"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
PUBLIKOHET video! Momenti kur Kozak Braçi merret peng nga shokët e Fabio Dushkut
30 September 2021, 08:03Nga DOSJA
TIRANË– Video e pengmarrjes së Kozak Braçit është bërë publike. 4 persona kanë bërë të mundur që të nxjerrin nga taksia e bardhë Braçin e më pas e kanë futur në një makinë të zezë. Këto pamje i ka ndarë vetë Kozak Braçi në Instagram, duke thënë se janë 4 persona që tentojnë ta fusin brenda. Braçi futet në mjetin e zi e më pas largohet në një drejtim të paditur, aty ku dhe është filmuar video që u transmetua ‘live’ në Instagram nga miqtë e Fabio Dushkut, personi me të cilin Kozak ka pasur disa sherre.
Të rinjtë nuk e kanë të lehtë që ta fusin të riun brenda mjetit, pasi në pamje dallohet se ata afrohen drejt derës e cila ende nuk mbyllet. Braçi bëri rezistencë deri në momentin e fundit mirëpo nuk mundi që t’i bënte ballë më shumë se 4 personave që e morën peng.
Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “mbreti i Instagramit” u rrëmbye më 23 shtator nga katër të rinj. Daniel Dushku, vëllai i Fabian Dushkut, i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, e mori peng për disa orë me tre persona të tjerë. Ata e dhunuan dhe e poshtëruan duke e filmuar dhe duke ia shpërndarë videot në rrjetet sociale. Daniel Dushku është personi i cili është shpallur në kërkim nga policia e shtetit.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Një shtetas sirian është dhunuar me sende të forta nga disa persona të paidentifikuar. Policia e Tiranë informon se dhuna ndaj sirianit ka nd...
LEZHË-Policia e Lezhës ka arrestuar në Kurbin, 22 vjeçarin Ronaldo Lleshaj për armëmbajtje pa leje, i cili qarkullonte me pistoletë në automjet. Ndë...
TIRANË– Një aksident është regjistruar gjatë mëngjesit të sotshëm në rrugën e Unazës nga Tegu në drejtim të Tiranës, në zonën e mbikalimit të Saukut....
TIRANË– Një grua 4 muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Infektivit në Tiranë. Lajmi i trishtë u bë i ditur mëngjesin e...
Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se nuk i ka gjobitur kompanitë që operojnë në tregun e importit të grupit dhe prodhimit të miellit, pas rritjes së ç...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al ka në faqen kryesore lajmin për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Në zonë e Lanës janë përplasur dy makina, duke bërë që njëra prej tyre të dilt...
TIRANË– Dita e fundit e muajit shtator mbyllet me shi. Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i motit të paqëndrueshëm ku vranësirat e shpeshta mbizotërojnë t...