LIVE UPDATES
Politike

‘Rama është si i mbyturi pas fijes së kashtës’/ Basha: Unë kam pranë 4 ekspertë ndërkombëtarë për vaksinimin

2 April 2021, 05:17 Nga DOSJA
‘Rama është si i mbyturi pas fijes së kashtës’/

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri të ditur mbrëmjen e djeshme se katër ekspertë perëndimorë do të ndihmojnë që procesin e vaksinimit ta vendosim në shinat e duhura.

Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ Basha tha se qeveria ka gënjyer me vaksinat dhe se ka mungesë transparence në këtë drejtim.

Lulzim Basha: Çështja e vaksinimit është një çështje shumë serioze, jashtëzakonisht serioze dhe duhet të trajtohet si e tillë. Dua ta bëj fare të qartë vaksinimi është i domosdoshëm dhe unë kam kërkuar që në korrik të merreshin masat për sigurimin e vaksinimit anti-COVID dhe për sigurimin e vaksinimit anti-gripal, të gripit sezonal. Ta nis nga kjo e fundit se na çon tek i pari. Thanë sollëm 200 mijë doza, gënjyen, sepse nuk kanë administruar as 1/10 e tyre. Dhe po t’i kishin administruar, të jeni të sigurt që mijëra nga ata që janë ndarë nga jeta dhe që nuk i shpallin mund të ishin mes nesh sot sepse do i mbronin. Sepse kombinimi i dy grupeve është edhe më vdekjeprurës. E njëjta gjë ka ndodhur, a shkoi në 9 dhjetor ky, shkoi në New York, u zhduk, që  e kapën duke blerë këpucë dhe u kthye me këpucë të reja, por tha që shkova të merrja vaksinën. Ku është vaksina? Çfarë transparence kemi ne?

Blendi Fevziu: U sollën vaksinat.

Lulzim Basha: Ku i ke? Ku i ke? Sa vaksina solli? Çfarë premtoi dhe çfarë solli? Tani po të them diçka, vaksinimi është një proces i domosdoshëm.

Blendi Fevziu: Patjetër

Lulzim Basha: Por që të ecë siç duhet ka nevojë për dy gjëra: transparencë dhe besueshmëri, që janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk mund të kesh vaksinim kur ti thua morra 500 doza por nuk jua them dot se nga. Nuk mund të kesh transparencë kur ti nuk u thua njerëzve që marrin dozën e parë kur do ta marrin të dytën. Si po administrohet procesi? A po i marrin nga i njëjti lloj? Apo njëri po merr ASTRA ZENECA-n, tjetri po merr SINOVAK-un, e tjetri po merr PFIZER-in.

Blendi Fevziu: Në gjithë botën kështu po e marrin.

Lulzim Basha: Jo, jo sepse kombinimi i vaksinave dhe administrimi i tyre bëhet sipas kritereve shkencore.

Blendi Fevziu: A jo kur merren dy vaksina të ndryshme nga një person jo

Lulzim Basha: Po pra për këtë po flas. Pra, mungon transparenca dhe kjo ka sjellë mungesën e besueshmërisë. Vaksinimi nuk bëhet me detyrim. Njerëzit duhet të kenë besim që vaksina është, siç besoj unë, një nga mënyrat kryesore për të luftuar pandeminë dhe ndryshimi kryesor që do të sjellë qeveria ime këtu është që vaksinimi nga një proces i shëmtuar shfaqe politike. Po ti heqësh Edi Ramës vaksinimin, rindërtimin dhe Bashën, nuk ka fushatë. Nuk ka fushatë. Pra nga një proces i keqpërdorur politikisht do të jetë një proces i cili do të udhëhiqet nga shkencëtarët. Dua të ndaj një lajm këtu. Në momentin që flasim përveç shkencëtarëve shqiptarë, epidemiologëve shqiptarë kam një ekip në dispozicion, nga institucionet që akuzon Edi Rama për fushatë, prej 4 ekspertësh perëndimorë të cilët do të na ndihmojnë që procesin e vaksinimit ta vendosim në shinat e duhura.  Dhe e fundit që  dua të them meqë e ngrite vetë,  çfarëdo që të thuash, mungesa e transparencës që ka vrarë besimin tek vaksina, show që rinë gjithë ditën aty duarkryq, a thua çfarë po bën ti aty?

Ajo që nuk i falet, nuk i falet dhe tregon, tregon, jo thjesht mungesë totale ndjeshmërie ndaj njerëzve por tregon një, s’dua të përdor shprehje që nuk më takojnë nga ana etike, thotë po ika unë, s’ka vaksinë. Pse çfarë do bëjë ky?

Do i marrë me vete në Surrel, vaksinat? Po shqiptarët i paguajnë ato vaksina, s’i paguan ky. Ato vaksina paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ato paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ça do të thotë “po s’qeshë unë, nuk do të ketë vaksina”?! Është një mashtrim, po shumë më shumë se kaq, tregon, natyrisht siç thashë dhe më përpara, që ky është një njeri, i cili pas tetë vitesh, në mungesë totale të çdo arritjeje, po kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës. Pa diskutim që vaksinimi do bëhet. Do bëhet ashtu siç duhet. Do bëhet me modelin amerikan. Do të bëhet me mbështetje perëndimore dhe do të ecë e do të përparojë siç duhet por pa kryeministrin e ardhshëm, duke bërë klounin e cirkut e përsheshin e Shqipërisë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Politike 1 April 2021, 21:07

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ka rënë gjoksit duke u shprehur se ishte ai që siguroi vaksinat anti-COVID. Gjatë fjalës së tij, në emisionin “...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin