LIVE UPDATES
Politike

VD-Rama s’përmbahet kundër PD:Duhet të kishin shkuar në djall me kohë…s’më vjen keq fare!

9 April 2022, 12:03 Nga DOSJA
VD-Rama s’përmbahet kundër PD:Duhet të kishin shkuar

TIRANË– Kryeministri Edi Rama duket se nuk e konsideron Partisë Demokratike si kundërshtar kryesor në politikë. Në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha se nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie ndaj tyre, duke mos e kursyer edhe fjalorin. Sipas tij, socialistët duhet të jenë të shqetësuar vetëm sepse mund të bien në kurthin me veten e tyre.


“Edhe përkujdesja duhet parë e lidhur me konceptin e sigurisë, nga hapësira e pjesëmarrjes përsëri duke u thënë jo me fjalë me vepra, ti harrojnë parcelat partiake, të bashkohen jo sipas parcelave, por në truallin e përbashkët të politikave publike, sa kohë që qeveria është këtu, njësoj impaktohen të gjitha. Ky vendi ynë, kjo shtpëia jonë administrohet nga të gjithë bashkë, nuk mund të jetë shtëpi me dy dyer dhe njëggropë, që bëjnë tërheqje litari kush e fut njëri-tjetrin në gropë. Njerëzit duan probleme reale. Nuk duhet ta masim forcën tonë me kundërshtarin inekzistent, unë s’kam asnjë keqardhje, se jemi me njëri-tjetrin dhe nuk na del fjala. Zero! Ajo forcë duhet të kishte shkuar në djall shumë kohë më parë që Shqipëria të kishte opozitë serioze. Duhet të jemi të shqetësuar, jo se na mungon opozita, por nuk duhet të bien në kurthin e atij që i mungon forca të luftojë,”-tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Këshillimi Kombëtar është është një hap i madh në këtë drejtim. Pjesëmarrja e mbi gjysmë millioni qytetarëve, qysh në provën e parë përtej gjithë pritshmërive. Ne mendonim që nëse do të kishim 300 mijë në këtë provë të parë, do të ishte një objektiv i realizuar në mënyrë të arsyeshme, është në fakt një tregues shumë kuptimplotë, më besoni është nevojë për siguri, është nevojë për t’u ndier pjesë e diçkaje më të madhe, jo në kuptimin ideal të fjalës, por në kuptimin e një rrethi më të madh njerzish, është nevojë për t’u mbrojtur, është nevojë për të kuptuar, jo me fjalë, jo me vetëdijen e trashëguar nga lindja, ne jemi këtu, ne jetojmë këtu, ne banojmë këtu, kjo është Shqipëria, ky është vendi ynë, por përmes faktit që ky vendi ynë, kjo shtëpia jonë, administrohen të gjithë bashkë. Që shtëpia jonë, nuk mund të jetë një shtëpi me një korridor që është si gropë dhe me dy dhoma, ku njëra pjesë e familjes shan gjithë ditën pjesën tjetër dhe përplasin dyert njëri me tjetrin dhe bëjnë tërheqje litari se kush e fut tjetrin në gropë.

Njerzit duan përfshirje në diskutime reale, në tema reale të ekonomisë, familjes, të atyre që janë më në nevojë, të drejtësisë, por edhe politika e jashtme e vendit sepse është marrëdhënia me fqinjët e shtëpisë tonë. Çdo bëjmë me një fqinj apo me një tjetër, për arsye të ndryshme, ne e diskutojmë në një familje dhe sa më shumë të përkujdesemi në këtë drejtim për të dëgjuar njerëzit tanë, me rrespektin që ju detyrohemi atyre si shqiptarë, si qytetarë, si bashkëatdhetarë dhe si bashkëpronarë të kësaj shtëpie që quhet Shqipëri, aq më shumë do të ushqehet sensi i tyre i përkatësisë në një familje të madhe kombëtare përtej gardheve partiake dhe sensi i tyre i sigurisë, sensi i tyre i mbrojtjes, në kushtet kur bota po bëhet gjithmonë e më e paparashikueshme, në kushtet kur po ndodhin gjëra që as nuk i kishim imagjinuar, si nëpër filma dhe një dreq e di se çfarë do të ndodhi se thoshim se mbas pandemisë nuk ka çfarë ndodh tjetër.

Kujt ja priste mendja që ne do ja dilnim me gjithë ato panorama apokalipsi mbas tërmetit?! Akujt! Ja dolëm! Kujt ja priste mendja që pandemia nuk do bënte këtu katrahura që do bëri në vendet shumë më të pasura, ja dolëm! Dhe sot ne duhet ta masim forcën tonë jo me kundërshtarin inekzistent politik, inekzistent politik. Nuk kam ndërment të vajtoj inekzistencën e kundërshtarit se bënë vajtimin gjithë brezi i ri para meje, unë s’kam asnjë keqardhje të them të drejtën. Po ja u them midis nesh se jemi këtu me njëri-tjetrin, nuk na del fjala. Zero! Zero keqardhje! Ajo forcë duhet të kishte shkuar në djall shumë kohë më parë që sot Shqipëria të kishte një opozitë serioze dhe për sa kohë ajo forcë do të vazhdojë të jetë aty, Shqipëria nuk ka për ta pasur një opozitë serioze. Prandaj ne duhet të jemi shumë të shqetësuar, jo sepse na mungon opozita andej, por sepse nuk duhet të biem në kurthin e atij që nuk është i motivuar të luftojë. 

LAJMI KRYESOR- Mblidhet Kongresi i PS! Nis faza e dytë e punimeve, priten ndryshime në Statut

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kongres i ps 9 prill 2022 edi rama kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin