LIVE UPDATES
Aktualitet

Punë në Gjermani dhe bashkim familjar? Në ambasadën në Tiranë pritja për vizë shkon deri…

21 September 2020, 19:52 Nga DOSJA
Punë në Gjermani dhe bashkim familjar? Në ambasadën në

GJERMANI-Pandemia zgjat kohën e pritjes në ambasadat gjermane për bashkim familjar, bëhet e ditur nga një përgjigje e qeverisë gjermane në Bundestag.

Më shumë se një vit duhet të presin familjet nga Kosova e Serbia për t’u bashkuar me të afërmit e tyre në Gjermani. Ndërsa në ambasadat e Sarajevës dhe të Tiranës pritja për vizë bashkimi familjar shkon deri në dhjetë muaj, në Shkup deri në tetë muaj.

Këto shifra i jep qeveria gjermane në përgjigje të një pyetjeje me shkrim, të shtruar nga grupi parlamentar i liberalëve (FDP) në parlamentin gjerman (Bundestag), mbi gjendjen e digjitalizimit të procedurës së dhënies së vizave sipas rregullores se Ballkanit Perëndimor.

Kjo do të thotë se kohëzgjatja në pritje për një takim në ambasadë është zgjatur edhe më shumë, nga mesatarisht gjashtë deri tetë muaj që kishte qenë deri në mars të këtij viti për vizën për bashkim familjar, siç dilte në pah kohë më parë (prill 2020) nga një studim evaluimi i Entit të Punës për Rregulloren e Ballkanit Perëndimor.

Vonesa pandemie

Qeveria gjermane e argumenton këtë zgjatje me mbylljen e ambasadave gjatë Covid 19. Që nga 2 korriku 2020, ambasadat kanë nisur sërish të japin viza për një sërë rastesh të justifikuara, siç janë ato të bashkimit familjar. Përveç mbylljes së ambasadave, janë edhe masat e higjienës, që e ngadalësojnë edhe më shumë procedurën e dhënies së vizave. “Kështu për shembull, numri i njerëzve që duhet të jenë njëkohësisht në zyrat e pritjes dhe në sportelet e dhënies së vizave është i kufizuar, e kjo bën që koha e pritjes deri në takim në ambasadë, të bëhet më e gjatë”, argumenton qeveria në përgjigjen e saj.

Ndryshe qëndron puna me personat që vijnë në Gjermani me punë. Vetëm në Beograd, ata duhet të presin dy deri në tre muaj, e në Tiranë deri në tre muaj, deri sa të marrin një takim në ambasadë, shkruhet më tej në përgjigje. Në konsullatat e tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk ka nevojë për pritje për vizë pune.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor

Më 26 gusht 2020 qeveria gjermane miratoi zgjatjen e së ashtuquajturës Rregullore të Ballkanit Perëndimor. Ajo u lejon edhe personave me kualifikim të ulët të vijnë në Gjermani për të punuar, nëse kanë një kontratë pune.

Ndryshe nga rregullorja aktuale, që ekziston prej vitit 2016, rregullorja e mëpasshme, që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2021, parashikon një kufizim të kontingjentit prej 25.000 vetësh në vit. Sipas partisë opozitare liberale, zgjatja e rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila është kaq e vlefshme ekonomikisht, ishte veprim i drejtë, por jo kufizimi i numrit të personave.

Qeveria gjermane e justifikon këtë masë kufizuese me kapacitetet nëpër ambasada. Ndërsa liberalët propozojnë që në vend që të kufizohet numri i imigrantëve, më e udhës është që „ambasadave gjermane t’u jepet një mbështetje më e fortë në përpunimin e vizave“. Prej vitit 2021 Gjermania ka vendosur të hapë një Ent Federal për Çështje të Jashtme por ende është e paqartë se sa do të merret kjo zyrë edhe me vizat e Rregullores së Ballkanit Perëndimor.

Qeveria gjermane shpjegon ndër të tjera në përgjigjen e saj se procedura e lënies së takimit në ambasada është tërësisht e digjitalizuar në të gjitha ambasadat. Kërkesat si për vizat nacionale, ashtu edhe për ato Schengen, parashtrohen në internet: kërkesat për vizë  dhe të dhënat pajisen me një kod digjital, me anë të të cilit mund të lexohen direkt nga sistemi i brendshëm i Gjermanisë. Në të njëjtën mënyrë kalojnë edhe shenjat e gishtërinjve dhe fotografitë. Të dhënat përpunohen në mënyrë digjitale e të automatizuat nga Enti Federal i Administratës. Ndërsa vizat Schengen përpunohen në mënyrë të automatizuar, dokumentet e nevojshme për vizat nacionale kalojnë ende në rrugë postare nga njëra zyrë te tjetra.

Më 9 tetor 2020 rregullorja e Ballkanit Perëndimor  do të shtrohet për miratim në Dhomën e Landeve (Bundesrat). Mbas kalimit në Bundesrat, rregullorja hyn në fuqi  më 1 janar 2021.

Marre nga: DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjermani pune ne gjermani vize gjermani pune ne gjermani vize

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin