Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Skuadra e Luis Enrique triumfon 1-0 në “Parc des Princes”, falë një goli të Illia Zabarnyi. Parizienët regjistrojnë fitoren e 11-të radhazi në të gjitha kompeticionet dhe shkëputen me tri pikë nga Paris FC.

FRANCE - Paris Saint-Germain vazhdon marshimin në Ligue 1. Pavarësisht mungesave të disa lojtarëve kryesorë, kampionët e Francës mposhtën Troyes me rezultatin minimal 1-0 në javën e 10-të të kampionatit, duke siguruar qëndrimin në krye të renditjes përpara pushimit të kombëtareve.
Në një mbrëmje festive në “Parc des Princes”, ku tifozët e tribunës Auteuil festuan 35-vjetorin e saj, vendimin e ndeshjes e mori Illia Zabarnyi. Mbrojtësi ukrainas realizoi në minutën e 39-të, pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga PSG.
Megjithatë, protagonist i rëndësishëm ishte edhe Senny Mayulu. Talenti i ri parizien ishte shumë pranë golit në minutat e para, kur goditjet e tij u ndalën nga traversa dhe shtylla, ndërsa më pas shërbeu asistin për Zabarnyin.
Troyes tentoi të reagonte në pjesën e dytë, por Safonov u tregua vendimtar për të ruajtur portën e paprekur. Miqtë arritën të festonin një gol në minutën e 83-të me Maronnier, por realizimi u anulua për pozicion jashtë loje.
Kjo ishte fitorja e 11-të radhazi e PSG-së në të gjitha kompeticionet. Me 23 pikë, skuadra e Luis Enrique kryeson Ligue 1, tashmë me tri pikë avantazh ndaj rivalëve të qytetit, Paris FC, që gjithashtu fituan në këtë javë.
Një tjetër statistikë interesante lidhet me goditjet standarde: PSG ka realizuar 15 gola nga kjo situatë në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke qenë skuadra më efikase në pesë kampionatet kryesore të Europës.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Real Madridi ka regjistruar një fitore drithëruese dhe të padiskutueshme në transfertën e vështirë të “Me...
ITALI - Roma po konfirmon se këtë sezon ka ambicie të mëdha në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini ka vijuar serin&eum...
ANGLI - Manchester United po kalon një nga periudhat më të vështira të historisë së tij. Për herë të parë...
BRAZIL - Britaniku i McLaren siguron pole position në Interlagos pas një seance të vështirë, ndërsa Russell dhe Leclerc humbasin p...
ANGLI - Liam Delap realizon një dopietë spektakolare, ndërsa City pëson një humbje të papritur dhe mbetet gjashtë pikë l...
SHKODER - Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Elbasanin me rezultatin minimal 1-0 në p...
LAC - Pas triumfit ndaj Teutës në Durrës, të kuqtë vazhdojnë serinë pozitive në Superiore, duke siguruar tri pikë t...
TIRANE - Tirana triumfon 1-0 ndaj Teutës falë një goli të Dacit në minutën e 87-të. Bardheblutë shpërdoruan një...
TURQI - Rey Manaj vazhdon të konfirmojë momentin e shkëlqyer që po kalon në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur s&eum...
ANGLI - Sir Alex Ferguson ka ndarë një nga momentet më të vështira të jetës së tij në librin e ri “Lojë...