"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Putini paralajmëron Perëndimin për kundërmasa lidhur me Ukrainën
21 December 2021, 14:32Nga DOSJA
RUSI– Presidenti rus, Vladimir Putin tha më 21 dhjetor se Rusia është e gatshme të ndërmarrë masa “ushtarake-teknike” në përgjigje të veprimeve “jomiqësore” të Perëndimit mbi konfliktin në Ukrainë.
Putin për javë të tëra ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Aleancën Veri-Atlantike (NATO) se kanë nxitur rritjen e tensioneve në afërsi të kufijve të Rusisë, por këto janë deklaratat e para që lënë të kuptohet për një konflikt të mundshëm.
“Në rast të vazhdimit të qëndrimit, dukshëm agresiv, të kolegëve tanë perëndimorë, ne do të ndërmarrim masa e duhura ushtarake-teknike”,– tha Putini gjatë një takimi në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë.
Rusia “do të reagojë ashpër ndaj hapave jomiqësorë”,- tha Putini, duke shtuar se ai dëshiron “të theksoj se ne kemi të drejt ta bëjmë një gjë të tillë”.
Që prej mesit të muajit nëntor, Shtetet e Bashkuara kanë ngritur alarmin se Moska mund të jetë duke përgatitur një sulm të shkallës së gjerë në Ukrainë dhe e ka paralajmëruar Putinin se në rast se do të ndodhë një gjë e tillë, Moska do të përballej me sanksione të paprecedentë.
Qeveritë perëndimore e kanë akuzuar Moskën se ka grumbulluar rreth 100,000 trupa pranë kufirit në lindje të Ukrainës, ku Kievi po lufton me separatistët pro-rusë që prej vitit 2014.
Rusia mohon se ka plane për ta pushtuar Ukrainën dhe po kërkon garanci të sigurisë nga SHBA-ja dhe NATO-ja, duke kërkuar që Aleanca të mos zgjerohet nga lindja.
Javën e kaluar, Moska paraqiti kërkesat për SHBA-në dhe NATO-n, duke argumentuar se Aleanca nuk duhet të pranojë anëtarë të rinj apo të ndërtojë baza ushtarake në ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik.
Por, më 21 dhjetor, Putini tha se ai nuk do t’i besonte garancive të sigurisë, nëse Uashingtoni do t’i ofronte për Moskën.
“Ne na duhen garanci ligjore afatgjate”, tha ai, duke paralajmëruar se “nuk mund t’iu besojmë atyre”, sepse “SHBA-ja lehtësisht tërhiqet nga të gjitha traktatet ndërkombëtare kurdo që Uashingtoni humb interesin për to”.
FRANCË- Zonja e parë e Francës së fundmi ka deklaruar se do marrë masa ligjore ndaj personave që kanë përhapur thashetheme në rrjetin social Twitter se ajo...
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 9 raste të reja të të infektuarve me korona...
SHBA- Shumë personazhe të njohur për publikun janë rritur në varfëri dhe sot janë nga njerëzit që numërojnë një pasuri prej miliona dhe miliarda dollarësh. Medi...
RUSI- Deputeti në qytetin rus Magadan, i përfshirë në një rast gjuetie pa leje, u gjet i vdekur me plagë nga armë zjarri. Mediat e huaja raportojnë se trupi i A...
MOSKË – Kremlini zyrtar ka lëshuar një sërë akuzuash ndaj Shteteve të Bashkuara, që sipas Rusisë, po përgatit një provokim përmes përdorimit të armëv...
TURQI- Lira turke ka prekur një rekord të ri të ulët në krahasim me euron dhe dollarin duke humbur më shumë se 7% të vlerës së saj. Mediat e huaja shkruajnë se ...
SHBA- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 është regjistruar afër brigjeve të Kalifornisë, sipas të dhënave të Vëzgjuesit Gjeologjik të ShBA-së. CNN raporton...
BRITANI E MADHE- Londra ka anuluar festimet e planifikuara për Vitin e Ri për shkak të rritjes drastike të rasteve me variantin Omicron. Mediat e huaja shkruajn...
TURQI- Këshilltari i Presidentit turk Erdogan, Yigit Bulut ka kërcënuar hapur Greqinë. Bulut me anë të një postimi në Twitter ka shprehur se nëse Turqia vazhdon...