"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Mali i Zi e shënon me fusnotë Kosovën, Jelena Boroviniç dhe Meliza Haradinaj-Stublla sqarojnë situatën: Ishte gabim teknik
8 December 2020, 16:40Nga DOSJA
MAL I ZI-Vendosja e fusnotës (mos njohja e Kosovës) nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë së Malit të Zi ka sjellë reagime të shumta nga të dyja vendet si mali i ZI edhe Kosova. Pas publikimit të dokumentit nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me masat e reja anti-Covid në Malin e Zi, ku i është vendosur fusnotë (ylli sipër fjalës Kosovë), vetw Ministrja, Jelena Boroviniç ka dalë në një deklaratë ku është shprehur se incidenti i ndodhur ishte një gabim teknik dhe se është rregulluar.
Në lidhje me këtë gjë ka reaguar edhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka biseduar me ambasadorin e Malitë të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. Në një njoftim për shtyp Ministria e Punëve të Jashtme ka deklaruar se ishte një gabim teknik nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe se është rregulluar.
Publikimi i këtij dokumenti bëri shumë bujë në mediat malazeze të cilat e kanë cilësuar veprimin e Ministres si skandal. Në mediat malazeze shkruhet se Mali i Zi e ka njohur paravsinë e Kosovës që në vitin 2008 dhe se qeveritë kaluara dhe ministrat nuk kanë bërë skandale të tilla, por kanë mbështetur shtetin e Kosovës.
Qeveria e re malazeze u formua mes partive serbe dhe partisë qytetar URA, e udhëhequr nga shqiptari Dritan Abazoviç. Qeveria e re e Malit të Zi drejtohet nga Zdravko Krivokapiç, ndërsa zëvendëskryeministër është shqiptari Dritan Abazoviç, i cili ishte vendimtar në rrëzimin e Gjukanoviçit nga pushteti. Abazoviç ishte zotuar se pozicioni i Podgoricës zyrtare karshi Kosovës nuk do të ndryshonte.
(I.A/A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 14, 842 raste të reja me Covid-19, nga 149.232 teste të kryera. Autoritetet shëndetësore njoftuan se 634...
GREQI– Gjatë 24 orëve të fundit, Greqia ka konfirmuar 1,382 raste të reja me Covid-19. Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit nuk kanë mundur të fitojnë betejë...
Bota 8 December 2020, 16:09
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ditën e sotme ka akuzuar liderët serbë duke thënë se këto të fundit me politikën që po ndjekin po te...
ATHINË– Përplasje mes politikanëve në Greqi. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka akuzuar paraardhësin e tij, kreun e Syrizas, Aleksis Tsipras se...
SHBA- Një studim i kryer nga Universiteti i Massachusetts Amherst, ka treguar se hapja e dritares së makinës në të njëjtin krah që jeni ulur rrit shancet për tu...
Në fund të shtatorit, Szilard Nagy humbi zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune në Kengyel, një fshat me rreth 3,500 banorë në Hungarinë qendrore-lindore, d...
HAGË – Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit F.M. për shkak të veprës penale: shtytje për kryerje të veprave te...
SHBA- Gjatë viteve të mia në komandën e NATO-s, unë zhvillova një respekt të madh për Evropën si një partnere e SHBA-së. Jo vetëm përmes pjesëmarrjes në NATO, p...
LONDËR– Kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur ditën e sotme se Britania mund të braktisë bisedimet tregtare pas Brexit, një ditë pasi ai ra d...