"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Rusia shpall Shqipërinë vend ‘jomiqësor’, dekreti firmoset nga Putin
7 March 2022, 11:33Nga DOSJA
RUSI-Presidenti rus, Vladimir Putin më herët ka dhënë disa udhëzime ku është hartuar një listë e zezë me vendet ‘jomiqësore’ të Rusisë.
Sipas mediave serbe, lista e cila thuhet se është urdhëruar nga vetë Putin të bëhet publike, përfshin edhe vendin tonë pas qëndrimeve që qeveria shqiptare mbajti kundrejt luftës në Ukrainë. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dënuar sulmin e Rusisë në Ukrainë si dhe ka ofruar mbështjetjen e tij për popullin ukrainas. Shqipëria gjithashtu ka votuar pro rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundrejt Rusisë.
Rusia ka vendosur që të marrë masa kundër këtyre shteteve. Sipas këtij dekreti, qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti, rajonet dhe bashkitë e tij që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga lista e vendeve jomiqësore do të jenë në gjendje t’i paguajnë ato në rubla. Procedura e re e përkohshme zbatohet për pagesat që kalojnë 10 milionë rubla në muaj.
Ndër vendet e tjera të shpallura armike janë: SHBA, Ukraina, Bashkimi Evropian, si dhe Australia, Andorra, Britania e Madhe, Islanda, Kanadaja, Lihtenshtajni, Mikronezia, Monako, Zelanda e Re, Norvegjia, Republika e Koresë, San Marino, Maqedonia e Veriut, Singapor, Tajvan, Mal i Zi, Zvicër, Japoni.
ANGLI- Eksperti Ushtarak Jack Watling, një bashkëpunëtor kërkimor për luftën tokësore në institutin e Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara të Londrës...
IZRAEL- Janë publikuar pamjet nga sulmi i dy operativëve të ISIS në Izrael ku u vranë dy persona dhe u plagosën katër të tjerë sipas policisë dhe zyrtarëve mjek...
RUSI– Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës ka kaluar një muaj, ish-dhëndri i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Shamalov, shkoi në Dubai për të festuar ditë...
GJERMANI- Një artikull mbi politikën e Gjermanisë ndaj Rusisë është publikuar nga Politico, me rastin e pushtimit të Ukrainës. Artikulli titullohet “Idiot...
RUSI– Si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura, Moska zyrtare mund të fillojë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor në ditët në vijim duke intensi...
MAL I ZI– Zgjedhjet e vitit 2020 në Mal të Zi ishin hapi më i suksesshëm në karrierën politike të Dritan Abazoviqit. Dje, Abazoviq me Lëvizjen e tij Qytet...
RUSI- Mëngjesin e së mërkurës së kaluar, një aeroplan privat Hawker 800XP u ngrit nga aeroporti Ataturk i Stambollit, duke fluturuar në lindje përmes Detit të Z...