"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Sport
PSG fillon ankesat e para për Sergio Ramos
19 August 2021, 09:58Nga DOSJA
SPANJE – Të menaxhosh një skuadër futbolli të mbushur me yje është problematika kryesore që kanë patur drejtuesit e klubeve historikisht.
Këtë gjë me sa duket do ta vuajë edhe PSG, me afrimin e Messit apo Sergio Ramosit, që u bashkohen Mbappesë, Neymarit, Icardit e Di Marias, për të mos përmendur të tjerë, me pak fjalë një “kotec” me shumë “gjela”.
E përditshmja spanjolle, “El Larguero”, shkruan se në klubin parisien nuk janë të kënaqur me qëndrimin, apo sjelljen e ish-kapitenit të Realit, Sergio Ramos, që kur iu bashkua ekipit pak më shumë se një muaj më parë.
Burimet e ekipit francez shumë pranë dhomës së zhveshjes pohojnë, se Ramos duhet të impenjohet maksimalisht në stërvitje, ndryshe nuk do të ketë vend për të në formacionin e Pochettinos. Marquinhos dhe Kimpembe duket se do t’ia bëjnë gjërat vërtet të vështira Ramosit.
Duhet të theksohet se lojtari spanjoll ende nuk ka arritur të bëjë debutimin e tij me PSG për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë. Ai është stërvitur individualisht, por për momentin, nuk dihet se kur do të jetë në gjendje të luajë.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ANGLI – Nicklas Bendtner, për të gjithë është edhe “Lord Bendtner”. Ai që nuk është saktësisht prototipi i futbollistit ideal, të paktën për ata që duhet të shm...
SPANJE- Toni Kroos ka folur rreth transferimit të Leo Messit tek PSG dhe mundësisë që kjo lëvizje mund të çojë në një efekt domino që të sjellë Kylian Mb...
Kishte 40 vite që nuk ndodhte, por mund të ndodhë sërish në këtë merkato vere. Rivaliteti i madh mes Lacios dhe Romës shtrihet edhe në shkëmbimin e lojtarëve. H...
Robert Lewandowski kërkon të largohet nga Bayern Munich. Sipas ‘’Sky Sport’’ sulmuesi edhe pse është i lumtur tek bavarezët, dëshiron një aventurë të re në një ...
ITALI – Tani ai flet. Nëpërmjet një orteku fjalësh, Gigio Donnarumma, i rrëfen Ivan Zazzaronit në faqet e ‘Corriere dello Sport’, arsyet e lamtumirës së t...
INTER- Largimi i Romelu Lukakut drejt Chelsea ka lënë një boshllëk të madh tek Interi përsa i përket fazës sulmuese. Edhe pse zikaltërit transferuan Dzekon nga ...
ITALI – Kampionati i Atalantës fillon me të përpjetë, të shtunën me ndeshjen jashtë fushe në Torino, kundër granatave. Gasperini në fakt do të duhet të bëjë pa ...
ZVICËR-Spektakël pa fund në sfidën e parë të play-off të Champions League mes Young Boys-Ferencvaros, teksa 90 minutëshi pati penallti, karton të kuq dhe m...