LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Pushkatimi i martirëve në Librazhd, 42 vjet nga vrasja e poetëve, Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës (FOTO)

17 July 2019, 19:09 Nga DOSJA
Pushkatimi i martirëve në Librazhd, 42 vjet nga vrasja e poetëve,

LIBRAZHD- Në komunizëm nuk lejohej të ishe i dëshpëruar. Nëse ishe, nuk duhet ta shprehje. Nëse e shprehje, duhet të prisje hakmarrjen e shtetit dhe shteti u hakmor ndaj poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. I dënoi me pushkatim për vargjet e tyre, që e vërteta i bënte të ndaluara dhe pesimizmi heretike.

Si Leka dhe Blloshmi kishin lindur në Bërzeshtë të Librazhdit, Leka në vitin 1941 dhe Blloshmi në 1948-ën. Të dy ishin mësues, poetë, por ishin edhe pjesë familjesh të cilësuara armike, si bashkëpunëtore të Ballit Kombëtar. I ati i Genc Lekës ishte i arratisur, ndërsa familja e Vilson Blloshmit akuzohej për strehimin e diversantëve. Për këto arsye, fillimisht u ndaluan të ishin mësues dhe më pas, meqë nuk ka formë tjetër për të ndaluar një poet të jetë poet, u vranë.

Genc Leka u dërgua në ndërtim, ndërsa Vilson Blloshmi, pasi mbaroi Pedagogjiken e Elbasanit, nuk u lejua të punojë si mësues, por u çua në minierë e megjithatë regjimi nuk u mjaftua. Nuk mund ta duronte lirinë e mendimeve dhe vargjeve të këtyre dy poetëve të rinj, të cilëve u vuri prangat në gusht të vitit 1967, fillimisht Vilsonit, të cilit i propozuan të bashkëpunonte me Sigurimin, gjë që ai nuk e pranoi dhe 25 ditë më pas, Gencit. Gjatë asaj periudhe, pati disa arrestime në Bërzeshtë, që nisën me vëllanë e Vilsonit, Bedriun. Ishin të rinj familjesh të deklasuara, për të cilët u montua akuza e sabotimit ekonomik në ndërmarrjet ku punonin dhe agjitacionit e propagandës, por nga ata, dënimin më të rëndë e patën Genci dhe Vilsoni. Ata të dy u dënuan me vdekje. Vargjet e tyre ishin krim i pafalshëm. Në dosjen voluminoze të poetëve, gjenden akt-ekspertizat e personaliteteve të fushës së letrave për këto vargje, që u përdorën kundër tyre. Sekretari i parë i Librazhdit, Sotir Koçollari, vendos për vrasjen e poetëve. Gjykata e rrethit të Librazhdit shpall dënimin me pushkatim në kinemanë e qytetit, më 13 qershor 1977, të pasuar nga thirrjet “Rroftë partia” të spektatorëve. Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, lë në fuqi vendimin e saj, edhe pas kërkesës së poetëve për t’iu falur jeta. Nuk kishte falje për ta. Më 17 korrik të vitit 1977, dy poetët pushkatohen në një largësi prej 5-6 km nga Librazhdi, në një humnerë që quhet “Përroi” dhe “Firarit”dhe mbesin të groposur aty deri në ndërrim të regjimeve. Vetëm atëherë, familja mundi t’i marrë trupat e tyre. Vetëm atëherë, publiku mundi të njohë shpirtrat e tyre, përmes vargjeve siç ishin ato të Vilsonit:

Nëse më i vdekur jam nga çdo i gjallë,

Mirë pra, m’i gjallë jam se çdo i vdekur.

Foto nga përkujtimi i dy poetëve të pushkatuar, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.

Marrë nga Kujto.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur genc leka pushkatimi i poeteve vilson blloshmi genc leka pushkatimi i poeteve vilson blloshmi


Sondazh

Art&Argëtim 17 July 2019, 11:47

Lidhjen e fortë me babain, Elona Agolli dëshiron ta tregojë edhe pas ikjes së tij. Me një postim në rrjete sociale vajza e Dritëro Agollit ka ndarë një foto të ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin