LIVE UPDATES
Aktualitet

Qytetari rrihet barbarisht me dru e levë, policia nuk reagon

18 October 2021, 20:08 Nga DOSJA
Qytetari rrihet barbarisht me dru e levë, policia nuk reagon

Qytetari Myrvet Veshi është dhunuar më 2 Tetor 2021 nga dy persona, teksa kryente aktivitetin e vet, si shitës ambulant peshku pranë mbikalimit në Sukth. Dy agresorët, ai thotë, se i takoi para banesës së vet dy ditë para ngjarjes, në orët e vona të mbrëmjes. Njëri prej personave ishte grabitësi i motorit të tij, Aldi Sejdini, incident, që e kishte denoncuar në “Stop” në vitin 2016. Myrveti akuzon policinë, se nuk iu përgjigj, kur ai telefonoi për dy persona të dyshimtë në derën e tij dhe po kështu zvarriti çështjen e pajisjes me një vendim për kryerjen e ekspertimit ligjor, pas dhunimit.

Në pamjet filmike që ai i ka treguar stafit të “Stopit” denoncuesi ishin më shumë se të rënda. E kishin dhunuar në fytyrë dhe në trup në mes të ditës teksa shiste peshk.

“Duke qenë se një nga autorët arrita ta identifikoja si Aldi Sejdini, një person që kishte vjedhur më përpara, u tremba dhe pashë që ata po planifikonin ndonjë grabitje apo vjedhje”, ka treguar Myrveti për gazetarin.

I dyshuari: Hiç, kot. Po pimë ndonjë cigare aty.

Myrvet Veshi, denoncues: Si e ke emrin ti?

I dyshuari: Çfarë emri do ti, o burrë? Çfarë lidhje ka?

Myrvet Veshi, denoncues: Nga je ti?

I dyshuari: Ore, nga këtu jam.

Myrvet Veshi, denoncues: Çfarë bën ti këtu?

I dyshuari: Kot, për qejf! Xhiro dalim. Çfarë ka?

Myrvet Veshi, denoncues: Pse këtu?

I dyshuari: Kot, pimë nga një cigare dhe ikim.

“Telefonova sallën operative të Manzës, por nuk m’u përgjigj. Iu luta të bënin shoqërimin e tyre. Pas dy ditësh më rrahën me dru, me doreza hekuri. Quhen Edison Shyti dhe Aldi Sejdini”, është shprehur Myrveti.

Ai pasi i kërkoi policisë të shkonin tek shtëpia e tij dhe nuk i shkuan, mori makinën iku tek stacioni i policisë.

“Nuk të japin informacione fare, të gjuajnë si top futbolli”, është shprehur Myrveti.

Ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kristian Josifi, oficeri i Policisë Gjyqësore, që mori deklarimin në spital.

Myrvet Veshi, denoncues: Me Kristianin flas? Për raportin mjeko-ligjor, po e pret, apo nuk është bërë akoma?

Kristian Josifi, OPGJ: Nuk është dorëzuar akoma. Unë, thjesht, bëra atë kërkesën. Do vijë ta marrë nesër ai oficeri dhe shko aty tako atë, Yllin!

Më pas Myrveti telefonin Ylli Muah, oficeri i Policisë Gjyqësore.

Myrvet Veshi, denoncues: Më thanë, se e ke ti çështjen time. Tani, a është bërë raporti mjeko-ligjor?

Ylli Muha, OPGJ: Kush të tha ty, që e kam unë çështjen tënde? Më thuaj kush është ai? Më thuaj emrin! Vendimin për mjekun ligjor, do ta dërgojmë ne te mjeku. Ke qenë i shtruar në urgjencë, apo jo? Ok! Nesër do ta dërgoj unë te mjeku ligjor. A ke dëmtime? A ke shenja?

Myrvet Veshi, denoncues: Po, kam shenja akoma, po!

Ylli Muha, OPGJ: Ok, hajde këtu tek unë, të ta jap në dorë, se ai mbase ka harruar, se është i ri ai, 1 muaj ka, që ka filluar.

Gazetari i “Stop”shkon pranë stacionit të policisë Manëz dhe flet personalisht meoficerin e Policisë Gjyqësore Ylli Muha.

Gazetari: Pse është bërë me vonesë vendimi për caktimin e ekspertimit, ndërkohë që shenjat i ka pasur të freskëta..?

Ylli Muha, OPGJ: Unë, përveç referimit, nuk kam bërë asnjë veprim tjetër.

Ylli Muha, OPGJ: Në dijeninë time është pajisur edhe nga kolegu. (Kristiani) Vendimi për ekspertimin, ka shkuar te mjeko-ligjor me anë të kolegut.

Gazetari: Kur?

Ylli Muha, OPGJ: Në momentin, që është marrë denoncimi.

Gazetari: Kështu ka qenë?

Myrvet Veshi, denoncues: Jo!

Ylli Muha, OPGJ: Nuk e di, nëse ti ke dijeni.

Gazetari: Kështu ka qenë?

Myrvet Veshi, denoncues: Me ke thënë, se është marrë një i ri, që është vënë tani.

Ylli Muha, OPGJ: Nuk e di. Mund të jetë ndonjë gabim njerëzor i tij.

Myrvet Veshi, denoncues: Pse na sorollatni? Ne jemi njerëz. Si mund të na godasë dikush, që nuk i kemi borxh dhe ta lini të lirë?

Kristian Josifi, OPGJ: O zotëri, se nuk kam kohë tani!

Gazetari: Po kam unë zotëri, sa ç’ke me të. Të lutem, kur i ke bërë veprimet për vendimin e ekspertit mjeko-ligjor?

Kristian Josifi, OPGJ: Nuk më kujtohet. Gjithë të mirat!

Marrë nga TV Klan

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kristian josifi myrvet veshi ylli muha kristian josifi myrvet veshi ylli muha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin