LIVE UPDATES
Aktualitet

Rama nuk tërhiqet, protestat në Shqipëri hyjnë në javën e dytë

Ndërkohë, në Lezhë, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër, një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve bojkotuan mësimin dhe nisën marshime nëpër rrugët e qyteteve.

19 October 2026, 15:36 Nga E.d
Rama nuk tërhiqet, protestat në Shqipëri hyjnë në
Pamje

Protestat kundër Qeverisë së Shqipërisë vazhdojnë edhe sot, më 19 tetor, për të shtatën ditë radhazi.

Në Tiranë, demonstruesit po protestojnë të hënën në pjesë të ndryshme të Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të Qeverisë së tij. Ata kanë hedhur gurë dhe mjete të tjera drejt ndërtesës së Gjykatës së Apelit, duke thyer xhamat. Protestuesit më pas janë zhvendosur në pjesë të tjera, teksa policia ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për t'i shpërndarë ata në Parkun Rinia në kryeqendrën shqiptare.

Ndërkohë, në Lezhë, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër, një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve bojkotuan mësimin dhe nisën marshime nëpër rrugët e qyteteve.

Në një reagim të ri të hënën, Rama përsëriti se protesta është e drejtë qytetare, por se dhuna përbën krim.

Gjatë një takimi me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ai tha se personat e maskuar që kanë marrë pjesë në përplasjet e dhunshme të ditëve të fundit, nuk përfaqësojnë studentët dhe kërkesat e tyre për arsim më të mirë.

“Kjo nuk është revoltë për arsimin”, tha Rama, duke akuzuar protestuesit e dhunshëm se po sulmojnë policinë, institucionet dhe bizneset.

Ai përjashtoi mundësinë e negociatave me personat që përdorin dhunë, ndërsa një ditë më herët pretendoi se pas trazirave qëndrojnë edhe ndikime të huaja.

Ai përmendi Rusinë dhe Iranin, por nuk paraqiti prova publike që dëshmojnë përfshirjen e tyre.

Protestat, të nisura nga studentët për shkak të pakënaqësive me sistemin arsimor, mungesën e vendeve të punës dhe korrupsionin, janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër Qeverisë. 

Çfarë ndodhi të dielën në Tiranë?

 Protesta e 18 tetorit, e gjashta me radhë, nisi rreth mesditës para Ministrisë së Arsimit, ku studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të tjerë kërkuan dorëheqjen e kryeministrit.

Një pjesë e demonstruesve u zhvendos më pas drejt sheshit “Skënderbej” dhe institucioneve të tjera në qendër të Tiranës.

Protestuesit hodhën gurë, mjete piroteknike dhe bomba molotov drejt forcave të policisë, të cilat u përgjigjën me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome.

Përplasjet u përhapën në disa pjesë të kryeqytetit, ndërsa u raportuan zjarre dhe dëmtime në ndërtesa publike, përfshirë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Komisariatin nr. 3 të Policisë.

Tensione pati edhe pranë selive të dy partive më të mëdha politike, Partisë Socialiste në pushtet dhe Partisë Demokratike në opozitë.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri në orën 21:00 të së dielës, 28 persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore në dy spitale, përfshirë policë, protestues, kalimtarë dhe një përfaqësuese të medias.

Në mes të tensioneve, Rama anuloi një vizitë zyrtare të planifikuar për 19 tetor në Vjenë, ku pritej të takohej me kancelarin austriak, Christian Stocker. 

Si nisën protestat?

Vala e fundit e protestave nisi më 13 tetor, e nxitur nga pakënaqësitë e studentëve për kostot e arsimit, kushtet në universitete dhe mungesën e perspektivës ekonomike.

Por, kërkesat u zgjeruan shpejt përtej çështjeve arsimore. 

Protestave iu bashkuan edhe qytetarë të tjerë, të cilët shprehin pakënaqësi me koston e jetesës, korrupsionin dhe mënyrën e qeverisjes.

Ato morën hov në një klimë pakënaqësie të krijuar edhe nga kundërshtimet e mëhershme ndaj një projekti turistik luksoz, të lidhur me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Gjatë javës së kaluar, protestat u përhapën edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërsa përplasjet me policinë u intensifikuan.

Sipas agjencisë Reuters, deri të dielën autoritetet ngritën akuza penale ndaj 388 personave në lidhje me protestat.

Qindra u ndaluan, ndërsa shtatë policë u pezulluan nga detyra në pritje të hetimeve për dyshime për përdorim të tepruar të forcës.

Lëvizja, megjithatë, nuk ka një përfaqësim të vetëm politik.

Një pjesë e protestuesve shprehin pakënaqësi jo vetëm me Qeverinë, por edhe me opozitën tradicionale.

Reagimet ndërkombëtare

Përshkallëzimi i dhunës nxiti reagime nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Komisioni Evropian dënoi sulmet ndaj institucioneve dhe dëmtimin e pronës, duke theksuar njëkohësisht të drejtën e qytetarëve për protesta paqësore.

Përfaqësuesit e BE-së kërkuan që autoritetet të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të përdorin forcë proporcionale.

Ambasada amerikane në Tiranë bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe shmangie të dhunës, ndërsa disa ligjvënës amerikanë, përfshirë Joe Wilson dhe Keith Self, shprehën shqetësim për situatën dhe kërkuan respektimin e të drejtave të protestuesve.

Zhvillimet vijnë në një periudhë kur Shqipëria synon të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE, me objektivin e shpallur nga Qeveria për t'u bërë pjesë e bllokut deri në vitin 2030.

Rama argumentoi se protestat e dhunshme mund ta dëmtojnë këtë proces. 

Çfarë pritet më tej?

Rama, i cili është në pushtet që nga viti 2013 dhe fitoi mandatin e katërt në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, nuk dha sinjale se do t’u përgjigjet kërkesave për dorëheqje.

Nga ana tjetër, protestuesit paralajmëruan vazhdimin e mobilizimit, ndërsa mbetet e paqartë nëse lëvizja do të arrijë të ruajë pjesëmarrjen dhe të formulojë kërkesa të përbashkëta përtej largimit të kryeministrit.

Përshkallëzimi i dhunës shtoi edhe presionin për hetimin e sulmeve ndaj policisë dhe institucioneve, si dhe të pretendimeve për përdorim të tepruar të forcës ndaj demonstruesve./REL

edi rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin