.

Fëmija pranon se e pa babain kur e goditi me shuplakë, dhe se nëna la kuzhinën dhe po bërtiste derisa erdhën familjarët e tjerë, që nuk mundën ta zgjidhin situatën. Përpara se të arrestohej, ky shtetas insiston se e humbi qetësinë mbasi shpesh partnerja e urdhëronte për të bërë pazarin duke sjellë si shkak ushqimet për fëmijët.

“Por ishte një moment ku humba qetësinë, nuk sillem kështu, i garantoj familjes të ardhurat dhe gruas nuk i mungon asgjë,“- tha ai, që pasi  kërkoi avokat mbrojtës, përfundoi i arrestuar.

Marrë nga GazetaSi

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne familje tirane sherr ne familje tirane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin